Presidenti Ilir Meta, duke e cilësuar si të pafalshme dhe të papranueshme për çfarë ndodhi në Kakavijë prej 5 ditësh, ia faturon fajin qeverisë shqiptare. Në një konferencë për mediat, Kreu i Shtetit tha se qeveria shqiptare u justifikua duke ia drejtuar gishtin Greqisë, lidhur me radhët e gjata në Kakavijë, ku prisnin në temperatura të larta të moshuar e fëmijë.
“Ditët e fundit jeni tronditur nga situata humanitare që u krijua në Kakavijë. Të moshuar, fëmijë u lanë në kushte teje të vështira.
Kam bashkëpunuar me qeverinë, për të kapërcyer sa më parë situatën e pandemisë në vendin tonë. Situata ka të bëjnë me përgjegjësitë e pa marra nga qeveria shqiptare. Qeveria vë gishtin tek pala greke, por është përgjegjësia e saj të marr përsipër zgjidhjen e situatës.
Përgjegjësia është vetëm mbi qeverinë shqiptare. Situata të tilla ka edhe në kohë normale, sidomos në Kakavijë në muajin gusht. Por në këtë kohë pandemie kërkohej një sensibilizim, që të parandalohej ajo që ndodhi. Radhët e gjata janë të pajustifikueshme. Këto situata cënojnë integritetin e shtetit dhe rrezikojnë shëndetin e njerëzve”, tha Meta.