Futboll

“Jam tifoz i Interit, kam lindur zikaltër”, trajneri i ri i Milanit tërbon tifozat kuqezi


               Publikuar në : 15:47 - 08/10/19 Enno

Trajneri aktual i skuadrës së Milanit, Marko Xhampaolo, do t’i lërë vendin në pankinën kuqezi, ish-trajnerit të Interit, Stefano Pioli. Por pavarësisht se në Itali ky është një fakt i kryer, lajmi nuk është bërë zyrtar akoma.

Mirëpo tifozët e Milanit duken të pakënaqur me zgjedhjen e trajnerit. Ata kanë shpërthyer plot zemërim në rrjetet sociale, duke publikuar meme tallëse me hashtagun #Pioliout (Pioli jashtë).

Përveç kësaj, tifozët kuqezi kanë risjellë në vëmendje një intervistë të trajnerit Pioli në vitin 2016, kohë në të cilën ai drejtonte klubin e Interit.

“Jam tifoz i Interit. Familja ime është e gjitha interiste. Pastaj, profesioni im më mori diku tjetër, por besimi im është këtu. Jam rritur me korin “me Bekalosin dhe Pasinaton do fitojmë kampionatin”, deklaronte Pioli në vitin 2016.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT