Në Podgoricë u mbajt Samiti i Kartës së Adriatikut, ku zv.presidenti amerikan Mike Pence mbajti një fjalim para kryeministrave të Ballkanit Perëndimor.
I pranishëm në këtë samit ishte edhe kreu i qeverisë Edi Rama, i cili ishte i ulur në rresht me kryeministrat e tjerë.
Por, ajo që bëri përshtypje ishte se në foton familjare të samitit, Rama mungonte.
Në foto, shihet zv/presidenti Mike Pence me 7 liderë te tjerë te rajonit, presidentë dhe kryeministra, veç Ramës.
Sipas ish-kryeministrit Sali Berisha, shkak i kësaj mungese është bërë fakti që Rama kishte veshur atlete.
“Skandal!
Rama perjashtohet per shkak te atleteve nga foto familjare e Samitit te Podgorices! sb”, shkruan Berisha, ndërsa nuk dihet arsyeja e vërtetë e mugesës së Ramës në foto.