Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Rama i bie fyellit në një vrimë: Më vjen për të qeshur me kushtet e BE-së. Prisni edhe 1 vit!

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Rama i bie fyellit në një vrimë: Më vjen për të qeshur me kushtet e BE-së. Prisni edhe 1 vit!

Kryeministri Edi Rama nuk ka hequr dorë nga të cilësuarit si sukses shtyrjen e hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian. Ashtu siç veproi pas vendimit të Këshillit të Ministrave të BE-së pak ditë më parë, edhe sot nuk ngurroi ta konsiderojë si një problem aspak serioz për Shqipërinë, shtyrjen e këtij procesi.

Duke mbështetur këtë argument krejtësisht të pavend, Rama solli në vëmendje një episod me kryeministrin e Malit të Zi, (një vend i cili ka avancuar më shumë se sa Shqipëria drejt BE-së) kur theksoi se i vinte për të qeshur me prioritetet dhe kushtet që ka vendosur BE-ja ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Këtë qëndrim Rama e bëri publike mëngjesin e sotëm në një takim me Ambasadorët e BE në Tiranë, si dhe strukturat e integrimit evropian në Ministrinë për Evropën e Punët e Jashtme dhe Ministritë e linjës. Ndërsa shtoi se Shqipëria ka fituar 12 muaj kohë dhe nuk i ka humbur ato.

“Ka një ndryshim mes çeljes së negociatave mes çeljes së menjëhershme dhe pas 12 muajve, këtë nuk mund ta mohojmë. Por edhe sikur çelja të ishte imediate ne do na duhej një punë përgatitore që do të merrte një kohë të caktuar, nga 6 deri në 12 muaj, dhe fati që çelja e negociata është përcaktuar pas 12 muajsh, por ndërkohë komisioni do të nisë menjëherë procesin përgatitor, është procesi më i plotë dhe i mirëpritur nga ana jonë”.

Fjala e Ramës:

Dua të nënvizoj atë që në 72 orët e dallgëve të larta të procesit, fillimisht në Luksenburg e më pas në Bruksel. Që bënë fqinjët tanë grek dhe italian. Ata bënë asgjë më pak sesa do të ishim bërë ne vetë nëse do të ishim të pranishëm. Ne mungonim por falë angazhimit të jashtëzakonshëm të këtyre dy miqve ne nuk munguam aty.  Ishte një ndihmë e jashtëzakonshme për ne dhe Maqedoninë e Veriut. Sot kemi kapërcyer një moment tejet delikat, Shqipëria ka bërë para çeljes së negociatave, më shumë se çdo vend tjetër. Ishte një rrezik real që të mbeteshim në këtë moment pa tekst. Dy orë para vendimmarrjes, nuk kishim tekst, për shkak të dinamikës së brendshme të tryezës së bisedimeve ku 25 vende u rreshtuan në mënyrë të vendosur për të mbështetur çeljen e negociatave, dhe tre vende të tjera ishin në pozicion të ndryshëm, për arsye që i kemi dëgjuar në vazhdimësi dhe i mirëkuptojmë.

Ka një ndryshim mes çeljes së negociatave mes çeljes së menjëhershme dhe pas 12 muajve, këtë nuk mund ta mohojmë. Por edhe sikur çelja të ishte imediate ne do ta duhej një punë përgatitore që do të merrte një kohë të caktuar, nga 6 deri në 12 muaj, dhe fati që çelja e negociata është përcaktuar pas 12 muajsh, por ndërkohë komisioni do të nisë menjëherë procesin përgatitor, është procesi  më i plotë dhe i mirëpritur nga ana jonë.

Më vjen për të qeshur dhe për të qarë kur dëgjoj se Evropa ka vënë kushte, nuk ka vënë asnjë kusht por ka nënvizuar kushtëzimet që ka kjo fazë. Qeshëm me kryeministrin e Malit të Zi, kur po diskutonim për 5 prioritetet, dhe tha se ‘prit prit se pastaj do këtë më shumë kushte”, kjo nuk është çështje përputhshmërie me parametrat e një vendi të BE.

