Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Rama-Basha me dy fytyra në Bruksel, BE e “pafytyrë”  

8 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria
Rama-Basha me dy fytyra në Bruksel, BE e “pafytyrë”  

Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i opozitës, Lulzim Basha kanë treguar sot në kryeqytetin e Bashkimit Evropian, një Shqipëri me dy fytyra; ku në njërën anë të tregon një vend normal që pret t’i hapen negociatat me Bashkimin Evropian. Ndërsa në anën tjetër një Shqipëri të kriminalizuar dhe të kapur nga bandat e drogës, siç e kanë treguar edhe skandalet e fundit qeveritare.

Ajo që qëndron midis të dyjave, është vetë Bashkimi Evropian, të cilit edhe pse trafikantët shqiptarë me ndihmën e politikanëve i kanë dërguar shpesh tonelata me drogë në vendet anëtare, ende nuk ka mbajtur një qëndrim të prerë ndaj Shqipërisë.

I tillë ishte edhe këtë radhë në takimin e zhvilluar mes presidentit të Këshillit Evropian Donald Tusk dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama. Tusk nuk ngurroi të shprehë mbështetjen ndaj qeverisë së kryeministrit Rama, pavarësisht faktit se kjo e fundit është përfshirë nga skandale të shumta, veçanërisht sa i përket trafikut të drogës, ku ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri dyshohet të jetë i përfshirë në kontrabandën e drogës midis Shqipërisë dhe Italisë.

“Jam vërtet i lumtur t’ju shoh këtu, pasi siç e dini jemi në të njëjtën anë. Për mua është vërtet e rëndësishme që të jem me ju dhe me të gjithë miqtë e mi shqiptarë sa më i hapur, i sinqertë dhe pozitiv të jetë e mundur”, u shpreh Tusk. Një qëndrim ky që i ngjan atij të komisionerit për Zgjerimin, Johannes Hahn në vizitën e disa javëve më parë në Shqipëri.

Vetë Rama dukej i entuziazmuar nga qëndrimi i Tusk të cilin e cilësoi si “një ndër mbështetësit më të mëdhenj të përafrimit të mëtejshëm të Ballkanit por dhe të Shqipërisë më Bashkimin Evropian.”

Presidenti i Këshillit Evropian e garantoi Ramën se do ta gjejë gjithmonë një derë hapur në Bruksel dhe se Shqipëria përbën një nga shembujt e rajonit të Ballkanit në realizimin e reformave. Por, Tusk harroi skandalet mbi trafikun e drogës që ka përfshirë qeverinë e kryeministrit Rama që nga nisja e mandatit të parë qeverisës duke kulmuar me dyshimet për përfshirjen e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

 “Keni vetëm miq këtu në Bruksel, ndoshta jo në çdo kryeqytet, por të jeni i bindur që keni këtu në Këshillin Evropian. Mund të jeni të sigurt për mbështetjen tonë për përpjekjet tuaja. Dua të rikonfirmoj se ne e vlerësojmë procesin tuajt të thellë dhe mjaft të guximshëm të reformave. Ju jeni një nga shembujt më të mirë në rajon të kësaj ambicie evropiane dhe të kësaj ëndrre evropiane”, tha Tusk pasditen e sotme në Bruksel.

Megjithatë, nuk mungoi as kreu i opozitës Lulzim Basha që të paraqiste fytyrën tjetër të Shqipërisë për të cilën është po aq përgjegjës sa vetë kryeministri Rama. Sipas Bashës, skandali i trafikut të drogës, çështja Tahiri dhe arratisja e tre ish-oficerëve të policisë të cilët janë shpallur në kërkim kanë krijuar një stepje ndaj Shqipërisë nga ana e Bashkimit Evropian.

“Për fat të keq, ajo që vërej është një stepje e madhe e përfaqësuesve të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian sa i përket Shqipërisë. Në veçanti, shqetësime të mëdha në drejtim të shtetit ligjor, luftës kundër krimit, luftës kundër korrupsionit. Padyshim që episodi Tahiri dhe mbrojtja e tij politike me imunitet parlamentar, si dhe largimi në drejtim të paditur i 3 oficerëve madhorë, pasi ata u vunë nën akuzë dhe u kërkua arrestimi në lidhje me trafikun e drogës, kanë lënë një shije shumë të hidhur”, u shpreh Basha pas takimit me Partitë Popullore Evropiane.

Por, kjo nuk u konstatua aspak nga ana e Presidentit të Këshillit Evropian, Donald Tusk në takimin me kryeministrin Rama. Por, kjo vjen si pasojë e politikës “as mish, as peshk” të vetë Brukselit.

