Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Rama e ftoi në tryezë/ Basha: S’është koha as për politikë, as për propagandë

5 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Rama e ftoi në tryezë/ Basha: S’është koha as për politikë, as për propagandë

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet Twitter-it ka ftuar sot opozitën që pa humbur kohë të ulet në tryezë dhe të shpalosin idetë e tyre në lidhje me tërmetin.

Por kreu i PD-së Lulzim Basha i pyetur nga gazetarja e “Top Channel”, Elda Menga për këtë gjë tha se: “E gjithë energjia jonë tani është të jemi afër njerëzve e t’i ndihmojmë sa të jetë e mundur, jemi gjendur pranë tyre, ky është prioriteti ynë tani s’është koha për politike njerëzit kanë nevojë për strehë për ushqim, për siguri se i kanë shpëtuar një fatkeqësie, qoftë me kaq. Tani s’është koha as për politike, as për propagandë dhe kjo është ajo që duhet të bëjë çdo njeri tjetër. S’kemi sot kohë as për manovra politike as për propagandë”.

Intervista:

Keni inspektuar zonën e Shkozetit, keni inspektuar edhe shumë zona të Durrësit sot, si paraqitet situata në këto zona?

Lulzim Basha: Gjendja është e rëndë, siç nuk ka nevojë për koment, mjafton t’ia drejtoni kamerën. Po të pyesni banorët, do t’ju thonë se askush nuk ka ardhur t’i pyesë si janë, t’u ofrojë ndihmën më minimale dhe ndokush që është pajisur me një letër për të tërhequr ndihma nga Pallati i Sportit, nuk ka arritur dot të tërheqë ndihma. Pra, është një komunitet i madh, i cili është tërësisht i braktisur, pa asnjë vëmendje, pa asnjë mundësi për t’u strehuar.

Ndonjërit që i është ofruar ndonjë mundësi për t’u strehuar larg prej këtej, faktikisht, nuk i është dhënë asnjë zgjidhje për vendin e punës që mund ta ketë në drejtim të kundërt me atë që i është ofruar për strehim. Pjesa tjetër që më shqetëson shumë është mungesa totale e një koordinimi për t’u dhënë strehë dhe për t’i pajisur me ushqime, me batanije.

Në një vend më thanë se “na kanë dhënë miell dhe patate, por mielli dhe patatet nuk hyjnë në punë, sepse ne jemi jashtë shtëpive”.

Pra, duket qartë që ka një ç’organizim total, kaos total dhe, për fat të keq, këtë po e vuajnë banorët, të cilët, unë po u jap zë shqetësimeve që m’i thanë mua, por ju i keni këtu, mund t’i pyesni edhe vetë.

Pyetje: Zoti Basha, ditën e sotme kryeministri i vendit ju ka bërë thirrje për t’u ulur në një tryezë të përbashkët për të dhënë zgjidhje konkrete dhe propozime, sa i takon situatës së jashtëzakonshme. Ai tha “unë e mirëpres vetëpërmbajtjen e kryetarit demokrat sa i takon fjalëve, por është e pamjaftueshme, duhen veprime konkrete”. A jeni të gatshëm të uleni me të për veprime konkrete?

Lulzim Basha: E gjithë energjia jonë, ajo që po bëjmë dhe do të vazhdojmë të bëjmë është të jemi afër njerëzve dhe t’i ndihmojmë sa të jetë e mundur. Jemi gjendur pranë komuniteteve, njerëzve në nevojë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë. Ky është prioriteti ynë tani. Tani nuk është koha për politikë.

Njerëzit janë në nevojë ekstreme, njerëzit kanë nevojë për strehë, njerëzit kanë nevojë për ushqim, shumë kanë nevojë për vëmendje mjekësore, që nuk po e marrin, të tjerë kanë nevojë për siguri, se i kanë shpëtuar një fatkeqësie dhe duhet të bëhemi gati që të përballojmë çdo gjë tjetër, qoftë me kaq! Pra, tani nuk është koha as për politikë, as për propagandë. Gjëja e vetme me të cilën po merremi ne, është të jemi afër njerëzve dhe kjo është ajo që duhet të bëjë çdokush tjetër.

Pyetje: Prej ditësh, ju keni shpërndarë edhe një udhëzim, strukturat e PD janë në terren për të evidentuar problematikat, po ashtu edhe për të dhënë zgjidhje për banorët. A do të ishte mirë t’i bashkërendonit forcat për t’u dhënë zgjidhje konkrete banorëve të prekur nga tërmeti?