Të jemi realist, nuk ka thënë dhe nuk thotë as komisioni dhe as këshilli asgjë më shumë dhe sikur larg qoftë të dilnim nga 72 orët e ferrit pa tekst e pa datë, do vazhdonim Vettingun, do vazhdonim për ngritjen e institucioneve të drejtësisë, do vazhdonim atë që bëjmë përditë, luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Nuk është se këto do të ndalonin nëse do të hapej menjëherë. Ky proces nuk është për Evropën, është për fëmijët tanë, për të ndërtuar këtu një shtet Evropian.

Tags: 1 vitbebie fyellitkushtetprisniqeshurramavrime

TË LIDHURA

“Si mos më keq dasma këtë javë”/ Balla ironizon protestën e PD-së para Kryeministrisë
Politikë

“Si mos më keq dasma këtë javë”/ Balla ironizon protestën e PD-së para Kryeministrisë

21:33 | 08/12/2025
Ndoten tokat në Pogradec/ Çahet diga e rezervuarit të Çërravës, katastrofë mjedisore në disa zona
Aktualitet

Ndoten tokat në Pogradec/ Çahet diga e rezervuarit të Çërravës, katastrofë mjedisore në disa zona

21:14 | 08/12/2025
Nis “foltorja” e Sali Berishës me vetëm dhjetëra protestues; të pranishëm Salianji dhe Alimehmeti
Politikë

Nis “foltorja” e Sali Berishës me vetëm dhjetëra protestues; të pranishëm Salianji dhe Alimehmeti

18:50 | 08/12/2025
Next Post
Teatri i kryebashkiakut/Aktorët që po përdoren si marionetë nga Erion Veliaj (Foto-Video)

Teatri i kryebashkiakut/Aktorët që po përdoren si marionetë nga Erion Veliaj (Foto-Video)

I mori jetën shqiptarit, autori shokon me deklaratën e tij

I mori jetën shqiptarit, autori shokon me deklaratën e tij

Martohet Kledi Kadiu, një ceremoni magjike me të ftuar VIP (Foto)

Martohet Kledi Kadiu, një ceremoni magjike me të ftuar VIP (Foto)







JU REKOMANDOJMË

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

21:31 | 03/12/2025
Greqia goditet nga moti i keq, makina zhytet në ujë nga përmbytjet masive, shpëtohet familja

Greqia goditet nga moti i keq, makina zhytet në ujë nga përmbytjet masive, shpëtohet familja

17:13 | 04/12/2025




TË FUNDIT

Elijona në kërkim nga policia? Ja si qëndron e vërteta
Showbizz

Elijona në kërkim nga policia? Ja si qëndron e vërteta

by mirseda
22:46 | 08/12/2025
0

Një moment i tensionuar ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP, kur Elijona Binakaj mori një...

Tërmeti dhe cunami në Japoni: 23 të plagosur; qeveria paralajmëron për lëkundje të tjera

Tërmeti dhe cunami në Japoni: 23 të plagosur; qeveria paralajmëron për lëkundje të tjera

22:42 | 08/12/2025
“Si mos më keq dasma këtë javë”/ Balla ironizon protestën e PD-së para Kryeministrisë

“Si mos më keq dasma këtë javë”/ Balla ironizon protestën e PD-së para Kryeministrisë

21:33 | 08/12/2025
Ndoten tokat në Pogradec/ Çahet diga e rezervuarit të Çërravës, katastrofë mjedisore në disa zona

Ndoten tokat në Pogradec/ Çahet diga e rezervuarit të Çërravës, katastrofë mjedisore në disa zona

21:14 | 08/12/2025
Fronti evropian pro-Ukrainës/ Zelensky, Macron, Starmer dhe Merz takohen në Londër

Fronti evropian pro-Ukrainës/ Zelensky, Macron, Starmer dhe Merz takohen në Londër

19:43 | 08/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com