Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Rama ka rënë, po kush po vjen, prapë Saliu?

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Rama ka rënë, po kush po vjen, prapë Saliu?

Nga: Sokol Pepushaj

Si një e një bëjnë dy, Edi Rama i ka të numëruara ditët. Pushtetin e tij të shëmtuar, siç ka ndodhë edhe me Ramiz Alinë apo Sali Berishën, nuk e rrëzon dot sovrani.

Historikisht, diktatorët bien nga forca të blinduara. Këtej nga ne nuk funksionon revolucioni kundër padrejtësive, këtej blindohet perceptimi që kthehet në inat, dhe kaq.

Gjatë luftës nacional-çlirimtare ndryshe është shkruar, ndryshe janë faktet. Shkruhet se kemi lënë në betejat çlirimtare 1939-1944 fiks 28 000 dëshmorë. Emrat mungojnë. Nuk janë aq. Shkruhet se kemi vrarë shumë pushtues. Shifrat mungojnë. Gjermanët për shëmbull, kanë një listë me 58 emra të humbur, thoshte një historian në Mynyh.

Për armën, shqiptarët, ose ja drejtojnë njëri-tjetrit, ose e shesin në treg. Kanë vrarë ballistë e tradhëtarë shqiptarë gjatë luftës, pa hesap. Kanë vrarë mbi 4000 në vitin 1997, kur krejt si sot, Shqipëria ishte në flakë nga shëmtia e pushtetit të tij dhe Sali Berisha nuk jepte dorëheqje.

Këta, i zë vetëm vullkani.

Po vullkanet e forcës blinduese të urrejtjeve, ose shuhen si me magji, ose lindin si me magji, jashtë çdo parashikimi.

Ka ndodh për shëmbull që një person i ndjekur nga policia, pushkaton katër policë dhe nuk ka vullkan fare. Policëve ministri u jep nga një dekoratë, dhe vrasësit i jep lirinë, domethënë, mundësinë të ndeshet sërish më policë të tjerë.

Po ndodhi në Tiranë që një vullkan i madh lindi nga një përplasje e një polici të papërgjegjshëm me një qytetar.

Një 25 vjeçar ka dalë nga banesa pa leje dhe pa maskë. Nga frika e një gjobe, nuk i është bindur thirrjes së policisë për të ndaluar. Ka marrë vrapin drejt banesës. Polici e ndjek deri në rrugicën ku banonte. Aty i riu rrëzohet përdhe. Polici e qëllon nga pas shpine dhe plumbi vdekjeprurës i ka përshkuar zemrën shtetasit Klodjan Rasha.

Ky është lajmi, këtu zuri fill “vullkani”.

Lajmi mund të ishte edhe më përtej. Si me thënë, është ky rasti i parë në Botë që vritet nga policia, pas shpine, një person i parrezikshëm, i paarmatosur dhe pa asnjë precedent penal vetëm se nuk zbaton rregullat për pandeminë.

Edhe pse është kështu, lajmi nuk u përcoll kështu. Thuajse të tëra mediat, në kohë, shpikën lajmin që nuk ishte, madje atë lajm që sot ka ngritur rini dhe fëmijë në protesta e fabrikuan redaksitë.

Se ndodhi kështu, protestat nuk po bëhen nga të rriturit, por nga fëmijët e të rriturve.

E ka një shpjegim kjo, ndoshta edhe dy a më shumë.

E para që po protestojnë fëmijët lidhet me mediat.

Ato ndezin blicet vetëm kur i intereson shtetit, policisë. Kështu bënë edhe me viktimën Klodian Rasha. Atë, jo vetëm e paraqitën si një vagabond, por edhe me precedent penal e killer që desh vrau një polic. Në duart që mbante një hurmë dhe një paketë cigare, i vëndosën një pistoletë dhe një dyzinë fishekësh.

Lajmet e sakta, pamjet trishtuese të dhunës shtetërore, nuk po vijnë nga mediat, por nga rrjetet sociale. Aty ndonjë pastaj merret e retushohet diçka, ndoshta për të ulur tensionet, ndoshta për të mbrojtur pushtetin.

E dyta, që në protestë ka rini e fëmijë, shkak janë të rriturit.

Tek të rriturit, tek elita natyrisht, nuk dallohet asnjë artefakt shprese, asnjë “bizhu” besimi a ndershmërie në perspektivën që pritet nëse rrëzohet Edi Rama.

Nuk ka dritë as tek opozita. Duket se të gjithë janë një masë, prandaj proteston rinia dhe fëmijët. Po kundër kujt?! Normalisht kundër kriminelëve e hajdutëve.

Ata po i marrin në apel. Nisën Me Sandër Leshin. Pas tij kanë Ardi Veliun e në radhë Edi Ramën.

Kaq, njëlloj si 30 vjet më parë.

Edhe aso kohe Ramiz Alia, e mbante lehtë popullin nën kular, por jo rininë. Protestuan gjatë, deri sa diktatura u dorëzua. E ulën në gjunjë pikërisht moshat nga 17 deri 27 vjeç.

Piknisje ishte një vrasje.

