Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Rama, investitorëve: Shqipëria, një Itali e vogël por me taksa të ulëta

8 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha
Rama, investitorëve: Shqipëria, një Itali e vogël por me taksa të ulëta

Kryeministri Edi Rama e ka quajtur Shqipërinë një shtet të ngjashëm me Italinë e para disa viteve.

Gjatë fjalës së tij në forumin e biznesit, Rama tha se Shqipëria ka potenciale dhe mundësi të mëdha investimi, ndërsa theksoi këtë avantazhin e taksave të ulëta.

Po ashtu, kryeministri u përmendi investitorëve faktin se kushdo që investon në hotele me 5 yje, është i përjashtuar nga taksat, duke e konsideruar si një mundësi perfekte për investitorët, shkruan Tirana Today.

Në mbyllje të fjalës së tij, Rama tha se Shqipëria është një Itali e vogël, që synon të bëhet si shteti fqinj, gjë që do ishte maksimumi për ne, tha ai.

Fjala e plotë e Ramës:

Jemi Italia e gjyshërve tuaj, ku ka shumë për të bërë dhe për të fituar. Ata që e kanë bërë këtë hap, mund të dëshmojnë që përveç problemeve, pengesave, Shqipëria vërtet i garanton të gjitha këto.

Ka një mënyrë të qeni e të jetuari që ngjajnë si dy pika uji me mënyrën tuaj në Itali, me avantazhin që taksat janë shumë më të ulëta dhe burokraci. Janë dy gjëra që e bëjnë të vuajë Italinë për shumë vite, kurse në Shqipëri nuk janë shumë të rënda. Po të vazhdoja të flisja për taksat, nuk do më mbështeste ministri.

Vendi ka shumë potenciale rritjeje dhe mundësi investimesh, në bujqësi, në mënyrë të veçantë në sektorin agro-ushqimor. Sipas nesh, hapësira ku mundësitë janë të shoqëruara edhe nga një kërkesë e fortë, është ajo e turizmit. Pra, ka vërtet shumë për të bërë në këtë fushë. Po shikojmë me shumë vëmendje dhe kureshtje të dhënat e rritjes të sistemit turistik të Italisë. Kemi përgatitur një legjislacion shumë tërheqës për investimet. Mjafton të kujtojmë se kush investon në hotele me 5 yje, do kishte 10 vjet pa asnjë taksë, as për ndërtimin, vetëm TVSH-në prej 6%, vetëm kaq. Po të donin, do të kishin edhe licencën falas për kazinotë edhe për marinën.

Po mendojmë të asgjësojmë shumë pengesa burokratike, administrative, duke reduktuar kohën e nevojshme për një ndërmarrje që të fillojë një aktivitet të vetin këtu. Dokumentet që vijnë nga zyra e shtetit, shteti duhet t’i garantojë vetë ato. Është zyra që duhet t’i japë ato autorizime për llogari të shtetasit apo sipërmarrjes.

U tha që kemi futur edhe figurën e ministrit ët Shtetit, që do të thotë se për çdo rast shqetësimi, do bëhet një çështje për të cilën do kujdeset vet qeveria.

Më duket se jemi në gjendje të mirë për t’ju thënë që është një vend për çdo sipërmarrës italian për të fituar. Edhe Reforma në Drejtësi është një element i rëndësishëm.

Duam të jemi anëtarë të BE-së, por për mua do ishte objektiv i arritur nqs do ishim pjesë e jugut të Italisë. Ne s’mund të bëhem Zvicër dhe as gjermanë, se do ishte tepër e mërzitshme kjo, por ta bëjmë Shqipërinë një Itali të vogël, do ishte maksimumi për ne. TIRANA TODAY

Tags: e vogëlinvestitorëvenjë Italipor me taksaramashqiperiatë ulëta

TË LIDHURA

Përplasi për vdekje një këmbësore, arrestohet efektivi i policisë
Aktualitet

Automjeti bie 300m në humnerë në Qafë Mali Fierzë; drejtuesi vështirë nxirret

22:57 | 08/10/2025
Taksë e re për naftën, qytetarët do të paguajnë më shumë për karburantet
Aktualitet

Taksë e re për naftën, qytetarët do të paguajnë më shumë për karburantet

21:50 | 08/10/2025
PS Vlorë prezanton kandidatën për bashki, Brunilda Mersini
Politikë

PS Vlorë prezanton kandidatën për bashki, Brunilda Mersini

20:36 | 08/10/2025
Next Post
Serbëve nuk iu intereson Demarkacioni, por themelimi i komunave

Serbëve nuk iu intereson Demarkacioni, por themelimi i komunave

Serbia të njohë Kosovën, sesa të “hapë portën e ferrit”

Serbia të njohë Kosovën, sesa të “hapë portën e ferrit”

KQZ i jep Astrit Veliajt mandatin e Halimit

KQZ i jep Astrit Veliajt mandatin e Halimit







JU REKOMANDOJMË

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

22:41 | 02/10/2025
Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

21:08 | 03/10/2025
Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

21:50 | 02/10/2025
Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025




TË FUNDIT

Përplasi për vdekje një këmbësore, arrestohet efektivi i policisë
Aktualitet

Automjeti bie 300m në humnerë në Qafë Mali Fierzë; drejtuesi vështirë nxirret

by mirseda
22:57 | 08/10/2025
0

Aksident automobilistik në segmentin rrugor Qafë Mali Fierzë. Një automjet ka dalë nga rruga duke përfunduar 300...

Kush është ‘Mandela palestinez’ i burgosur, që mund të udhëheqë Gazën e pasluftës

Kush është ‘Mandela palestinez’ i burgosur, që mund të udhëheqë Gazën e pasluftës

22:41 | 08/10/2025
Trump: Jemi afër marrëveshjes, të dielën mund të jem në Lindjen e Mesme

Trump: Jemi afër marrëveshjes, të dielën mund të jem në Lindjen e Mesme

22:24 | 08/10/2025
Gjermania lejon policinë të rrëzojë dronët që shkelin hapësirën ajrore

Gjermania lejon policinë të rrëzojë dronët që shkelin hapësirën ajrore

22:03 | 08/10/2025
Taksë e re për naftën, qytetarët do të paguajnë më shumë për karburantet

Taksë e re për naftën, qytetarët do të paguajnë më shumë për karburantet

21:50 | 08/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com