Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Rama i gjeti karburant protestës, por ende jo… revoltës

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Rama i gjeti karburant protestës, por ende jo… revoltës

Nga: Ben Andoni

Përgjatë 24-orëve kryeministri Rama ka mundur të artikulojë qartë qëndrimin e tij ndaj protestave të fundit. Deklarata e tij ishte e ftohtë: Nuk do ketë heqje të taksës së naftës ndërsa ai, përmes mekanizmave të qeverisë, ka përgatitur një paketë ndihëse për të lehtësuar në një plan afat shkurtër dhe të mesëm pasojat e luftës.

Nëse lufta do jetë afatgjatë atëherë askush nuk di se çfarë do bëhet, tha pak a shumë kryeministri në fjalën e tij që mori aq shumë kohë. Në fakt, atë që ai di shumë më mirë se publiku është ajo që po ndodh me negociatat e Luftës dhe mundësitë e mbylljes së saj; nëse mund të thuhet se ka apo jo një përafrim, kjo qoftë dhe nga niveli i takimeve mes palëve rusë dhe ukrainase; por edhe predispozitën, që një qytetar i zakonshëm e nuhat thjesht nga burimet e shumta e jo pak konfuze mediatike.

Në mjedisin tonë politik-social, ka një gjë e cila të bën përshtypje në këtë gjendje por edhe në shpjegimet e gjata të kryeministrit, ku mohohet dhe shpërfillet forca e protestës: Njerëzit që dalin në protestë janë të indinjuar jo vetëm për pasojat nga rritja e çmimeve por edhe nga një gjuhë cinike që përdoret ndaj tyre. Dhe, kjo jo thjesht nga pasojat e tanishme, por nga një gjuhë cinike që zgjat prej kohësh. Mjafton për këtë që kryeministri Rama të thotë se: nuk i bën përshtypje jo vetëm kjo turmë por edhe një tjetër shumë më e madhe se kaq, ruan brenda arrogancën, distancën e gjykimit dhe mbi të gjitha shenjat autokratike të Ramës. Për fat të keq, ministrat dhe këshilltarët që e rrethojnë nuk munden ta këshillojnë të ulë këtë ton, por më tej akoma përdorin të njëjtën gjë ndaj protestuesve, por edhe në jetën e zakonshme po ashtu. A ka elementë të politikës së opozitës në protestë? A ka përpjekje për ta instrumentalizuar? Absolutisht po.

Media ka paraqitur shumë prova, por fati i madh është se militantët e opozitës, me pak përjashtime të atyre që janë protagonistë në këto raste, nuk po munden të afrohen si ëndërrojnë te foltoret. Tek e fundit neveria ndaj tyre tashmë nuk mund të fshihet. Përfaqësues të brezave të ndryshëm po tregojnë se megjithë etiketimet e ndryshme, që u vishen apo masa e politikës që nuk i lë rehat me ndërkalljet, po mundohet t’u rrijë larg. Jo se opozita do të rrijë larg, por se janë të stigmatizuar para publikut të gjerë. Përplasjet Basha-Berisha po kalojnë në neveri. Ndaj disa syresh futen nëpër cepa dhe mes turmës e bëjnë thjesht selfie.

Shqetësimi më i madh është se realiteti ynë politik po bëhet bashkëkohës negativisht me atë realitet që është ngado në vendet e Evropës Lindore dhe ku emrat e Orbanit, Vuçiç, Gjukanoviçit, vëllait të mbetur Kazinski në Poloni nuk janë aq fenomene por një dukuri se ku po shkon demokracia e disa vendeve pas viteve ’90. Shpërfillet Evropa, po përdoret arroganca dhe mbi të gjitha demokracia tashmë po kthehet normalist në një autokraci. Opozitat po flenë dhe janë strukur. Evropa rri e vështron sepse nuk mund të bëj dot më asgjë. Me duart e lidhura në Ukrainë apo në konflikte të tjera, ku mes tyre shquan Kosova dhe sidomos Bosnja, Brukseli tashmë po xhiron në vend dhe po korr ato që ka mbjellë me burokracitë e frikshme. Nuk diti të parashikojë agresionin dhe tendencat e Putinit, ashtu si aspak të këtyre personazheve të sipërpërmendur që e përdhosin moralin e Brukselit, madje edhe që e ofendojnë në ligjëratë të drejtë kurdo që u jepet mundësia. Ironia është se: A nuk ishim vallë ne Lindorët që luteshim të na merrnin në konsideratë pas rënies së Murit të Berlinit?! Tani duam të bëjmë ligjin. Tani duam të dëgjohemi. Por që të dëgjohesh duhet të dëgjosh edhe zërin e vendit tënd. Ky i fundit ka kohë që e ka fashitur nervin e protestës, kurse kudo në Lindje protagonistët dihen. Në Shqipëri gjithçka e ka marrë përplasja e çmendur Basha-Berisha, që po e bjerr përditë një nga asetet tona kombëtare të kohës së demokracisë, siç etiketohej dikur PD-ja.

