Ministrat dhe deputetët e PS-së janë mbledhur sot nga Kryeministri Edi Rama në festen e organizuar prej tij, si një traditë tashmë festive e fundvitit. Festa po organizohet në lokalin “Palmanova” në Tiranë. ‘Ora News’ siguron foto nga kjo festë e cila sapo ka nisur. Organizatorët janë kujdesur për të sjellë një atmosferë sa më të ngrohtë për maxhorancën në qeveri, ku si mund ta shihni sundon ngjyra e njohur tashmë e PS-së.
Të pranishëm do të jenë 13 ministrat e kabinetit qeveritar dhe 64 deputetët. Nuk dihet ende nëse Rama do të ftojë ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahirin apo jo. Kjo mbetet për t’u parë. Disa prej tyre do të mungojnë për shkak të angazhimeve të tjera që kanë por nuk dihet ende se kush nuk do të jetë në këtë darkë fundviti.