Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Putinistët që klithin për rrezikun rus

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Anulimi i zgjedhjeve, gafa e pafalshme e Ilir Metës

Nga: Andi Bushati

Të gjitha nismat e Edi Ramës për ti shpallur luftë ariut rus janë një përpjekje për të maskuar thelbin putinian të regjimit të tij.

Kështu ka ndodhur edhe këtë radhë kur socialistët po dorëzojnë një rezolutë në parlamentin e kontrolluar prej tyre kundër ndikimit të Moskës në zgjedhje dhe në media.

Është pak të thuash se një nismë e tillë duket qesharake në një vend ku pro amerikanizmi dhe dëshira për Evropën kanë trajtat e dogmës religjioze që nuk vihet në diskutim.

Është absurde të pretendosh se në një mjedis ku mund të etiketohesh si anti amerikan, qoftë edhe po nuk re dakord me një politikë të një administrate të caktuar, apo qoftë po përqeshe një deklaratë të ambasadës lokale; pra, në një ambient ku edhe po shtrove pyetjen naive: “a është destinacioni ynë i pakthyeshëm Brukseli”, të shohin si UFO, s’ka shans të zërë rrënjë fara e mbjellë nga Moska.

Duhet thënë troç: Në Shqipëri, ndryshe nga shumë vende të rajonit tonë, nuk ka shkaqe për alarm nga rreziku rus.

Por, fakti është se tre katër vitet e fundit pushteti po e bën këtë lojë sa herë gjendet në vështirësi.

Ajo filloi të artikulohet më me forcë që kur opozita ndërmori aksionin e fortë me ngritjen e çadrës.

Ajo u shpu në absurd, kur propaganda e Rilindjes, në vend që të merrej me shkeljen apo jo të ligjit për financimin e partive nga Lulzim Basha, për të paguar lobistët e tij në Uashington, krijonte tymnajën e njerëzve të Kremlinit, që fshiheshin pas llogarive off shore.

Skema qe gjithnjë naive. Zakonisht gjendej ndonjë reporter palaço i ndonjë televizioni kombëtar, i cili pa fakte apo prova raportonte për shqetësimin e shërbimit sekret për rrezikun rus, dhe pastaj pandehma e hedhur në treg i shtrohej Ramës në formën e pyetjes, duke i lënë kryeministrit mundësinë të aludonte se dihet që Moska nuk e do zgjerimin e NATO-s dhe BE.

Në raste të tjera, debati hapej pas sjelljes prej servili të zellshëm apo aleati të bindur, që Tirana zyrtare tregon ndaj vendeve të mëdha perëndimore. Rasti flagrant i agjentit të dyfishtë rus, Sergey Skripal, i cili u helmua në Londër së bashku me bijën e tij, u shoqërua me dëbime masive diplomatësh nga Shba, Anglia, Kanadaja e disa vende të BE. Pas nuk mbeti as qeveria Rama, e cila zbuloi dy agjentë të rrezikshëm rusë në Tiranë.

Episodi më grotesk është ai i momentit kur pas djegies së mandateve të opozitës në kuvend, PS organizoi një fushatë masive dorëzimi tesrash të anëtarëve të LSI-së. Dhe teksti që u ishte shkruar në zyrat e Rilindjes, atyre derdimenëve barkderre e kokëtrashë, që i ishin bashkuar Ilirit e Monikës për të bërë ndonjë plaçkë, qe: “po largohemi nga LSI, se ajo i shërben interesave ruse”.

Mjaftojnë këto raste për të kuptuar se sa banale është retorika me frikën e rrezikut rus në Tiranë. Kjo çështje shpesh herë serioze dhe me peshë për vendet tona fqinje, këtu është banalizuar në një thashethem kafenesh për politikat e ditës.

Dhe natyrisht ajo ka arsyen e saj. E cila ndryshe nga sa është thënë, nuk ka të bëjë as vetëm me demonizimin e opozitës dhe as vetëm me një shantazh të butë që Tirana mund ti bëjë aleatëve të saj perëndimorë.

Mbi të gjitha ajo po përdoret për të maskuar modelin e pushtetit që po ushtrohet në Tiranë. Mjafton të lexosh tekstin e projekt rezolutës të paraqitur në kuvend për të kuptuar më shumë.

Aty në disa paragrafë me radhë theksohet se ndërhyrja ruse rrezikon të polarizojë opinionin, të shtojë gjuhën e urrejtjes, të minojë demokracinë, të zbehë besimin në proceset demokratike,  të dëmtojë liritë e të drejtat e njeriut, e kështu me radhë.

Po ti analizosh ato, janë të gjitha karakteristika që i prekim përditë, e që të bëjnë të mendosh se virusi i Moskës, tashmë e paska infektuar krejtësisht qeverisjen e Tiranës.

