Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Qindra miliona euro për energjinë, Kosova sërish në krizë

8 vjet ago
in Të Gjitha
Qindra miliona euro për energjinë, Kosova sërish në krizë

Qindra miliona euro llogariten investimet që janë realizuar në termocentralet e Korporatës Energjetike të Kosovës, që nga viti 2013 kur edhe është privatizuar rrjeti kosovar i shpërndarjes dhe furnizimit me energji elektrike nga konsorciumi turko-amerikan “Çalik -Limak”.

Vjetërsia e termocentraleve vazhdimisht është përmendur si arsye kryesore e mungesës së këtij produkti që prodhohet në këtë korporatë.

Vetëm nga buxheti vetanak i KEK-ut, pas privatizimit, thuhet se janë investuar 76 milionë euro në dy termocentralet “Kosova A” dhe “Kosova B”.

Skënder Bucolli, zyrtar për informim në Korporatën Energjetike të Kosovës, në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, thotë se në Termocentralin “Kosova B”, investimet janë bërë kryesisht në gjenerator dhe pompat furnizuese me avull.

“Kurse, investime me vlera më të mëdha janë realizuar në Termocentralin ‘Kosova A’, kryesisht në pjesët që kanë pasur për qëllim rritjen e performancës dhe zvogëlimin e ndotjes së ambientit”, thotë Bucolli.

Nuk është vetëm kjo shumë e investimeve që janë bërë në këto termocentrale. Për Radion Evropa e Lirë, më herët nga zyrtarë të KEK-ut, është thënë se që nga viti 2003 e deri në vitin 2016, më shumë se 400 milionë euro janë investuar në këto dy termocentrale, kurse nuk dihet se sa është vlera e donacioneve.

Në anën tjetër, përfaqësues të shoqërisë civile konsiderojnë se që nga përfundimi i luftës janë investuar mbi 1.2 miliardë euro në sektorin e energjisë.Ndotja e ajrit nga termocentralet në afërsi të ObiliqitPërfaqësues të organizatave joqeveritare, ndërkaq, theksojnë se pavarësisht investimeve milionëshe në termocentralet e KEK-ut, përmirësime në terren nuk po vërehen.

Kushtrim Puka, nga Konsorciumi Kosovar i Shoqërisë për Energji (KOSID), thotë për Radion Evropa e Lirë, se në Kosovë ka ende jostabilitet me energji elektrike, por edhe ndotje të ambientit nga termocentralet.

“Vetë problemi i ndotjes së ajrit në Prishtinë, sidomos në komunën e Obiliqit, tregon se nuk është bërë investim i mirëfilltë në këtë drejtim, duke marrë parasysh edhe faktin se termocentralet janë shumë të vjetra”, thotë Puka për Radion Evropa e Lirë.

Pavarësisht investimeve, Termocentrali “Kosova A” që përbëhet nga pesë blloqe, do të mbyllet së funksionuari në vitin 2023, kur pritet të përfundojë dhe vihet në funksion Termocentrali “Kosova e Re”.

Investimet e deritashme në termocentralin “Kosova A”, Kushtrim Puka i quan të gabuara. Ai rikujton se Qeveria e Kosovës ishte zotuar se për shkak të vjetërsisë dhe pamundësisë për t’ia ulur nivelin e ndotjes, në fillim të vitit 2017, do të mbyllet së funksionuari ky termocentral.

Ky ishte zotimi i Qeverisë së Kosovës në Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë së Vjenës dhe Bashkimit Evropian, në kuadër të zbatimit të standardeve të Bashkimit Evropian për emetimin e gazrave.

“Këto investime janë të gabuara, për vetë faktin se një termocentral mbi 30 vjet i vjetër, është dashur të dekomisionohet. Ky ka qenë edhe plani fillestar dhe premtim i qeverive të kaluara që ky termocentral do të mbyllet. Është humbur edhe mbështetja e Komisionit Evropian për procesin e dekomisionimit që mund të kushtojë mbi 50 milionë euro, mjete këto që më vonë do të barten te konsumatorët”, shpjegon Puka.

Ndryshe, pas më shumë se një dekadë përgatitjesh në fund të vitit të kaluar Qeveria e Kosovës ka arritur të nënshkruajë marrëveshjen komerciale më kompaninë amerikane “Contour Global”, për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”.

Ky termocentral, sipas ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, Kosovës i garanton pavarësi energjetike dhe siguri të vazhdueshme me energji elektrike, duke sjellë efekte të mëdha anësore në krijimin e vendeve të punës.

Ndërtimi i këtij termocentrali, që sipas Llukës, kap vlerën prej rreth 1.3 miliard eurosh, do të jetë një katalizator i fuqishëm i zhvillimit ekonomik të vendit. Gjatë fazës së ndërtimit pritet të punësohen rreth 10 mijë persona, kurse pas përfundimit të fazës së ndërtimit, në punë do të mbesin 500 punëtorë.

Tags: energjinëeurokosovamilionanë krizëqindrasërish

TË LIDHURA

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…
Politikë

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Next Post
Ndodh çudia në Gjermani, portieri braktis portën (Video)

Ndodh çudia në Gjermani, portieri braktis portën (Video)

NASA: Hëna ka më shumë ujë sa mendonim

NASA: Hëna ka më shumë ujë sa mendonim

Foto/“Lamtumirë Lorik” edhe në klasiken e futbollit kosovar

Foto/“Lamtumirë Lorik” edhe në klasiken e futbollit kosovar







JU REKOMANDOJMË

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

08:29 | 27/11/2025
Akuzohen për korrupsion, SPAK dërgon për gjykim dy inspektorët e ISHTI dhe një administrator biznesi

Paraqitet në SPAK bashkëshortja e biznesmenit

09:28 | 21/11/2025
Rrezikon 30 vite burg/ Arrestohet në Spanjë shqiptari i kërkuar nga SPAK, në pritje të ekstradimit

LAJMI I FUNDIT/ SPAK regjistron procedim penal ndaj Belinda Ballukut dhe Ceno Klosit

11:38 | 24/11/2025




TË FUNDIT

U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni
Aktualitet

U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni

by mirseda
21:28 | 30/11/2025
0

Të shtëna me armë zjarri u raportuan mbrëmjen e sotme në Elbasan. është ekzekutuar me armë zjarri...

Përmbytjet shkaktojnë katastrofë në Azinë Jugore, rreth 600 viktima përgjatë javës së fundit

Përmbytjet shkaktojnë katastrofë në Azinë Jugore, rreth 600 viktima përgjatë javës së fundit

22:49 | 29/11/2025
Tirana feston “Natën e Bardhë”

Tirana feston “Natën e Bardhë”

21:38 | 29/11/2025
Gazetari që investigoi skandalin e Vuçiç: Ishte organizator i snajperave

Gazetari që investigoi skandalin e Vuçiç: Ishte organizator i snajperave

21:22 | 29/11/2025
U arrestua në Serbi, gjykata e Beogradit lë në paraburgim ish-pjesëtarin e UÇK-së

U arrestua në Serbi, gjykata e Beogradit lë në paraburgim ish-pjesëtarin e UÇK-së

20:53 | 29/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com