Ahmet Sefa Özkaya
Turqia strategjinë e saj të madhe në vitet e fundit e ka themeluar mbi Mesdheun Lindor. Pra, Turqia drejtimin e saj të madh strategjik për 40-50 vitet e ardhshme e ka kthyer drejt Mesdheut Lindor. Një nga arsyet kryesore për këtë, siç dihet, janë burimet e energjisë. Shumica e këtyre burimeve janë të vendosura nën tabanin e detit rreth ishujve të Qipros dhe Kastellorizo (Meis). Depozitat e naftës, gazit natyror dhe hidrokarbureve, të vlerësuara me vlerë rreth 3 trilionë dollarë, tani janë një nga tre qendrat më të mëdha që bota është përqendruar. Ndërsa tre qendrat kryesore ku do të përqendrohen vendimet e ardhshme politike dhe ato grand strategjike janë: Deti i Kinës Jugore, Arktiku, Mesdheu Lindor.
Dalja nga situata kaotike në Lindjen e Mesme do të jetë i rëndësishëm në masën që do të sigurojë një përfitim të rëndësishëm në dominimin e Mesdheut Lindor. Nëse lufta në Lindjen e Mesme nuk funksionon në Mesdheun Lindor, të paktën një pjesë e përpjekjeve dhe humbjeve do të jenë të shpenzuara më kot.
Pra, çfarë është Mesdheu Lindor për Turqinë? Mesdheu Lindor që nga 2019 nuk është më objektiv strategjik i Turqisë por objektiv grand strategjik. Çështja numër një e rendit të Turqisë duhet të jetë Mesdheu Lindor, ajo duhet të ngrihet dhe të flejë me Mesdheun Lindor. Përse? Sepse qeveritë i ndërtojnë qëllimet e tyre primare mbi pasuritë që do të vazhdojnë ekzistencën e tyre. Një nga elementët kryesorë të këtyre është ekonomia. Në këtë kuptim, zonat e juridiksionit detar të Turqisë në Mesdheun Lindor dhe të drejtat ekonomike që i jep asaj e drejta ndërkombëtare, duhet të jetë axhenda prioritare e Turqisë. Arsyeja pse ne e kemi tërhequr vëmendjen në këtë çështje disa herë më parë do të kuptohet më mirë pas 30-40 vjetësh.
Nëse ne shikojmë në karakteristikat e gjeografisë dhe hidrografisë, Turqia ka disa masa që duhet të marrë bashkë me Qipron turke. Dy më elementet kryesore janë shpallja e Zonës Ekonomike Ekskluzive (ZEE) dhe krijimi i një baze në Qipro. Marrja e masave para fillimit të rrethimit, mund të bëjë parandalimin e parakohshëm kundër sulmit të mundshëm nga pala tjetër përballë. Sulmi i mundshëm do të jetë përmes Zonës Ekonomike Ekskluzive. Ndoshta 5 vjet më vonë, çështja që do të diskutojmë në vitin 2024 do të jetë nëse palët kanë verpruar apo jo herët në çështjen e Zonës Ekonomike Ekskluzive (ZEE), ndërsa ata që nuk kanë mundur t’i hedhin këto hapa do të gjykojnë veten përse kanë vepruar me vonesë. Shpallja e ZEE-së, si një vendim politik do të sigurojë forcimin e dorës tonë në nivelin e grand strategjisë.
Si do të reflektojë përfitimi në nivel politik në grand strategjinë e Turqisë?
Ne më parë kemi thënë se Turqia ka nevojë për të ndërtuar të paktën një bazë në Qipro. Është e qartë se kjo bazë do të ofrojë shumë përparësi për palët e interesit të brendshëm edhe të jashtëm, por edhe kundër konkurrentëve të mundshëm. Baza, sheshi i përbashkët detaro-ajror që do të krijohet në Qipro mund të sigurojë avantazh si një bazë rezervë ajrore nga pikëpamja funksionale për ngritjen e mjeteve dronë pa armatim dhe me armatim (İHA-SİHA) dhe për mjete arjore me krahë të fiksuar “scramble”. Por, për shak se kjo do të jetë brenda rrezes së artilerisë së raketave, duket më e përshtatshme që ky shesh të krijohet si një rezervë, jo si një kryesor.
