jojobetjojobet girişjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

PZAP së shpejti me vendim për rinumërimin e votave

6 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
PZAP së shpejti me vendim për rinumërimin e votave

Në kohën kur numërimi i votave ka tejkaluar shifrën prej 99%, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate, po kërkojnë rinumërimin e të gjitha votave, në nivel vendi. Në Panelin për Ankesa dhe Parashtresa është thënë se në një afat ligjor prej 72 orësh, do të dilet me një vendim në lidhje me kërkesat e disa subjekteve politike për rinumërimin e votave.

Në bazë të rezultatit aktual, pas numërimit të mbi 99% të të gjitha votave, Lëvizja Vetëvendosje është e para me 25.51 për qind, e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 24.82 për qind, pastaj Partia Demokratike e Kosovës me 21,21 për qind, koalicioni AAK-PSD me 11.58 për qind dhe Lista Serbe me 6.62 për qind. Por, duke pretenduar se ka disa probleme teknike, PDK dhe LDK po kërkojnë kthimin e procesit të numërimit në pikën zero.

Ilir Gashi, anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga Partia Demokratike e Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë se rinumërimi i votave duhet të ndodh për faktin se formularët dhe disa vota të partive nuk janë shkruar në formularët përkatës. “Realisht ne kemi kërkuar të numërohen votat e PDK-së, sepse votat tona në të gjithë formularët e vendvotimeve janë bartur te një parti tjetër”, tha Gashi. Gashi tha se për shkak të këtij gabimi nuk mund të shkruhet saktë rezultati përfundimtar. Edhe zyrtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se kanë kërkuar rinumërimin komplet të votave, pasi dyshohet në gabime të ndryshme.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, tha për Radion Evropa e Lirë se për të qenë në rregull në aspektin juridik, rinumërimi i votave është i domosdoshëm.
“Kemi kërkuar rinumërim sepse ka qenë një problem teknik që i atribuohet KQZ-së lidhur me procesverbalet e numërimit të votave. Një parti e listuar dhe pjesëmarrëse në garë nuk ka figuruar fare në listë. Ky problem duhet të zbardhet deri në fund për të parë pastaj se si kanë dalur procesverbalet dhe a ka rregullshmëri në renditjen e partive dhe numrave”, tha Haziri.

Haziri ka shprehur bindjen e tij se edhe nëse ndodh rinumërimi i votave nuk do të ketë ndryshim të rezultatit aktual. “Nuk presim që do të ketë impakt [ndikim] në rezultat, por do të ketë vetëm legjitimitet të procesit”, tha Haziri. Kurse, në Lëvizjen Vetëvendosje thonë se mbështetësit e këtij subjekti politik duhet të jenë të qetë, pavarësisht kërkesave për rinumërim të votave.

“Qëndroni të qetë, mos u shqetësoni. Ne kemi personat përgjegjës që janë gardianët e vullnetit të qytetarëve. Padyshim subjektet që nuk kanë marrë mbështetjen nga qytetarët, tentojnë të gjejnë shpëtim nga rinumërimi”, ka shkruar Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje. Të dielën, më 6 tetor, në Kosovë u mbajtën zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Bazuar në raportimet nga vëzhguesit vendorë dhe ata ndërkombëtarë, procesi kaloi qetë dhe ishte në harmoni me standardet demokratike. /REL

Tags: pzaprinumerimvendimvota

TË LIDHURA

S’iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar, shqiptari manovra të frikshme me makinë pas arratisë.
Rajoni

S’iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar, shqiptari manovra të frikshme me makinë pas arratisë.

16:15 | 21/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Autoriteti i Mediave detyron katër televizionet të fikin sinjalin analog

Autoriteti i Mediave detyron katër televizionet të fikin sinjalin analog

Letra e ministreve shqiptare për deputetët e Holandës: Këtë betejë nuk mund ta fitojmë dot vetëm

Letra e ministreve shqiptare për deputetët e Holandës: Këtë betejë nuk mund ta fitojmë dot vetëm

“Jam tifoz i Interit, kam lindur zikaltër”, trajneri i ri i Milanit tërbon tifozat kuqezi

“Jam tifoz i Interit, kam lindur zikaltër”, trajneri i ri i Milanit tërbon tifozat kuqezi







JU REKOMANDOJMË

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026




TË FUNDIT

Plan grabitjeje me armë ndaj furgonit me para, arrestohen 14 persona, mes tyre 3 shqiptarë
Aktualitet

Plan grabitjeje me armë ndaj furgonit me para, arrestohen 14 persona, mes tyre 3 shqiptarë

by mirseda
22:38 | 21/03/2026
0

Policia italiane ka ndarë detaje nga operacioni kundër një bande të armatosur, me të cilën iu desh...

Trump: “Jam i lumtur që vdiq”, deklaratë e fortë për ish-drejtorin e FBI-së

Trump: “Jam i lumtur që vdiq”, deklaratë e fortë për ish-drejtorin e FBI-së

22:36 | 21/03/2026
E rëndë në Kosovë/ 49-vjeçari ekzekutohet me armë nga i vëllai, arrestohet autori

E rëndë në Kosovë/ 49-vjeçari ekzekutohet me armë nga i vëllai, arrestohet autori

22:34 | 21/03/2026
Inflacion rekord në Iran, del kartëmonedha 10 mln rialë me vlerë 7 dollarë

Inflacion rekord në Iran, del kartëmonedha 10 mln rialë me vlerë 7 dollarë

22:32 | 21/03/2026
Irani shënjestron jugun e Izraelit, 40 persona plagosen në qytetin që mban objektin bërthamor

Irani shënjestron jugun e Izraelit, 40 persona plagosen në qytetin që mban objektin bërthamor

22:30 | 21/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com