Në një konferencë me gazetarët, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka ftuar qytetarët që të jenë të pranishëm në protestën në orën 18:00, tek inceneratori i Tiranës, ose siç tha ai “tek skena e krimit”. Ish-Kreu i Shtetit u shpreh se ata që preken më shumë nga afera e inceneratorit janë qytetarët e Tiranës, pasi vidhen miliona euro dhe i u jepen personave që janë në kërkim. Meta deklaroi se banorët në Tiranë janë të parët që vidhen përmes kësaj afere mafioze që cdo ditë gjeneron dhjetëra mijëra euro për persona në kërkim, nën mbrojtjen e vendosur nga Rama.
“Edhe pak orë na ndajnë nga protesta në vend, ngjarje dhe në vend krim, tek inceneratori i Tiranës në orën 18:00 dhe me këtë rast dua ti falënderoj të gjithë qytetarët që kanë shprehur sensibilizimin e tyre lidhur me këtë çështje, sidomos qytetarët e kryeqytetit që janë të parët që vidhen përmes kësaj afere mafioze që cdo ditë gjeneron dhjetëra mijëra euro për persona në kërkim, nën mbrojtjen e vendosur të kokës së kësaj afere që është Edi Rama.
Dua ti ftoj qytetarët të jenë sot të pranishëm në këtë skenë krimi, që ndodh përmes vjedhjes së taksave të tyre dhe përmes mashtrimeve të qeverisë dhe njëkohësisht edhe përmes funksionimit të drejtësisë me regji, për ti thënë mjaft kësaj historie që e ka katandisur vendin tonë, të jetë jo në rajon, por në botë ndër të parët në nivelin e korrupsionit, të kapjes së shtetit. Të humbasë 26 shtete sa i takon transparencës dhe luftës së korrupsonit për ti dhënë njëherë e përgjithmonë fund indiferencës me këtë shkatërrim që po i ndodh jo vetëm shteti ligjor, por edhe ekonomisë familjare.
Për ti dhënë njëherë e përgjithmonë fund indiferencës me këtë shkatërrim që po i ndodh jo vetëm shteti ligjor, por edhe ekonomisë familjare.
Të bëhemi bashkë sot në mënyrë që mos vajtojmë vitin e ardhshëm statistikat kur të fillojë shkolla, me numrin në rënie të nxënësve dhe Shqipëria mos jetë më e shkretë dhe e braktisur nga të rinjtë dhe të rejat.
Ndaj i ftoj të gjithë të jenë atje, për të parë me sytë e tyre këtë skenë krimi dhe për të vënë gishtin mbi faktet. Për fat të keq, drejtësia ka kohë që nuk i shikon për arsye se partia në pushtet e ka zënë për fyti”, tha Meta.