Sido që të jetë protesta, parrullat e çuditshme apo sloganet patetike, shtuar me reagimin ndaj paketës së masave të shpallur nga Rama, ky i fundit duhet ta konsiderojë. Populli në rrugë nuk është Partia Socialiste që tashmë nuk ka asnjë zë alternativ apo kritik, populli në rrugë ka të akumuluar përballjen por edhe atë që nuk thuhet me gojë: cinizmin e zyrtarëve të kamur të qeverisë. Ndaj dhe shpjegimet me detaje të Ramës nuk zenë vend. Tek e fundit do t’i zbatojnë sërish ata që në çdo moment e përqeshin turmën duke i përballur kamjen e shfrenuar, rehatin dhe mbi të gjitha sfilitjen që i japin në të përditshme njerëzve. Bashkimi Evropian dhe ambasadat duket se jo vetëm nuk e kuptojnë këtë realitet por më shumë se kaq janë kthyer në struktura që qesëndisin dhe konfuzojnë, pikë së pari superiorët e tyre. E gjithë Evropa e Lindjes dhe Ballkani po e ndjen këtë, por tashmë ka ardhur dhe radha e Shqipërisë. Me shumë gjasa protestat do të mbyllen shpejt sepse mungon fryma për ta mbajtur, por Rama dhe qeveria e mekur shqiptare duhet t’i ruhet revoltës për të cilën ka karburant me masë. Jo asaj që shpesh e kanalizon shëmtuar politika që nuk afron alternative, por skamja dhe mungesa e shpresës. Atëherë do jetë vonë, qoftë edhe sikur Rama të dalë vetë ballë protestës…por tashmë kundër askujt. (Javanews)

Tags: ben andonikarburantprotesta

TË LIDHURA

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë
Aktualitet

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

09:47 | 20/02/2026
“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
Next Post
Protesta/Rama: Si në mesjetë, godina e PD u kthye në kështjellë

"Qeveria kurrë nuk i lë vetëm”, Rama e nis ditën me mesazhin e fortë

L*fta i afrohet Polonisë/Zëvendësministri i Jashtëm: Mesazh për NATO-n!

L*fta i afrohet Polonisë/Zëvendësministri i Jashtëm: Mesazh për NATO-n!

Kërcënimi me a*më bërthamore: Po si mund të përdoren ato?

Kërcënimi me a*më bërthamore: Po si mund të përdoren ato?







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

EMRI/ I dënuar nga GJKKO për trafik droge, arrestohet 37-vjeçari
Aktualitet

EMRI/ I dënuar nga GJKKO për trafik droge, arrestohet 37-vjeçari

by mirseda
17:03 | 09/03/2026
0

Policia e Elbasanit ka finalizuar operacionin e koduar “Targeti”, duke vënë në pranga një 37-vjeçar të dënuar...

Presidenti i Libanit bën thirrje për bisedime armëpushimi me Izraelin: Do çarmatosim Hezbollahun

Presidenti i Libanit bën thirrje për bisedime armëpushimi me Izraelin: Do çarmatosim Hezbollahun

17:01 | 09/03/2026
Rrëzohet një raketë izraelite në jug të Libanit, katër të vdekur dhe tre të plagosur rëndë

Rrëzohet një raketë izraelite në jug të Libanit, katër të vdekur dhe tre të plagosur rëndë

16:59 | 09/03/2026
Mitsotakis, presidenti qipriot dhe Macron: Mision detar për rihapjen e Hormuzit

Mitsotakis, presidenti qipriot dhe Macron: Mision detar për rihapjen e Hormuzit

16:48 | 09/03/2026
Lufta me Iranin prek naftën, Kroacia kufizon çmimet e karburantit.

Lufta me Iranin prek naftën, Kroacia kufizon çmimet e karburantit.

16:34 | 09/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com