Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Rama: Heqim tatim-fitimin dhe TVSH-në për biznesin e vogël

5 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Ndjesë për ofendimet”, Rama: Çdo gjë është vendosur në mënyrë zyrtare

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një tjetër lajm të mirë për të gjitha bizneset e vogla.

Në një konferencë për mediat, Rama tha se përveç tatim-fitimit do të hiqet edhe TVSH-ja për biznesin e vogël. Kreu i qeverisë tha se afatet dhe limiti do të sqarohen në ditët në vijim.

“Të gjithë atyre që sot kanë dalë nga një situatë shumë e vështirë që janë punëkrijues që punësojnë veten, familjet dhe janë njerëzit më shembullorë të Shqipërisë që duam ne, kush do të jetojë me punë e krijon punën, biznesi i vogël.

Ne në këtë parlament, në këtë sesion parlamentar do të çojmë rishikimin e buxhetit, gjëja normale për shkak të situatës dhe do rishikojmë paketën fiskale për biznesin e vogël duke i hequr tatim fitimin biznesit të vogël dhe jo me fjalë por me ligj dhe jo për këtë vit por deri në vitin 2029 s’do kenë tatim fitimi dhe ministri ka sqaruar që jemi duke parë dhe TVSH-në. Me këtë rezultat të djeshëm mund t’ju them atyre që kanë biznes të vogël që është e sigurt që do heqim dhe TVSH-në. Afatet do i themi më tutje dhe limitin, dmth kufirin e xhiros dhe për sa vite. Kjo do bëhet me ligj në parlament jo në programin elektoral me shkrim.

Çfarë do të thotë kjo, kjo do të thotë që të gjithë ata që krijojnë punë të jenë njerëzit më të favorizuar në Shqipëri. Të gjithë ata emigrantë që kanë kursime ta shikojnë Shqipërinë si oportunitet dhe të krijojnë të ardhura për vete e familjen më mirë se në emigracion me punë sfilitëse. Kjo do të thotë që projektet në agro turizëm të jenë projekte pa taksa 100%. Të vijnë dhe të bëjnë atë që kanë bërë shumë emigrantë, të marrin shtëpinë e gjyshit, stërgjyshit. Kjo nuk është më një ëndërr me sy hapur si ajo që shihja kur lançoja projektin por është ëndërr e realizuar të një numri të vogël por të mjaftueshëm emigrantësh që po e realizojnë. E vështirë të imagjinosh që në Kuç mund të prodhosh dhe prodhimin ta nxjerrësh në treg por je në mesin e një parajse ku mjafton të ngresh pikën që të tjerët të vijnë tek ty.

Falë të djeshmes mund të them po se jemi në pozitën që brenda këtij sesioni të kuvendit, biznesit të vogël t’i themi s’ke taksa, s’ke TVSH, zero. Je thjesht në pozicionin që respektohesh për punën dhe aleat i shtetit”, tha ai.

Tags: bizneset e voglaedi ramatatimetTVSH

TË LIDHURA

Shijak/ Goditi me grusht mjekun, përfundon në pranga 49-vjeçari
Aktualitet

Shijak/ Goditi me grusht mjekun, përfundon në pranga 49-vjeçari

16:22 | 01/11/2025
Aksident në aksin Lushnjë–Berat, kamioni del nga rruga dhe përmbyset në kanal
Aktualitet

Aksident në aksin Lushnjë–Berat, kamioni del nga rruga dhe përmbyset në kanal

15:10 | 01/11/2025
U arrestua në Shqipëri/ Gjendet i vdekur në burg Faruk Özer,
Aktualitet

U arrestua në Shqipëri/ Gjendet i vdekur në burg Faruk Özer,

14:10 | 01/11/2025
Next Post
Bilanci nga koronavirusi/ Përkeqësohet situata në Maqedoninë e Veriut

Bilanci nga koronavirusi/ Përkeqësohet situata në Maqedoninë e Veriut

“Dalin netëve nëpër prita, tregojnë raporte dhe përralla”, Ramës nuk i del inati me Andi Bushatin

"Dalin netëve nëpër prita, tregojnë raporte dhe përralla", Ramës nuk i del inati me Andi Bushatin

VIDEO/ Ishte pa leje, IKMT shemb ndërtesën 1 katëshe në bregdet

VIDEO/ Ishte pa leje, IKMT shemb ndërtesën 1 katëshe në bregdet







JU REKOMANDOJMË

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

17:27 | 29/10/2025
Prej 3 vitesh zhurma çmend lagjen, Bashkia Kuçovë nuk reagon

Prej 3 vitesh zhurma çmend lagjen, Bashkia Kuçovë nuk reagon

21:53 | 27/10/2025
Aksident i rëndë në Tepelenë, 25 vjeçari me motor përplaset me bordurën, gjen vdekjen

Aksident i rëndë në Tepelenë, 25 vjeçari me motor përplaset me bordurën, gjen vdekjen

22:16 | 28/10/2025
Lojëra fati në lokalin e policëve në Elbasan, 3 efektivët nën hetim

Lojëra fati në lokalin e policëve në Elbasan, 3 efektivët nën hetim

21:10 | 27/10/2025




TË FUNDIT

Dhoma Amerikane në Kosovë: Rritja e pagës minimale rrezikon tregun e punës
Kosovo

Dhoma Amerikane në Kosovë: Rritja e pagës minimale rrezikon tregun e punës

by mirseda
16:25 | 01/11/2025
0

Dhoma Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) ka thënë se ndien “shqetësim të thellë” për vendimin e Qeverisë...

Shijak/ Goditi me grusht mjekun, përfundon në pranga 49-vjeçari

Shijak/ Goditi me grusht mjekun, përfundon në pranga 49-vjeçari

16:22 | 01/11/2025
Masakër në Kretë, 3 të vdekur dhe 15 të plagosur nga një hakmarrje mes 2 familjeve

Masakër në Kretë, 3 të vdekur dhe 15 të plagosur nga një hakmarrje mes 2 familjeve

15:38 | 01/11/2025
Aksident në aksin Lushnjë–Berat, kamioni del nga rruga dhe përmbyset në kanal

Aksident në aksin Lushnjë–Berat, kamioni del nga rruga dhe përmbyset në kanal

15:10 | 01/11/2025
U arrestua në Shqipëri/ Gjendet i vdekur në burg Faruk Özer,

U arrestua në Shqipëri/ Gjendet i vdekur në burg Faruk Özer,

14:10 | 01/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com