Zyrtarët e Bashkimit Evropian kanë ndjekur një politikë të tillë duke mbajtur në këmbë liderë të korruptuar në Ballkan duke prodhuar atë që quhet “stabilitetokraci” që për hir të qëndrueshmërisë së këtij rajoni iu jep mbështetje autokratëve pavarësisht se kjo cenon në thelb demokracinë. Dhe për pasojë prodhon arritje artificiale në drejtim të integrimit në Bashkimin Evropian.  

Për rrjedhojë edhe sot pamë një Shqipëri me dy fytyra në kryeqytetin e BE-së, ku Shqipëria paraqitet ndryshe në kokën e Ramës, dhe ndryshe në kokën e Bashës dhe  “as mish, as peshk” në qëndrimin e zyrtarëve të Brukselit.

Për sa kohë BE do të vijojë të flasë me gjuhën e drunjtë, Shqipëria do të vazhdojë t’i ngjajë një teatri ku personazhet do ta paraqesin vendin me dy fytyra, ashtu si Rama dhe Basha pasditen e së hënës në Bruksel. TIRANA TODAY

Tags: “pafytyrë”beBrukseldrogady fytyraintegrimiRama-Bashasaimir tahiri

TË LIDHURA

Ambasadorët në Tiranë u takuan me krerët e Drejtësisë, me pjesëmarrjen e Van Horn dhe Gonzatos
Politikë

Ambasadorët në Tiranë u takuan me krerët e Drejtësisë, me pjesëmarrjen e Van Horn dhe Gonzatos

21:31 | 09/09/2025
Shqipëria pa “krahë” në “Air Albania”, në stadium mungon TKZ
Shqipëria

Shqipëria pa “krahë” në “Air Albania”, në stadium mungon TKZ

21:10 | 09/09/2025
Anija luftarake amerikane bën ndalesën e parë në Porto Romano, ambasada e SHBA në Tiranë: Mirëpresim këtë fazë të re në modernizimin ushtarak të Shqipërisë
Politikë

Anija luftarake amerikane bën ndalesën e parë në Porto Romano, ambasada e SHBA në Tiranë: Mirëpresim këtë fazë të re në modernizimin ushtarak të Shqipërisë

20:41 | 09/09/2025
Next Post
Qeveria në ankth, nis skenari për të rrëzuar Haradinajn

Qeveria në ankth, nis skenari për të rrëzuar Haradinajn

Raporti i BB-së/Ballkani shumë larg BE-së, 60 vite pas me nivelin e pagave

Raporti i BB-së/Ballkani shumë larg BE-së, 60 vite pas me nivelin e pagave

Talenti francez/E nisi karrierën me Zidane dhe përfundoi në dy tentativa vetëvrasjeje

Talenti francez/E nisi karrierën me Zidane dhe përfundoi në dy tentativa vetëvrasjeje

JU REKOMANDOJMË

Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

21:17 | 06/09/2025
Bardhi në zi, humb personin e dashur të familjes

Bardhi në zi, humb personin e dashur të familjes

18:02 | 04/09/2025
Zbardhet dëshmia e parë e Ragip Gilës: Objektivi im i vetëm ishte vëllai i Denis Bajroviçit

Zbardhet dëshmia e parë e Ragip Gilës: Objektivi im i vetëm ishte vëllai i Denis Bajroviçit

18:08 | 08/09/2025
Rama: Pa certifikatën e përdorimit, asnjë ndërtim nuk do të lidhë ujë dhe drita

Shtëpitë e shitura pa hipotekë, konfiskohen!

14:57 | 09/09/2025




TË FUNDIT

Ambasadorët në Tiranë u takuan me krerët e Drejtësisë, me pjesëmarrjen e Van Horn dhe Gonzatos
Politikë

Ambasadorët në Tiranë u takuan me krerët e Drejtësisë, me pjesëmarrjen e Van Horn dhe Gonzatos

by mirseda
21:31 | 09/09/2025
0

Ambasadorë të huaj në Tiranë zhvilluan një takim pune me krerët e lartë të institucioneve të drejtësisë....

Festë në “Air Albania”, Shqipëria në avantazh ndaj Letonisë

Festë në “Air Albania”, Shqipëria në avantazh ndaj Letonisë

21:22 | 09/09/2025
Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

21:18 | 09/09/2025
Shqipëria pa “krahë” në “Air Albania”, në stadium mungon TKZ

Shqipëria pa “krahë” në “Air Albania”, në stadium mungon TKZ

21:10 | 09/09/2025
Anija luftarake amerikane bën ndalesën e parë në Porto Romano, ambasada e SHBA në Tiranë: Mirëpresim këtë fazë të re në modernizimin ushtarak të Shqipërisë

Anija luftarake amerikane bën ndalesën e parë në Porto Romano, ambasada e SHBA në Tiranë: Mirëpresim këtë fazë të re në modernizimin ushtarak të Shqipërisë

20:41 | 09/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com