Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Qeveria e Kosovës vendos hapjen e kufijve me vendet fqinje

6 vjet ago
in Kryesore, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Qeveria e Kosovës vendos hapjen e kufijve me vendet fqinje

Ndonëse shifrat janë në rritje sa i takon të infektuarve dhe viktimave si pasojë e koronavirusit, qeveria e Kosovës ka vendosur hapjen e kufijve me vendet fqinje.

Vendimi është miratuar në mbledhjen e sotme të qeverisë. Qeveria e Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Avdullah Hoti, ka miratuar vendimin për hapjen e kufijve shtetërorë të Republikës së Kosovës me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë.

Njoftimi i plotë i qeverisë:

Qeveria i ka proceduar Kuvendit të Republikës së Kosovës mendimin lidhur me nismën legjislative për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës. Në mendimin e Qeverisë janë përfshirë opinionet e Ministrisë së Financave dhe Departamentit të së Drejtës së BE-së. Sipas proceduarave përkatëse, të gjitha institucionet e lartcekura i kanë përcjellë opinionet dhe deklaratat e tyre sipas fushëveprimit përkatës. Në rrjedhë të kësaj, Qeveria e Republikës së Kosovës e vlerëson nismën legjislative të iniciuar nga deputetët propozues të Kuvendit të Republikës së Kosovës për miratimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për festat zyrtare në Republikën e Kosovës, nëpërmjet së cilës krijohet baza ligjore për shënimin e Ditës së Egjiptianëve më 24 qershor, si ditë memoriale.

Qeveria e konsideron të nevojshme që ky projektligj duhet të plotësohet dhe ndryshohet dhe neni 4 të fshihet në tërësi dhe të riformulohet si në vijim: “Kur ditët e festave zyrtare të cekura në nenin 2 të këtij ligji bien ditën e shtunë ose të diel, nuk do të jenë ditë pushimi ditët pasardhëse të punës”.

Gjithashtu, mendimi i Qeverisë është proceduar në Kuvendin e Republikës së Kosovës edhe për nismën legjislative për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës. Qeveria ka marrë opinionet e Ministrisë së Financave dhe Departamentit të së Drejtës së BE-së të cilat kanë përcjellë opinionet dhe deklaratat e tyre sipas fushëveprimit përkatës të tyre. Qeveria e Republikës së Kosovës e vlerëson nismën legjislative të iniciuar nga deputetët propozues të Kuvendit të Republikës së Kosovës për miratimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës por e konsideron si jo të plotë për të përmirësuar procesin dhe procedurat e organizimit të zgjedhjeve në Kosovë. Qeveria e Kosovës konsideron se kjo nismë legjislative duhet të adresojë të gjitha çështjet që janë identifikuar si parregullsi gjatë monitorimit të proceseve zgjedhore nga organizatat monitoruese ndërkombëtare dhe vendase.

Është miratuar Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim lidhur me Financimin e Programit – Nxitja dhe Levimi i Mundësive për Sigurimin e Ujit. Projektligji synon të ratifikojë marrëveshjen e cila është nënshkruar më 13 korrik 2020 dhe i siguron Kosovës një kredi në shumën prej 25,100,000 euro.

Miratimin e Qeverisë e ka marrë edhe vendimi për Riorganizimin e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik të Kosovës. Sipas vendimit emërtimi ndryshohet në Këshilli Kombëtar për Ekonomi dhe Investime dhe do të përbëhet nga:

