Kryeministri Rama ka deklaruar sot në Kuvend se do të ketë rritje pagash për mësuesit dhe mjekët. Ai tha se të dy këto profesione do të përballen me një situatë të vështirë këtë vit dhe duhet të respektohet vështirësia e tyre.
“I kemi mundësitë që për mjekët të bëjmë një rritje pagash si asnjëherë më parë në 30 vitet e shkuara duke shprehur një respekt të merituar për ta. Edhe për mësuesit që në këtë kohë do përballen me një vështirësi ekstra për të bërë dy punë, atë të përditshme për mësimdhënie dhe edukimin dhe punën për mbrojtjen e shëndetit të të gjithëve.
Fëmijët janë transmetues dhe çuarja e tyre në shkollë rrit ekspozimin e të gjithëve ne. Në shtëpi fëmijët do të vijnë dhe nuk mund të rrijnë me maska”, tha Rama