Turqia, përveç masave parandaluese ushtarake në Qipro dhe Mesdheun Lindor, ne shohim që mund të bëhen edhe më shumë lëvizje të tjera të rëndësishme. Të paktën kështu e ndien pala tjetër përballë. Ministri grek i Mbrojtjes, Evangelos Apostolakis ndaj pyetjeve në lidhje me situatën e Turqisë është përgjigjur se “Meis (Kastellorizo) është shumë i rëndësishëm për ne. Nëse turqit do të kryejnë shpime në Meis, situata nuk do të jetë aspak e mirë […] Mbështetja e vendeve të tilla si Izraeli dhe Egjipti, ku kemi nënshkruar marrëveshje të bashkëpunimit ushtarak, nuk është aktuale; nuk të jep shumë besim. Nëse do të na mbështesin, të na mbështesin tani, ecuria e gjërave nuk është e mirë[…] Tashmë e gjithë Greqia po hyn nën ombrellën e S-400”.
Apostolakis, këto deklarata i ka bërë përballë botës dhe opinionit publik të tij, ndërsa opinionit publikt turk (ku në të vërtetë për faktin se nuk kanë në duar ndonjë as nën mëngë) ai i dërgon mesazhin ku fton në rrugën ligjore. Ai ka thënë “Unë po dërgoj një mesazh në anën tjetër të Egjeut. Ka një rrugë konflikti dhe një rrugë bashkëpunimi. Vija jonë e kuqe në marrëdhëniet tona me Turqinë është respektimi i të drejtës ndërkombëtare”. Ndërkohë rikujtojmë se Apostolakis është shprehur me dhjetëra herë se Turqia mes viteve 2015-2019 ka shkelur dhe ka mundësuar shkeljen e hapësirës ajrrore dhe atë detare e cila është e drejta e sovranitetit të Turqisë, se për vite ka armatosur ishujt ndërkohë që është në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare dhe se ka pushtuar disa ishuj që janë pa status në Egje. Këto, Apostolakis i ka thënë sepse ai si një ish ushtarak dhe shef i shtabit e di mirë që institucioni i emëruar “ligji ndërkombëtar” përmendet kur je i dobët, ndërsa kur je i fortë nuk përmendet. Përderisa ai e ka përmendur atëherë mund ta kuptojmë në çfarë pozicioni ndodhen ata.
Tani ta përmbledhim analizën dhe ta lidhim çështjen tek S-400. Le të përpiqemi të sjellim një shpjegim të qartë dhe t’i rendisim në pika.
Grand strategjia e Turqisë është kthyer me drejtim nga Mesdheu Lindor. Qendra jonë ku jemi përqendruar është Qiproja dhe Ishujt Kastellorizo (Meis).
Elementët e Forcave të Armatosura që është fuqia kombëtare që krijoi këtë strategji, është e vendosur të mos bëjë as edhe tolerimin më të vogël.
Anijet tona të shpimit Fatih dhe Yavuz po kryejnë në mënyrë aktive eksplorimin e burimeve natyrore në Mesdheun Lindor të shoqëruar me platforma detare.
Një aleancë e mundshme kundër të drejtave tona që rrjedhin nga e drejta ndërkombëtare është e destinuar të mbetet si një aleancë në letër pasi nuk mund të shpjegojnë që do të kryejnë deri në momentin e fundit vetëm veprime sa për shfaqe, dhe se kur puna të vijë në kushtet e konfliktit nuk do të mund t’ia shpjegojnë opinioneve të tyre publike se janë përballë “një lufte të re “dhe një lufte të re që nuk i përket atyre”. Po ashtu për shkak se kjo çështje është një çështje vetë-respekti dhe të vetë-mbrojtjeje për Turqinë.
