Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Rama i bën presion BE-së, i kujton Kinën dhe Rusinë

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Integrimi/Rama “i qahet” BE-së: Një prej familjes tuaj na sulmon

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar nga BE që t’i hapë “derën” Ballkanit Perëndimor, gjatë një fjalimi të mbajtur në Samitin “Western Balkans at a Crossroads”, organizuar nga Friends of Europe në Bruksel.

Ndërsa në të kundërt sipas tij Rusia, Kina dhe Turqia janë të gatshëm t’i afrojnë këto vende, kah vetja e tyre.

“Nuk jam shumë dakord apo tërësisht me miken tonë këtu që përmendi Turqinë, Rusinë, Kinën si vende që s’kanë ç’të ofrojnë. Po, po, kanë shumë të ofrojnë. Rusia për shembull ka një rrugë shumë të lehtë për të ofruar. Harroni shtetin e së drejtës, harroni institucionet, mbaje pushtetin për gjithë jetën dhe nuk është pa interes.

Dhe kanë para që të mund t’i derdhin dhe nuk është se ka ndodhur në ndonjë pyll në Siberi, ka ndodhur në mes të Evropës që qeveria, që Kryeministri gjatë zgjedhjeve u kërcënuan me vdekje dhe Kryeministri gati u vra dhe kjo ndodhi në Malin e Zi, një vend që negocion në BE”, tha Rama.

Kryeministri tha gjithashtu se jo vetëm Kina, por dhe islami radikal nuk duhen injoruar si oferta reale për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor.

“Pra, rreziku është real, është rrezik i pranishëm, siç do thonin kolegët tanë amerikanë. Por që Kina mendon në afat të gjatë, për 20 vite të tjera, ndërkohë që këtu mendojmë për 4 vjet, megjithatë nuk mund të themi që nuk kanë asgjë për të ofruar, dhe ju harruat edhe një forcë tjetër që është islami radikal.

Në rajonin tonë ne jemi shumë etnikë, shumë fetarë, shumëçka dhe tashmë me gjithë këtë shumëllojshmëri ne duam BE.

Në qoftë se BE nuk do të vrapojë, të presë, por të vrapojë të na kapë, atëherë më besoni do të kenë një larmi problemesh të tjera që do të nisin dhe do të jetë shumë herë më e kushtueshme që të martoheni me ne”, tha Rama.

Ai ndërkohë iu përgjigj edhe pyetjes se përse shumë shqiptarë duan të largohen nga vendi, duke sjellë shembullin kroat.

“Vitin e shkuar janë larguar 50 mijë kroatë, por askush nuk flet për këtë,” tha Rama.

Tags: BE-sëbënKinënkujtonpresionramaRusinë

TË LIDHURA

Plas sh*rri mes të rinjve në Bulqizë, konfliktohen edhe familjarët e tyre në komisariat,
Aktualitet

Plas sh*rri mes të rinjve në Bulqizë, konfliktohen edhe familjarët e tyre në komisariat,

08:40 | 11/03/2026
Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat
Aktualitet

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

20:40 | 10/03/2026
Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit
Aktualitet

Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

19:44 | 10/03/2026
Next Post
Firmosi dorëheqjen, rrëfimi tronditës i mjekut të QSUT: As në burg…

Firmosi dorëheqjen, rrëfimi tronditës i mjekut të QSUT: As në burg...

Vëllezërit bëhen “përshesh” me njëri-tjetrin, i gjen belaja që të dy

Vëllezërit bëhen “përshesh” me njëri-tjetrin, i gjen belaja që të dy

Rritet numri i personave me HIV, në Shqipëri 127 raste të reja

Rritet numri i personave me HIV, në Shqipëri 127 raste të reja







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

Plas sh*rri mes të rinjve në Bulqizë, konfliktohen edhe familjarët e tyre në komisariat,
Aktualitet

Plas sh*rri mes të rinjve në Bulqizë, konfliktohen edhe familjarët e tyre në komisariat,

by mirseda
08:40 | 11/03/2026
0

Tre personat janë plagosur me thikë në Bulqizë gjatë një konflikti ku janë përdorur edhe thika. Konflikti...

Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të lejojmë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit

Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të lejojmë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit

20:42 | 10/03/2026
Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

20:40 | 10/03/2026
Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

19:44 | 10/03/2026
Ambasadori britanik takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

Ambasadori britanik takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

19:29 | 10/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com