Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën duke krahasuar statistikat për rritjen e pagave nga viti 2006, deri në 2021-shin.
Përmes një postiminë Facebook, Rama shkruan se fondi i pagave në sektorin publik është 56,2 % më shumë.
Sipas kryeministrit, nga 45,5 miliardë lekë që ishin në vitin 2006, është 75,1 miliardë lekë për në vitin 2021.
“Mirëmëngjes dhe me këto dy shifra për fondin e pagave të shtetit, për thuajse të njëjtin numër punonjësish, ku mund të shihni përgjigjen e qartë të pyetjes, “A janë rritur a s’janë rritur pagat?”, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
https://www.facebook.com/edirama.al/posts/10158209398751523