Pavarësisht këtyre, edhe sikur të mos ketë shpallje lufte kundër Turqisë, nëse do të zhvillohet një situatë e faktit të kryer dhe ndërmerret një operacion duke u kënaqur me pak, theksohet se dhe Turqia i ka zhvilluar masat alternative dhe ka marrë sistemin e mbrojtjes ajrore S-400 nga Rusia ku dhe montimi i këtij sistemi do të kryhet së shpejti.
Elementet ajrore që radari i përcaktimit mik-armik (IFF) i sistemit S-400 mund të identifikojë si “armik” dhe mund të vendosë bllokadën e radarit janë SHBA, Izraeli, Egjipti, Greqia, Franca, Qiproja greke dhe të tjerët.
Ministri grek i Mbrojtjes, Apostolakis vetë me gojën e tij ka njoftuar se SHBA-të nuk mund të prishin marrëdhënien e tyre me Turqinë për Greqinë, gjithashtu i ka theksuar se duhet të kenë një sistem të mbrojtjes ajrore të ngjashëm me S-400 në Mesdheun Lindor, por ndër të tjera gjithashtu i ka përmendur që situata ekonomike nuk ia mundëson që të blejnë një sistem të tillë.
Turqia nuk do të heqë dorë nga vendosmëria e saj në Mesdheun Lindor.
Turqia do të forcojë edhe më shumë dorën e saj në aspektin e së drejtës ndërkombëtare kur të shpallë Zonën Ekonomike Ekskluzive (ZEE).
Kur Turqia hap bazën e përbashkët detare-ajrore në Qipro, dora e saj do të forcohet saqë pala qipriote greke të mund të përballet me propozimin për t’u “ulur në tryezë”.
Nëse në Mesdheun Lindor identifikohet një burim natyror dhe fillojnë operacionet e shpimit, do të kuptohet nga opinioni publik se sa i shtrenjtë është ndërtimi i një tubacioni për marrjen e burimit natyror të nxjerrë dhe dërgimin e tij në Egjipt apo Izrael si dhe ndërtimi i një tubacioni tjetër më pas për rikthimin e tij pas depozitimit dhe përpunimit. Në këtë situatë, nuk mund të fshihet më se Turqia ka një prej pozicioneve më të përshtatshme për transportimin e burimit natyror në Evropë.
Kjo e vërtetë e ka treguar veten edhe në ndërrimin e disa hartave në bazën e shtabit të përgjithshëm të SHBA-ve. Në vend të fatkit të kryer duke injoruar Turqinë, mund të shkohet drejt rrugës së bashkëpunimit me Turqinë si dhe bindjen e palëve të tjera për praninë dhe në një mënyrë bindjen e tyre për pozicionin e vendit pritës të Turqisë. Ky do të jetë edhe objektivi që Turqia do të ndjek në këtë destinacion.
Me vendosmërinë politike që Turqia ka, theksohet se ajo do të vazhdojë praninë në Mesdheun Lindor falë personelit të saj të kualifikuar, fuqi kjo e cila mund të përdoret në mënyrën më të përshtatshme në kohë lufte, për grand-strategjinë ushtarake, në gjeopolitikë, fuqinë ushtarake, dhe në kohën luftë-paqe.
Në analizën e fundit, në lidhje e më sipër, uniteti dhe integriteti kombëtar janë ato që do të sigurojnë që Turqia të jetë në krye të vendeve që do të dalin më fitimprurëse nga kjo punë. Pavarësisht nga pikëpamja politike, të gjithë 81 milionë njerëz duhet ta kuptojnë rëndësinë e çështjes së Mesdheut Lindor dhe duhet ta mbrojnë atë në nivel personal dhe në nivel kombëtar. Përndryshe, do të jetë e vështirë të arrihet një rezultat pozitiv edhe nëse të gjithë artikujt e mësipërm janë realizuar. /Agjensia Anadolu