Edhe kryeministri Rama i është bashkuar mesazheve të ngushëllimit, pas ndarjes nga jeta të gazetarit dhe publicistit Fatos Baxhaku. Në statusin e ndarë me ndjekësit në Facebook, Rama shkruan se një mik i kohërave të vjetra, njeri i mirë i librave e i gazetarisë humbi betejën me sëmundjen.
“E pabesueshme, por fatkeqësisht jeta është edhe kjo, pa u zbutur një fije pikëllimi për Gjergj Xhuvanin, një tjetër mik i kohëve të vjetra, Fatos Baxhaku, njeri i mirë i librave e i gazetarisë së sojit më të mirë, që jetoi me një kuriozitet fëminor për natyrën njerëzore dhe me një dashuri pa zhurmë për brendinë e këtij vendi, sot e humbi betejën me sëmundjen cfilitëse…
Lamtumirë Baxhak”.