Policia ka arrestuar një 66-vjeçar nga Tirana me inicialet B.F., pasi dy qentë e tij kanë kafshuar, duke i shkaktuar dëme të konsiderueshme në trup një 66-vjeçareje. Gruaja e sulmuar nga qentë është jashtë rrezikut për jetën, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2., bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. F., 66 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Braktisja e kafshës së shoqërimit”, pasi ky shtetas ka braktisur dy qentë e tij (Pitbull), të cilët më pas kanë sulmuar shtetasen S. Gj., 66 vjeçe, e cila është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, raporton policia.