Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Rama i prerë: Sqarimi i fundit për të gjithë ata që nuk duan ta kuptojnë

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Rama i prerë: Sqarimi i fundit për të gjithë ata që nuk duan ta kuptojnë

Kryeministri Edi Rama së fundmi ka publikuar në rrjetin social Facebook një mesazh që i drejtohet qytetarëve shqiptarë që kanë mbetur jashtë kufijve.

Kreu i Qeverisë edhe njëherë i ka mëshuar faktit se do të kthehen në atdhe vetëm një numër i kufizuar personash.

“Misionet tona të riatdhesimit (kemi shpjeguar, rishpjeguar, stërshpjeguar) do të kthejnë në atdhe vetëm një numër të kufizuar personash, të mbetur rrugëve në kuptimin më të drejtëpërdrejtë të fjalës; bashkëqytetarë që nuk paguanin dot më hotelet, ku ngecën keq në minutën e fundit apo një numër studentësh të mbetur në pikë të hallit; njerëz që u listuan përpara shpalljes së misioneve të fluturimit nga përfaqësitë tona dhe u verifikuan një për një, për situatën e tyre të rënduar”, shkruan ndër të tjera Rama.

Reagimi i plotë i kryeministrit: “Sqarimi i fundit për të gjithë ata që nuk e kanë dëgjuar, nuk e kanë e lexuar apo nuk duan ta kuptojnë, se nuk do të riatdhesojmë në masë bashkëqytetarë jashtë kufijve:

Të dashur motra e vëllezër, kudo që ndodheni e merrni papushim në telefon ambasadat tona, ju lutem mos shpenzoni më kohë e të ardhura për telefonata, sepse nuk ktheheni dot në Shqipëri deri në mbarimin e luftës!

Ndjesë 1000 herë, po kjo është një luftë ku ne duhet të ruajmë njëri-tjetrin dhe misionet tona të riatdhesimit (kemi shpjeguar, rishpjeguar, stërshpjeguar) do të kthejnë në atdhe vetëm një numër të kufizuar personash, të mbetur rrugëve në kuptimin më të drejtëpërdrejtë të fjalës; bashkëqytetarë që nuk paguanin dot më hotelet, ku ngecën keq në minutën e fundit apo një numër studentësh të mbetur në pikë të hallit; njerëz që u listuan përpara shpalljes së misioneve të fluturimit nga përfaqësitë tona dhe u verifikuan një për një, për situatën e tyrë të rënduar.

Prandaj e kam thënë, qysh në momentin e parë të lajmërimit të iniciativës sonë për t’i kthyer këta persona, se lista është e mbyllur, me numër të saktë, por fatkeqësisht shumëkush nuk e ka dëgjuar dhe vazhdon të mos e dëgjojë, madje disa në vend që të dëgjojnë akuzojnë, shajnë e mallkojnë!

Po s’ka problem për akuzat, sharjet e mallkimet, thjesht mos u mundoni më për të gjetur vend në avion, sepse nuk ka dhe nuk do të ketë deri në përfundimin e luftës!

Më vjen tmerrsisht keq, po shpresoj në mirëkuptimin e secilit, ashtu sikundër uroj dhe besoj që të rikthyerit nuk do të luajnë me jetën e familjarëve e të të njohurve të tyre, po do të vetëkarantinohen strikt e s’do luajnë fare nga vendi?

#mbrëmë Lasgushi ka sjellë një grup të parë nga Italia dhe Policia e Shtetit do të publikojë emrat e tyre dhe të të gjithë atyre që do kthehen, sipas një praktike të dobishme të disa vendeve, në mënyrë që po e shkelën ligjin e vetëkarantinimit askush që i njeh të mos u afrohet!

Ndjesë 1000 herë edhe për këtë, po ecuria deri këtu pozitive e luftës së madhe që po bëjmë, nuk mund të cënohet nga papërgjegjshmëria e askujt!”

Tags: edi ramareagimshqiptaresqarim

TË LIDHURA

Inxhinierja Luljeta Bozo: Ndërtuesit duan të kursejnë, por dështoi edhe sistemi kontrollues
Aktualitet

Inxhinierja Luljeta Bozo: Ndërtuesit duan të kursejnë, por dështoi edhe sistemi kontrollues

20:03 | 15/04/2026
Vijojnë reshjet e shiut në të gjithë qarqet e vendit, sa do të arrijnë temperaturat
Aktualitet

Vijojnë reshjet e shiut në të gjithë qarqet e vendit, sa do të arrijnë temperaturat

19:51 | 15/04/2026
Hita: Siguria, pasaporta e Policisë për turizmin
Aktualitet

Hita: Siguria, pasaporta e Policisë për turizmin

19:49 | 15/04/2026
Next Post
Atletico Madrid gjen zëvendësuesin e Diego Costa

Atletico Madrid gjen zëvendësuesin e Diego Costa

Ndërron jetë kompozitori i njohur polak Krzysztof Penderecki

Ndërron jetë kompozitori i njohur polak Krzysztof Penderecki

Koronavirus, Manchester City e shndërron stadiumin “Etihad” në spital

Koronavirus, Manchester City e shndërron stadiumin “Etihad” në spital







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026




TË FUNDIT

Trump dhe Vance kundër Papës
Bota

Trump dhe Vance kundër Papës

by mirseda
20:47 | 15/04/2026
0

Presidenti Donald Trump dhe Zëvendëspresidenti JD Vance kanë lëshuar kritika të ashpra ndaj Papa Leonit XIV, pas...

Alexa Demie, a.k.a Maddy, sapo dha një lajm të hidhur për fansat e “Euphoria”

Alexa Demie, a.k.a Maddy, sapo dha një lajm të hidhur për fansat e “Euphoria”

20:30 | 15/04/2026
Inxhinierja Luljeta Bozo: Ndërtuesit duan të kursejnë, por dështoi edhe sistemi kontrollues

Inxhinierja Luljeta Bozo: Ndërtuesit duan të kursejnë, por dështoi edhe sistemi kontrollues

20:03 | 15/04/2026
Vijojnë reshjet e shiut në të gjithë qarqet e vendit, sa do të arrijnë temperaturat

Vijojnë reshjet e shiut në të gjithë qarqet e vendit, sa do të arrijnë temperaturat

19:51 | 15/04/2026
Hita: Siguria, pasaporta e Policisë për turizmin

Hita: Siguria, pasaporta e Policisë për turizmin

19:49 | 15/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com