  1. Kryeministri, kryesues;
  2. Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit;
  3. Ministri i Tregtisë dhe Industrisë;
  4. Ministrja e Financave;
  5. Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural;
  6. Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale;
  7. Ministri i Arsimit dhe Shkencës;
  8. Ministri i Drejtësisë;
  9. Ministri i Infrastrukturës;
  10. Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës;
  11. Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal
  12. Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës;
  13. Drejtori i Përgjithshëm i Doganave të Kosovës;
  14. Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Investimeve dhe Përkrahjes së Ndërmarrjeve në Kosovë;
  15. Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës;
  16. Udhëheqësi i Zyrës së Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në Kosovë;
  17. Udhëheqësi i Zyrës së Bankës Botërore në Kosovë;
  18. Përfaqësues i Posaçëm i Bashkimit Evropian në Kosovë/Komisionit Evropian;
  19. Ambasada e SHBA-së në Kosovë/USAID;
  20. Kryetari i Bordit apo Drejtori Ekzekutiv e Odës Ekonomike të Kosovës;
  21. Kryetari i Bordit apo Drejtori Ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë;
  22. Kryetari i Bordit apo Drejtori Ekzekutiv i Aleancës Kosovare të Biznesit;
  23. Kryetari i Bordit apo Drejtorja Ekzekutive e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare;
  24. Kryetari i Bordit apo Drejtori Ekzekutiv i Odës së Afarizmit të Kosovës;
  25. Kryetari i Bordit apo Drejtori Ekzekutiv i Këshillit të Investitorëve Evropianë;
  26. Kryetari i Bordit apo Drejtori Ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve Kosovarë;
  27. Kryetari i Bordit apo Drejtori Ekzekutiv i Forumit Ekonomik të Grave;

28.Kryetarja e Bordit apo Drejtorja Ekzekutive e Dhomës Ekonomike të Grave të Kosovës-G7

  1. Kryetari i Bordit apo Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Përpunuesve të Drurit;
  2. Kryetari i Bordit apo Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës.

Qeveria ka miratuar vendimin për mbulimin e primit të policës së sigurimit kufitar për të gjithë bashkatdhetarët dhe të huajt që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës. Qeveria do të subvencionojë policën e sigurimit një mujorë të lëshuar brenda periudhës 01.08.2020 – 31.12.2020. Me po këtë vendim është themeluar Grupi punues ndërinstitucional për ndërmarrjen e masave të duhura dhe përgatitjen e kushteve për aplikim në kartonin e gjelbër.

Në mbledhjen e sotme kabineti qeveritar ka miratuar Raportin për nivelin e ekzekutimit të projekteve të financuara nga huamarrja ndërkombëtare. Sipas Raportit, gjendja e borxhit publik në datën 30 qershor 2020 ishte 1 miliard e treqind e katërmbëdhjetë milionë e njëqind e njëzetmijë euro, prej të cilave 426.62 milionë 137 euro janë borxh ndërkombëtar, ndërsa 884.51 milionë borxh i brendshëm. Kjo përbën 18.17 për qind të Bruto Prodhimit Vendor.

Është miratuar edhe vendimi për hapjen e kufijve shtetërorë të Republikës së Kosovës me Republikën e Shqipërisë, Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe me Republikën e Serbisë.

Është shqyrtuar dhe miratuar edhe Koncept dokumentit për themelimin e Agjencisë për Integrim Evropian në kuadër të Zyrës së Kryeministrit. Koncept Dokumenti analizon situatën e krijuar pas riorganizimit të Qeverisë së Kosovës dhe shuarjes së Ministrisë së Integrimeve Evropiane. Duke vlerësuar se procesi i integrimeve evropiane për shtetin e Kosovës është jetik dhe duke pasur parasysh nevojën e koordinimit të zbatimit të marrëveshjeve të Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian, rekomandohet organizimi i Agjencionit për Integrime Evropiane.

Edhe Koncept dokumenti për sëmundjet ngjitëse ka marrë miratimin e Qeverisë në mbledhjen e sotme. Ky koncept rekomandon plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit aktual për sëmundjet ngjitëse, me të cilat do të mundësojë një menaxhim të drejtë të sëmundjeve ngjitëse nga ana e profesionistëve shëndetësorë, përfshirë edhe parandalimin, zvogëlimin e rrezikut dhe të përhapjes si dhe trajtimin e adekuat të sëmundjeve ngjitëse. Plotësim ndryshimet do të mundësojnë edhe themelimin e organeve koordinuese për menaxhimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse në republikën e Kosovës.

Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar edhe vendimin për aprovimin e kritereve për financim të projekteve të komunave nga programi komunal për zhvillim të infrastrukturës socio ekonomike. Financimet do të bazohen në këto kritere: Së paku një takim publik i mbajtur me qytetarë gjatë vitit 2019 (vlerësohet me 20 pikë); Së paku 10 mbledhje të mbajtura nga kuvendet komunale gjatë viti 2019 (vlerësohen me 20 pikë); Funksionimi i komiteteve te përhershme në komunë (vlerësohet me 20 pikë); Realizimi i Buxhetit për vitin 2019, në minimum prej 50 për qind (vlerësohet me 20 pikë); Vlerësimi i ligjshmërisë së akteve të jetë në harmoni të plotë me legjislacionin në fuqi (vlerësohet më 20 pikë. Komunat që realizojnë mbi 60% të kritereve përzgjidhen si konkurrentë potenciale për përfitimin e fondeve, ndërsa projekt propozimet duhet të jenë projekte kapitale dhe infrastrukturore deri në shumën prej 50 mijë euro.

Me vendimin e aprovuar nga Qeveria e Kosovës, është autorizuar Ministri i Shëndetësisë që të bëjë plotësim – ndryshimin e Udhëzimit Administrativ për Organizimin, strukturën, përcaktimin e shërbimeve dhe veprimtarisë së Institucioneve të Kujdesit Parësor Shëndetësor duke tejkaluar procedurat që përcaktohen me Rregulloren e Punës së Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Rregulloren për Shërbimin Ligjor Qeveritar. Plotësim ndryshimet do t’u mundësonin institucioneve të kujdesit parësor shëndetësor në Kosovë të testojnë për prani të antigjeneve të SARS-CoV 2 ose të antitrupave ndaj SARS-CoV 2.

Tags: Avdullah Hotikoronavirusqeveria e Kosoves

TË LIDHURA

Zjarri përfshin kodrat në fshatin Somotinë në Pogradec, era favorizon përhapjen e flakëve
Aktualitet

Zjarri përfshin kodrat në fshatin Somotinë në Pogradec, era favorizon përhapjen e flakëve

19:30 | 17/03/2026
Nisin zjarret në Bulqizë, flakët përfshijnë zonën e Krajkës
Aktualitet

Nisin zjarret në Bulqizë, flakët përfshijnë zonën e Krajkës

17:13 | 17/03/2026
Autoboti i UKT përplas për vdekje gruan në Tiranë, zbardhen pamjet
Aktualitet

Autoboti i UKT përplas për vdekje gruan në Tiranë, zbardhen pamjet

16:56 | 17/03/2026
Next Post
Person i rrezikshëm, policia i nxjerr foton dhe kërkon ndihmën e qytetarëve

Person i rrezikshëm, policia i nxjerr foton dhe kërkon ndihmën e qytetarëve

Murrizi nuk përmbahet, shan me ‘fjalor rruge’

Murrizi thirrje Ramës, Lleshajt dhe Majkos: Ndërhyni menjëherë, skandaloze radha në Kakavijë

Alternime kthjellimesh dhe vranësira, mësoni si do të jetë moti për këtë fundjavë

Alternime kthjellimesh dhe vranësira, mësoni si do të jetë moti për këtë fundjavë







JU REKOMANDOJMË

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

21:19 | 11/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Egli Tako në një romancë të re me ish-banorin e Big Brother?

Egli Tako në një romancë të re me ish-banorin e Big Brother?

20:33 | 11/03/2026




TË FUNDIT

GJKKO kalon për gjykim dosjen ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit
Aktualitet

GJKKO kalon për gjykim dosjen ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

by mirseda
11:30 | 18/03/2026
0

Gjyqtarja Irena Gjoka ka rrëzuar të gjitha kërkesat e të pandehurve për pavlefshmëri dhe papërdorshmëri të provave....

Ambasada e Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe me njoftim të rëndësishëm për qytetarët

Ambasada e Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe me njoftim të rëndësishëm për qytetarët

10:37 | 18/03/2026
Eliminimi i Gimbos nga gara për çmimin e madh, Kryemadhi flet për BBVpara seancës paraprake

Eliminimi i Gimbos nga gara për çmimin e madh, Kryemadhi flet për BBVpara seancës paraprake

10:31 | 18/03/2026
Aksident në Lushnjë, makina përplas 43-vjeçarin që lëvizte me biçikletë

Aksident në Lushnjë, makina përplas 43-vjeçarin që lëvizte me biçikletë

09:30 | 18/03/2026
Bulqizë/ Dogjën 7 dynymë tokë me bimësi, e pësojnë 2 persona

Bulqizë/ Dogjën 7 dynymë tokë me bimësi, e pësojnë 2 persona

09:22 | 18/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com