Lulzim Basha: Ne jemi pranë banorëve dhe udhëzimet e mia jo vetëm për strukturat e PD, por çdokujt që mund të ndihmojë, të ndihmojë, të jemi afër njerëzve, sepse njerëzit janë në nevojë ekstreme. Shikojini këta njerëz, janë prej 5 netësh jashtë, thonë “nuk kemi ku të fusim kokën, jemi pa ushqim, jemi pa mbështetje”.

Prandaj, ky është fokusi ynë, kjo është vëmendja jonë. Nuk kemi kohë sot as për manovra politike, as për propagandë dhe ky duhet të jetë shqetësimi i çdokujt e, në veçanti, i qeverisë.

Pyetje: Ka kaluar 4 ditë nga tërmeti, i cili shkaktoi shkaktoi viktima të shumta, po ashtu, edhe të lënduar. Ju si e shihni situatën? Si e ka menaxhuar qeveria këtë situatë? A ka bërë aq sa duhet për banorët e dëmtuar?

Lulzim Basha: Këto ditë, që kanë qenë ditë të tmerrshme për shqiptarët dhe sot Durrësi ka përcjellë shumë viktima, duke përfshirë dhe 8 viktimat e familjes Lala, nuk kanë qenë ditë për t’u marrë me analizën dhe përgjegjësitë.

Natyrisht, ka një ditë, ka një kohë ku do merremi edhe me përgjegjësitë dhe me analizën se çfarë u bë, çfarë mund të bëhej më mirë dhe çfarë duhet bërë më mirë.

Tani, fokusi ynë është si t’i ndihmojmë këta njerëz. Nuk bëhet politikë. A mund të bëhet politikë me këta njerëz?! Këta janë pa strehë sonte, janë pa ushqim, fëmijët i kanë rrugëve, vetë janë rrugëve. Prandaj, prioriteti im, prioriteti i gjithë opozitës është të bëjmë ç’është e mundur për t’i ndihmuar. Ky duhet të jetë prioriteti i çdokujt. Jo protagonizmi, jo propaganda dhe as manovrat politike.

Tags: edi ramaLuzim Bashapropagandetermeti

TË LIDHURA

Po Partia Demokratike çfarë do të bëjë?
Aktualitet

Po Partia Demokratike çfarë do të bëjë?

22:54 | 24/05/2025
Homazhe dhe përcjellje për Artan Lamen, familja njofton datat e ceremonive mortore
Aktualitet

Homazhe dhe përcjellje për Artan Lamen, familja njofton datat e ceremonive mortore

22:06 | 24/05/2025
E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë regjisori i njohur (Emri+Foto)
Aktualitet

E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë regjisori i njohur (Emri+Foto)

21:58 | 24/05/2025
Next Post
Rama: I kam shkruar letër edhe Presidentit Trump

Rama: I kam shkruar letër edhe Presidentit Trump

I mbijetuari i tërmetit, Klajdi Qato: Mendova se i humba shpresat

I mbijetuari i tërmetit, Klajdi Qato: Mendova se i humba shpresat

Basha takim me ekspertët e emergjencave civile për pasojat e tërmetit

Basha takim me ekspertët e emergjencave civile për pasojat e tërmetit

JU REKOMANDOJMË

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

08:28 | 21/05/2025
Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

16:04 | 22/05/2025
”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

22:15 | 23/05/2025
‘Kili’ i kokainës bënte namin në Durrës/ Si kishte ndërtuar laborator droge pranë hotelit të tij

‘Kili’ i kokainës bënte namin në Durrës/ Si kishte ndërtuar laborator droge pranë hotelit të tij

18:58 | 21/05/2025




TË FUNDIT

Po Partia Demokratike çfarë do të bëjë?
Aktualitet

Po Partia Demokratike çfarë do të bëjë?

by mirseda
22:54 | 24/05/2025
0

Spartak Ngjela: Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Saliu paska vendosur të mos bëjë...

Homazhe dhe përcjellje për Artan Lamen, familja njofton datat e ceremonive mortore

Homazhe dhe përcjellje për Artan Lamen, familja njofton datat e ceremonive mortore

22:06 | 24/05/2025
E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë regjisori i njohur (Emri+Foto)

E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë regjisori i njohur (Emri+Foto)

21:58 | 24/05/2025
“Vajza me flamur”, Rama ndan foton e fitueses së “Wanderlust” in Albania 2

“Vajza me flamur”, Rama ndan foton e fitueses së “Wanderlust” in Albania 2

20:39 | 24/05/2025
“E vrau në faqe – Avokati i Selimajt zbulon arsyen tronditëse”

“E vrau në faqe – Avokati i Selimajt zbulon arsyen tronditëse”

20:26 | 24/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com