Po, krejt si sot. Atë 16 qershor 1990 shteti vrau një të ri, një 17 vjeçar në Han të Hotit. Kishte kaluar ora 22 e natës, ku ndalonte qarkullimin. Por Pëllumb Pëllumbi, ka thyer rregullin e Ramiz Alisë.

Edhe atëherë si sot. Ligji ishte i dyshimtë. Thoshte se nuk vriten njerëz, madje edhe në shkelje të kufirit, jo më brënda tokës shqiptare.

Por ndodhi.

Një i ri nga Selca e Kelmendit, ka shkuar në zonë kufitare pa leje. Nuk i ndaloi thirrjes së ushtarit. U nis me vrap të ikë. U rrëzua përdhe. Gjakftoftë, dikush i shpoi shpatullën me një plumb që i preku zemrën, dhe vdiq.

E gozhduan mediat viktimën, njëlloj si Klodjan Rashën sot. E quajtën vagabond, e bënë problematik, me precedentë penalë. Nuk shkuan deri aty sa ti vëndosin armë në duar si Klodjanit. Atij po, i vëndosën flokë të gjatë e favorite, duke aluduar se ndiqte modën e huaj.

Ata, horat e pushtetit nuk bënin më ndryshe se sot. Jetonin për vete mirë dhe popullin e dhunonin.

Njërin asish e kemi përditë nëpër studio. Bën politikë e moral. Presidenti i Akademisë Politike Shqiptare Lisen Bashkurti, dikur nuk bënte më pak se Ardi Veliu sot. Ishte po kaq kriminel.

Rrugës për në Kishën e Laçit, Sekretari i Parë i Komitetit Qëndror të Rinisë Lisen Bashkurti, dilte dhe identifikonte të rinj e të reja. I arrestonte dhe i rrahte me sampista të rinjtë në vitet 1990, njëlloj si sot Ardi Veliu.

Liseni kishte një format plus, u qethte kokën zero. Asnjë televizion, kur e thërret, nuk e pyeti ç’do të thoshte ajo qethja e kokës, këtyre kokpalarëve që ende sot kërkojnë liritë e dhunuara.

Asokohe, vrasja e Pëllumb Pëllumbit, rrëzoi Partinë e Punës, por jo sistemin e Ramiz Alinë e Lisen Bashkurtin.

Ata ja deleguan besimin komunistit Sali Berisha.

Pra ndodhi shumëgjë dhe nuk u bë asgjë. Ministri i Punëve të Brendshme, Hekuran Isai, iku, Ramiz Alia u konsultua me Sali Berishën, Skënder Gjinushin, Gramoz Ruçin, të cilit i besoi vazhdimësinë e hekurt të Hekuranit. Pas ca muajve do të vinte prilli 1991. Prilli, ku katër dëshmorë të demokracisë në Shkodër, u pushkatuan vetëm se protestuan për votat e vjedhura.

Çka ndryshe sot?

Ministri i Brëndshëm Sandër Lleshi, iku, Edi Rama u konsultua po me Gramoz Ruçin, me të cilin po vëndos se kujt t’ja besojë postin e Lleshit për vazhdimësinë e politikës së Leshit.

Sa për vrasje të tjera, edhe nëse u interesojnë palëve, ambasada amerikane foli prerë; se ikonografia e protestave po fotografohet.

Fotografia është kjo.

Ramiz Alia kishte rënë para se të bjerë, kishte rënë që me vrasjen e Pëllumb Pëllumbit, po kush na erdhi, Saliu!

Edhe Edi Rama ka rënë, para se të bjerë, ka rënë me vrasjen e Klodjan Rashës, po kush po na vjen, prapë Saliu?!

Tags: edi ramaopinionsali berishasokol pepushaj

TË LIDHURA

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Selami Jenishehri zbulon “recetën” se si mundet Serbia
Editorial - Opinione

Selami Jenishehri zbulon “recetën” se si mundet Serbia

11:53 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Next Post
PS kërkon votën e emigrantëve, Balla thirrje që të regjistrohen në e-Albania

Balla: Protesta e sotme u thirr nga PD dhe LSI

“Po ta dija çfarë bëhet këtu…”, zbulohet telefonata e 65-vjeçarit që u hodh nga dritarja e spitalit

Përmirësohet situata në spitalin Covid-2, ulet me 10% numri i shtrimeve

Policia thirrje protestuesve: Mos godisni efektivët, do përballeni me ligjin

Kur do hiqet dorë nga ideja se në pushtet vihet edhe përmes dhunës?

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Barazimi në duelin Shqipëri-Serbi, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K
Sport

Barazimi në duelin Shqipëri-Serbi, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

by mirseda
23:06 | 07/06/2025
0

U luajtën ditën e sotme 2 duelet e vlefshëm për Grupin K të kualifikueseve të Botërorit ku...

Laert Vasili pranon lidhjen me vajzën e showbizit!

Laert Vasili pranon lidhjen me vajzën e showbizit!

22:38 | 07/06/2025
Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
Alarm në Mekë: 13 të vdekur nga vapa gjatë Haxhit!

Alarm në Mekë: 13 të vdekur nga vapa gjatë Haxhit!

22:08 | 07/06/2025
Nenna pas eliminimit: Ja pse zgjodha Anduelin

Nenna pas eliminimit: Ja pse zgjodha Anduelin

21:45 | 07/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com