Në fakt ato janë shenja të regjimeve iliberale kudo në Evropë. Pikërisht të atyre regjimeve nga Budapesti në Varshavë, që dhunojnë opozitën, nëpërkëmbin drejtësinë, akumulojnë pushtetin ekonomik dhe ndrydhin atë mediatik. Janë pikërisht këto vende të ish lindjes komuniste, që ngjajnë sot më shumë me modelin putinian të drejtimit, sesa me shembujt që na vijnë nga perëndimi.

Në krahasimin mes dy tipologjive, ajo që ka bërë Rama në Shqipëri i ngjan më shumë të parës sesa së dytës.

Por, ndryshe nga Orbani, apo Kazinski kryeministri ynë trembet ta shprehë hapur këtë. Ai do të shfaqet 100% pro perëndimor.

Për këtë ai bën rezoluta ku bërtet që mos prekemi nga virusi rus. Për këtë ai propagandon rrezikun që vjen nga Moska.

Në këtë kuptim, ai i ngjan hajdutit që klith: kapeni hajdutin.

Prandaj sa herë e dëgjojmë Edi Ramën ti shpallë luftë ariut rus duhet të shohim pas saj, një përpjekje për të maskuar thelbin putinian të regjimit të tij.

Tags: ANDI BUSHATIkomentputinistetrrezikurus

TË LIDHURA

E shoqëruar nga policia, mbërrin Mirlinda Karçanaj në Prokurinë e Posaçme
Aktualitet

E shoqëruar nga policia, mbërrin Mirlinda Karçanaj në Prokurinë e Posaçme

11:48 | 18/12/2025
Endrit Shabani u betua sot si Avokat i Popullit,PD mbledh firmat për ta çuar çështjen në Kushtetuese
Politikë

Endrit Shabani u betua sot si Avokat i Popullit,PD mbledh firmat për ta çuar çështjen në Kushtetuese

11:43 | 18/12/2025
Tensionet në Kuvend, Balla ironizon PD: Kur protesta s’ka pjesëmarrje, i vënë zjarrin Kuvendit
Politikë

Tensionet në Kuvend, Balla ironizon PD: Kur protesta s’ka pjesëmarrje, i vënë zjarrin Kuvendit

11:33 | 18/12/2025
Next Post
Vodafone Albania sjell eksperiencën e parë 5G në Shqipëri

Vodafone Albania sjell eksperiencën e parë 5G në Shqipëri

Ndau burrin se rrahu anëtaren e KPK, Elizabeta Imeraj: Nuk më kanë treguar

Ndau burrin se rrahu anëtaren e KPK, Elizabeta Imeraj: Nuk më kanë treguar

Alarm për bombë tek ambasada çeke, Policia e Tiranës rrethon zonën

Alarm për bombë tek ambasada çeke, Policia e Tiranës rrethon zonën







JU REKOMANDOJMË

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

18:09 | 16/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

09:06 | 16/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

Detaje të reja nga aksioni i SPAK, biznesmeni Gerond Meçe u mor peng për t’u tërhequr nga gara

11:13 | 16/12/2025




TË FUNDIT

Orban: Përdorimi i aseteve ruse, ide budallaqe, nuk ka mbështetje
Bota

Orban: Përdorimi i aseteve ruse, ide budallaqe, nuk ka mbështetje

by mirseda
12:11 | 18/12/2025
0

“Garanci për çfarë? Ideja është plotësisht budallaqe: ka dy vende në luftë, nuk është BE-ja, janë Rusia...

E shoqëruar nga policia, mbërrin Mirlinda Karçanaj në Prokurinë e Posaçme

E shoqëruar nga policia, mbërrin Mirlinda Karçanaj në Prokurinë e Posaçme

11:48 | 18/12/2025
Endrit Shabani u betua sot si Avokat i Popullit,PD mbledh firmat për ta çuar çështjen në Kushtetuese

Endrit Shabani u betua sot si Avokat i Popullit,PD mbledh firmat për ta çuar çështjen në Kushtetuese

11:43 | 18/12/2025
Tensionet në Kuvend, Balla ironizon PD: Kur protesta s’ka pjesëmarrje, i vënë zjarrin Kuvendit

Tensionet në Kuvend, Balla ironizon PD: Kur protesta s’ka pjesëmarrje, i vënë zjarrin Kuvendit

11:33 | 18/12/2025
Shkelje e barazisë në tendera, krerët e KESH dhe ARRSH paraqiten në GJKKO

Shkelje e barazisë në tendera, krerët e KESH dhe ARRSH paraqiten në GJKKO

11:21 | 18/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com