Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Qytetarët ndalojnë projektin e By Pass-it në zonën e mbrojtur të Gjirokastrës

9 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha

Projekti i ashtuquajtur “By Pass-i i Gjirokastrës” që synonte të lehtësonte qarkullimin e automjeteve në zonën historike dhe kthimin e zonës së Pazarit në pedonale, ka hasur në reagimin e banorëve të këtij qyteti.

Sipas tyre, ky projekt ishte një nga ndërhyrjet më të dhunshme, që mund t’i bëhej qytetit, në zonën e mbrojtur historike.

Projekti ishte një segment rruge që niste nga sheshi i ish-agjencisë së udhëtarëve dhe përfundonte në Ndënkala. Ai nuk u pranua nga banorët e lagjes Pazari i Vjetër, pasi rrezikonte të shembte banesat 300-vjeçare.

Kundërshtimi nisi fillimisht nga 2-3 familje të lagjes “Pazari i Vjetër”, që prekeshin nga ndërtimi i kësaj rruge në zemër të qytetit muze. Me anë të një letre, ata iu drejtuan fillimisht këshillit bashkiak, ditën që ky duhet të miratonte fillimin e punimeve. Këshilli bashkiak dhe kryetarja e bashkisë, Zamira Rami, duke vlerësuar shqetësimin qytetar, i kërkuan zyrtarisht Institutit të Monumenteve të Kulturës të rishikonte edhe një herë projektin për disa elementë që ishin të dyshimtë dhe me risk për të ardhmen e zonës së kështjellës.

Komuniteti i qytetarëve gjirokastritë, të përkrahur dhe mbështetur nga Forumi i Mbrojtjes se Vlerave të Gjirokastrës arritën të fitojnë gjyqin dhe të pezullohen procedurat e ndërtimit të rrugës që rrezikonte seriozisht vlerat monumentale mu në zemër të qytetit muze.

Ministria e Kulturës pranoi ndryshimin e projektit. Sipas saj, projekti i ri do të shmangë kalimin e rrugës nga lagjja Pazari i Vjetër, duke kërkuar mënyra të tjera alternative. Ndërkohë, ky ndryshim i projektit konfirmohet edhe nga kryetarja e Bashkisë, Zamira Rami. Sipas saj, “bypass-i nuk do të ndërtohet në lagjen Pazari i Vjetër, por po studiohet mundësia për zbatimin e një tjetër projekti.”

Engjëll Serjani

 

 

 

TË LIDHURA

Aktualitet

Shtyhet seanca gjyqësore për Fatime Kryemadhin, Ema Çokun dhe Piro Xhixhon. Caktohet data e radhës

12:26 | 08/06/2026
Aktualitet

Të shtëna me armë në Kamëz, një person humb jetën

12:07 | 08/06/2026
Aktualitet

U përplas me një person për motive të dobëta, arrestohet autori i plagosjes së djeshme në Shijak

12:05 | 08/06/2026
Next Post

PROTESTA/ Reagon PD: Policia të mos dalë kundër popullit për Edi Ramën

iPhone 8 pothuajse perfekt, por ka vetëm një problem

Librazhd, një makinë merr flakë në lëvizje. Nuk ka të plagosur  







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Shtyhet seanca gjyqësore për Fatime Kryemadhin, Ema Çokun dhe Piro Xhixhon. Caktohet data e radhës

by mirseda
12:26 | 08/06/2026
0

Është shtyrë seanca gjyqësore ndaj Fatime Kryemadhit, Ema Çokut dhe Piro Xhixhos, për shkak të mungesës së...

Të shtëna me armë në Kamëz, një person humb jetën

12:07 | 08/06/2026

U përplas me një person për motive të dobëta, arrestohet autori i plagosjes së djeshme në Shijak

12:05 | 08/06/2026

LAJMI I FUNDIT/ Plagosje me armë zjarri në Kamëz

11:58 | 08/06/2026

Seanca në GJKKO për dosjen “Partizani”, dëshmon ish-drejtoresha e Sporteve

11:53 | 08/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com