Policia e Shtetit njofton se ka vënë në pranga dy të rinj, pasi ata dyshohet si autorë të një ngjarje të ndodhur në shtator të vitit të kaluar. Sipas bluve të Korçës, dy të rinjtë qëlluan me armë zjarri në drejtim të një banese në pronësi të shtetasit Juxhin Kulla.
Për ngjarjen është arrestuar Klajdi Asllani 24 vjeç dhe Denis Sulejmani. Materialet i kanë kaluar prokurorisë për veprime të mëtejshme.