Kryeministri Edi Rama ka përsëritur thirrjen e tij ndaj kreu të opozitës për të bashkëpunuar për zgjedhjen e prokurorit të përkohshëm të përgjithshëm.
Këtë herë, apeli i Ramës vjen nëpërmjet Twitter-it, ku i bën thirrje Bashës që të vërë drejtësinë mbi frikën nga drejtësia, dialogun mbi çdo mjet tjetër politik dhe negociatat me BE-në mbi gjithçka i ndan.
“LB është koha për të vënë drejtësinë mbi frikën nga drejtësia;dialogun mbi çdo mjet tjetër politik;negociatat me BE mbi gjithçka na ndan”, shkruan Rama në Twitter.
LB është koha për të vënë drejtësinë mbi frikën nga drejtësia;dialogun mbi çdo mjet tjetër politik;negociatat me BE mbi gjithçka na ndan????
— Edi Rama (@ediramaal) December 12, 2017