Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Rama: Kurrë mos u kthefshi. Në Parlament do të futen vetëm kur t’u vijnë mendtë!

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Rama: Kurrë mos u kthefshi. Në Parlament do të futen vetëm kur t’u vijnë mendtë!

Në takimin elektoral mbajtur në Mirditë, kryeministri Rama ka nënvizuar se shqiptarët në 30 qershor duhet të përgatiten për ndryshim.

Teksa ka prezantuar kandidatin për kryetar Bashkie, Ndrec Deda, ai ka hedhur akuza mbi PD, duke i cilësuar si njerëz dembelë dhe të paaftë. Po kështu, gjatë takimit me banorët e Mirditës, kryeministri shtoi se kur PD ka qenë në pushtet, veçse ka mashtruar qytetarët.

Në kuadër të fushatës zgjedhore, ai ka vazhduar të përsërisë kërcënimin për ata që do të tentojnë të bllokojnë zgjedhjet më 30 qershor.

“Baba dhe biri u masakruan nga policia e Llesh kimikut. Shyqyr ishin kamerat; se imagjino, mos ishin kamerat do na kishin masakruar. Na mbytën me gaz thonë, gazi është blerë që në kohën e tyre.

Këtë herë ikën nga Parlamenti dhe dogjën mandatet, ne jemi trima dhe nuk kthehemi kurrë.

Kurrë mos u kthefshi, se nuk e merr malli njeri për ju, madje, madje që të jem shumë i sinqertë, ka qenë një rast i madh për shumë demokrat për të parë se çfarë janë këta, bënë festë dhe thoshin fitore-fitore dhe pastaj vinin të futeshin me zor në Parlament.

Por në Parlament do të futen vetëm në shtator të vitit 2020, në qoftë se do u vijnë mendtë, se mbase nuk i vijnë”, tha Rama.

Më tej ai foli dhe për kërcënimet e opozitës për prishjen e zgjedhjeve.

“Tani duan të shkatërrojnë zgjedhjet, si do i shkatërrojnë, do gjejnë budallenj për të shkatërruar zgjedhjet. Pra do çohen çunat e Laçit, Milotit dhe do i bien murit me kokë që mos shkojnë në Itali apo vende të tjera për gjithë jetën. Në qafë paçin veten ata që do bien pre e tyre.

U them atyre që kanë të drejtë, që nuk janë me ne dhe që duan që ne të ikim sa më parë, ne do ikim kur populli të vendosi, përsa kohë që populli ka vendosur, ne nuk na tund asgjë.

E dyta: Mos u merrni me ikjen tonë, por shihni mos ikni vetë në drejtim të paditur. Më vjen keq për prindërit e atyre që janë në qeli, se i morën këta dhe i përplasen te muret e institucioneve si mish për top. Këta shkuan në shtëpi dhe presin të tjerë që presin të hedhin flakadan dhe kapsolle”, ka thënë kryeministri.

Në fund, ai nënvizoi faktin se vendi ynë ka shumë probleme dhe sfida, por do të bëhet më mirë me mbështetjen e shqiptarëve.

“Shqipëria ka shumë akoma sfida dhe probleme. Por shqipëria është e sigurtë të bëhet dhe që ne do ta bëjmë me mbështetjen dërrmuese të shqiptarëve. Unë dhe një herë dua ti uroj Ndrecës të ketë sa më shumë pasion, këmbëngulje për të çuar gjërat deri në fund, dhe të ketë sa më shumë respekt për të gjithë mirditorët që e ka dhe uroj të mos ta humbasi asnjëherë”.

Tags: kandidatimirditerama

TË LIDHURA

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët
Politikë

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
Dosja “Partizani”, shtyhet seanca ndaj Sali Berishës
Politikë

Dosja “Partizani”, shtyhet seanca ndaj Sali Berishës

11:34 | 25/11/2025
Të shtëna me armë në Lushnje, qëllohet drejt një makine
Aktualitet

Të shtëna me armë në Lushnje, qëllohet drejt një makine

10:49 | 25/11/2025
Next Post
“Kam mësuar të bëj pite”/ Befason modelja me famë në SHBA: Dua burrë shqiptar

“Kam mësuar të bëj pite”/ Befason modelja me famë në SHBA: Dua burrë shqiptar

U arratisën nga burgu grek, kapet edhe shqiptari i dytë

U arratisën nga burgu grek, kapet edhe shqiptari i dytë

S’do ta besoni sa vite diferencë ka Gaz Paja me bashkëshorten

S’do ta besoni sa vite diferencë ka Gaz Paja me bashkëshorten







JU REKOMANDOJMË

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025
Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

11:43 | 20/11/2025
Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025




TË FUNDIT

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët
Politikë

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

by mirseda
11:39 | 25/11/2025
0

Pasi qëndroi 1 orë në SPAK, deputeti i PS-së Tërmet Peçi ka dalë nga Prokuroria e Posaçme...

Dosja “Partizani”, shtyhet seanca ndaj Sali Berishës

Dosja “Partizani”, shtyhet seanca ndaj Sali Berishës

11:34 | 25/11/2025
Të shtëna me armë në Lushnje, qëllohet drejt një makine

Të shtëna me armë në Lushnje, qëllohet drejt një makine

10:49 | 25/11/2025
Zjarr në Fier, mbetet i lënduar një foshnje 2-muajshe

Zjarr në Fier, mbetet i lënduar një foshnje 2-muajshe

10:45 | 25/11/2025
Asim Vokshi betohet si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese

Asim Vokshi betohet si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese

10:04 | 25/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com