Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

Qeveria e Malit të Zi vendos sanksione ndaj Rusisë

4 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant

Pas disa shtyrjeve, Qeveria e Malit të Zi ka miratuar më 8 prill sanksione kundër Rusisë, për shkak të sulmit të paprovokuar kundër Ukrainës. “Sapo është miratuar një paketë masash kufizuese kundër Rusisë! Faleminderit të gjithë ministrave për bashkëpunimin!”, ka thënë zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, përmes një postimi në Twitter.

Pas vendimit për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, institucionet qeveritare duhet të ngrijnë pronat dhe burimet ekonomike të disa shtetasve dhe kompanive ruse në Mal të Zi dhe të ndalojnë punën e mediave qeveritare ruse.

Hapësira ajrore malazeze ishte e mbyllur më parë për avionët rusë, sepse vendimi formal i Qeverisë nuk ishte i nevojshëm për atë vendim.

Për shkak të mungesës zyrtare të kryeministrit Zdravko Krivokapiq, seancën e së premtes e ka drejtuar Abazoviq.

Më 1 mars, Mali i Zi në mënyrë deklarative iu bashkua sanksioneve të miratuara nga Bashkimi Evropian kundër Rusisë, por Qeveria e kryeministrit Zdravko Krivokapiq shmangu marrjen e një vendimi që ato të mund të zbatoheshin në praktikë.

Qeverisë së kryeministrit Zdravko Krivokapiq iu dha votë mosbesimi në fillim të shkurtit të këtij viti dhe deri më tani nuk është zgjedhur kryeministër i ri.

Brenda Qeverisë janë dy rryma të kundërta në mandatin teknik, të drejtuara nga kryeministri Krivokapiq dhe zëvendëskryeministri Abazoviq.

Abazoviq këmbënguli që Qeveria të miratojë një vendim për zbatimin e sanksioneve ndaj qytetarëve rusë që janë në listën e zezë të Bashkimit Evropian, derisa Krivokapiq propozoi formimin e një “trupi koordinues për të monitoruar futjen dhe zbatimin e masave ndërkombëtare për kriza në Ukrainë”.

Në seancat e kaluara të Qeverisë nuk ka pasur përkrahje të mjaftueshme nga ministrat për miratimin e ndonjë propozimi.

Ambasadorja amerikane në Mal të Zi, Judy Rising Reinke e ka përgëzuar Qeverinë e Malit të Zi për marrjen e vendimit për sanksione.

“Bravo! E rëndësishme të shohësh që vendi aleat, Mali i Zi u është bashkuar sanksioneve të Bashkimit Evropian, të cilat janë të krijuara për të zvogëluar aftësitë e Rusisë që të financojë luftën e saj jonjerëzore dhe të paprovokuar ndaj popullsisë së Ukrainës”.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara i kanë bërë vazhdimisht thirrje Malit të Zi që të zyrtarizojë sanksionet kundër Rusisë.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Mal të Zi njoftoi më 7 prill se i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, mori garanci nga kryeministri Krivokapiq se Mali i Zi do të miratonte sanksione.

Më 7 mars, Qeveria e Rusisë e përfshiu Malin e Zi në listën e vendeve të huaja që “kryen veprime armiqësore kundër Rusisë, personave juridikë dhe fizikë rusë”.

Lista përfshin edhe anëtarët e Bashkimit Evropian, përfshirë Slloveninë dhe Kroacinë, si dhe Shtetet e Bashkuara, Australinë, Britaninë e Madhe, Kanadanë dhe të tjerë.

Më 24 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar atë që e konsideron “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në shumë vende të botës. /evropaelire

 

Tags: Dritan Abazoviqmali i zirusisanksione

TË LIDHURA

Rajoni

Antonio Costa i vë kushte Serbisë

14:59 | 04/06/2026
Rajoni

Opozita në Serbi: Vuçiç ka dërguar një aeroplan plot me kriminelë në Mal të Zi

22:23 | 03/06/2026
Rajoni

I dënuar për trafik droge, 47-vjeçari shqiptar arratiset nga burgu Koridhalos në Athinë

11:08 | 02/06/2026
Next Post

Vendimi i Bordit/Ulet çmimi i naftës

Legalizimi i kan*bisit/ Berisha: Te përdoruesit shfaqen psikoza të trurit

Berisha "zbulon" vilën ku u takua Bllako me Ramën para se të arrestohej







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Ambasadori Gonzato në protestën para Kryeministrisë

by mirseda
22:07 | 05/06/2026
0

Në protestën e sotme të qytetarëve para Kryeministrisë ka kaluar edhe ambasadori i delegacionit të BE-së në...

Pas rreth 4 orësh qëndrese para Kryeministrisë, protesta zhvendoset te Sheshi Skënderbej

22:02 | 05/06/2026

Në kërkim për narkotikë, ekstradohen nga Dubai në Tiranë 6 të përfshirë në grupe kriminale

22:01 | 05/06/2026

Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

21:34 | 05/06/2026

“Honxho-bonxhot më flasin për investime”/ Rama shmang kërkesat e protestuesve në Vlorë

21:22 | 05/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com