“Serum”/Kompania më e madhe e vaksinave në botë, lindur nga kafshimi i gjarprit

Nga Giovanni De Benedictis “Il Post”

 

Sa herë që zgjohet çdo mëngjes, biznesmeni indian Sajrus Ponaualla shkon në fermën e tij të kuajve. Pasi sigurohet për gjendjen e mirë shëndetësore të kuajve të tij të racës,shkon të bëjë punën e tij të vërtetë në selinë e kompanisë që ai themeloi, Instituti Serum:prodhuesi më i madh i vaksinave në botë për nga numri i dozave, e drejtuar sot nga djali i tij Adar. Ponaualla ka ndërtuar një perandori farmaceutike mbi vaksinat, por Instituti Serum nuk do të kishte ekzistuar kurrë pa pasionin e tij për kuajt, dhe sidomos pas një ngjarje që i dha atij një ide të veçantë. Instituti Serum ndodhet në Pune, një qytet rreth 140 km nga Mumbai në Indinë Perëndimore dhe është themeluar që në vitin 1966.

Sot kjo kompani prodhon më shumë se 1.5 miliardë doza vaksina në vit, pa llogaritur ato që po prodhon kundër koronavirus, përfshirë fruthin, tetanozin, difterinë, hepatitin dhe shumë sëmundje të tjera. Kompania është e specializuar në prodhimin e versioneve gjenerike, të cilat kushtojnë më pak sesa ilaçet origjinale, duke i eksportuar ato në 170 vende.

Ai bashkëpunon me OBSH dhe UNICEF për programet globale të vaksinimit. Vlerësohet se 2/3 e fëmijëve në të gjithë botën janë vaksinuar me produktet e tij.Ashtu si shumë kompani të tjera bioteknologjike, Instituti Serum po merr gjithashtu pjesë në prodhimin e vaksinave të koronavirusit.

Në vitin 2020, kompania nënshkroi një marrëveshje me kompaninë anglo-suedeze AstraZeneca për të prodhuar 1 miliardë doza të vaksinës në fabrikat e saj në Indi, duke e shitur atë me emrin Covishield në Indi dhe disa vende të varfra. Aktualisht është duke prodhuar rreth 70 milion doza në muaj, por duke filluar nga prilli synon të arrijë në100 milion në muaj.

Ajo është licencuar gjithashtu për të prodhuar vaksinën e koronavirusit të zhvilluar nga Novavax me bazë në SHBA, teksa po punon për të zhvilluar vetë një vaksinë kundër koronavirusit. Sot Ponaualla është ndër familjet më të pasura në botë.

Por pasurimi i saj nisi 20 vjet para themelimit të Institutit të Serumit. Në 1946 Soli Ponaualla, babai i Sajrut, ngriti një fermë për mbarështimin e kuajve tëracës, që u bë shumë shpejt një nga më të njohurat dhe më të famshmet në Indi. Fakti që ky pasurim çoi në krijimin e prodhuesit më të madh të vaksinave në botë është kryesisht rastësor.

Kur kuajt nuk mund të garonin më, ferma i dërgonte ata në Institutin Hafkin në Mumbai,

një qendër kërkimore ku vaksinat zhvilloheshin duke u bazuar tek gjaku i kuajve. Në vitin 1966 një pelë e dërguar nga Ponaualla në Institutin Hafkin u kafshua nga një gjarpër. Laboratorët e institutit kishin në dispozicion një serum anti-helm, por nuk kishin leje nga qeveria për ta përdorur atë. Ata u detyruan të prisnin 4 ditë për ta marrë atë, teksa kali kishte ngrodhur.

Lexo edhe :   Pse mund të keni efekte anësore më të rënda nga vaksina nëse jeni i ri apo grua

Sajrus Ponauallas i lindi një ide për të shmangur dërgimin e kuajve të tij në Mumbai, dhe për të mos rrezikuar përsëritjen e një ngjarjeje të tillë:të themelonte kompaninë e tij të vaksinave, që do të shfrytëzonte gjakun e shumë kuajve për prodhimin e tyre.

Po atë vit, lindi Instituti Serum. Ai ngriti në fillim një laborator të vogël në një cep të stallës së tij, dhe në vitin 1967 prodhoi vaksinën e tij të parë kundër tetanozit. Me kalimin  kohës kompania zhvilloi vaksina për shumë sëmundje të tjera, dhe u bë një nga më të rëndësishmet në botë, për shkak se arriti t’i mbante çmimet shumë të ulëta, dhe të siguronte shpërndarje në shkallë të gjerë.

Kjo politikë e Institutit të Serumit ka kontribuar në rritjen e reputacionit të kompanisë si një antagonist i kompanive të mëdha farmaceutike në botë, asaj që kritikët i referohen si “Big Pharma”. Në dallim nga ato, Instituti Serumit nuk prodhon ilaçe të tjera, por vetëm vaksina, produkte që normalisht nuk garantojnë fitime të mëdha ndryshe nga ilaçet normale (në shumicën e rasteve, një person përdor vetëm një vaksinë gjatë jetës).

Sot Ponaualla është 79 vjeç dhe drejton “Poonawalla Group”, një konglomerat që zotëron Institutin Serum dhe disa kompani të tjera të përfshira në bioteknologji, inxhinieri, financa dhe natyrisht kuaj. “Ndoshta, nëse do të isha marrë më shumë kohë në Institutin Serum

sesa hipodromin, perandoria ime financiare do të ishte dy herë më e madhe”- tha ai në një intervistë të viit 2011 për revistën “Forbes”.

Qershorin e kaluar, me përhapjen e pandemisë, Instituti Serum duhej të vendoste se çfarë

të bënte:të priste rezultatet e testeve të vaksinave të kryera nga kompanitë farmaceutike, apo të niste t’i prodhonte ato. Adar Ponaualla vendosi të rrezikojë. Ndaj që në qershor Institut Serum filloi prodhimin e dozave të vaksinës AstraZeneca, me synim prodhimin e mbi 1 miliardë dozave.

Basti u fitua pasi vaksina i kaloi testet.Falë prodhimit të hershëm, India ishte në gjendje

të niste vaksinimin që në janar 2021. Në vend jetojnë gati 1.4 miliardë njerëz, dhe qeveria synon të vaksinojë300 milion njerëz deri në korrik, përfshirë 30 milion mjekë, infermierë dhe punonjës të tjerë shëndetësorë, të ndjekur nga 270 milion njerëz mbi 50 vjeç apo me sëmundje që i bëjnë ata veçanërisht të rrezikuar nga COVID-19.

burimi : https://www.ilpost.it/2021/04/03/serum-insitute-vaccini-india-coronavirus

Përshtatur për Tirana Today