Një tjetër investim i qeverisë në Berat ka marrë jetë, sa i takon transformimit të sistemit shëndetësor.
Materniteti i ri i qarkut ka ndryshuar njëherë e mirë faqen e shërbimit ndaj nënave të reja.
Kryeministri Rama ka njoftuar mëngjesin e sotëm se së shpejti materniteti i Beratit do të vihet në punë. Rama ka postuar disa foto në Facebook, duke përmbyllur rilindjen e kompleksit spitalor të këtij qyteti. Ky maternitet është kthyer në shembëlltyrë të standardeve europiane.
“MIRËMËNGJES
dhe me Maternitetin e Ri të Beratit që hap dyert së shpejti, duke përmbyllur rilindjen e kompleksit spitalor të këtij qyteti, ju uroj një javë të mbarë”.











