Për shkaqe ende të paqarta, mjeti i një 29-vjeçari me inicialet I.B., është qëlluar me armë zjarri tip pistoletë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:45, në lagjen nr.4 Durrës.
Durrës
Më datë 15.10.2019, rreth orës 00:45, në lagjen nr.4 Durrës është qëlluar me armë zjarri tip pistoletë mjeti tip “Volswagen”, i parkuar, në pronësi të shtetasit I.B., 29 vjeç, banues në Durrës.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Materialet u referuan ne Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.