Kryeministri Edi Rama vazhdon të ironizojë takimet elektorale të kreut të PD, Lulzim Basha. Në një postim në Facebook, Rama ka publikuar dy foto, që sipas tij janë dy realitete të ndryshme. Një për vaksinim dhe një për infektim.
“Në 25 prill Shqipëria do të votojë për vaksinimin, jo për infektimin; për rindërtimin jo për rishkatërrimin; për forcimin e Ligjshmërisë e rritjen e ekonomisë, jo për rikthimin e paligjshmërisë e të çorodisë”, shkruan Rama.
Ndërkohë dy fotot që ka publikuar Rama janë qendra e vaksinimit në Pogradec dhe siç e quan ai “epiqendra e Infektimit në Malësi të Madhe”, teksa i referohet takimit të kreut të PD-së me qytetarët.