Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Putin po e fiton luftën hibride të Rusisë kundër Amerikës

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Putin po e fiton luftën hibride të Rusisë kundër Amerikës

Nga David R.Shedd&Ivana Stradner “National Riview”

Megjithëse konfliktet ushtarake tradicionale midis fuqive të mëdha, duket se janë jashtë mode – së bashku me shpalljet zyrtare të luftës – Rusia ka zhvilluar prej vitesh një luftë të heshtur, “hibride” kundër Shteteve të Bashkuara. Synimi i presidentit rus Vladimir Putin:të ndikojë mbi mendjet e amerikanëve.

Kristofer Krebs, drejtori i shkarkuar së fundmi i Agjencisë së Sigurisë Kibernetike dhe Infrastrukturës së SHBA (CISA), deklaroi pas Ditës së Zgjedhjeve, se nuk kishte “asnjë provë që ndonjë kundërshtar i huaj, ishte i aftë të pengonte amerikanët të votonin apo të ndryshonin rezultatin”.

Ai e humbi thelbin e problemit. Çështja reale nuk është se armiqtë tanë po përpiqen t’i pengojnë amerikanët të votojnë, megjithëse edhe kjo është sigurisht shumë shqetësuese. Putini ka më pak të ngjarë të kënaqet me një fitore të secilit kandidat presidencial, sesa të fërkojë duart nga fakti që rezultatet e zgjedhjeve po diskutohen në shumë shtete, me shumë padi ligjore që janë depozituar para gjykatësve.

Bazuar në provat e vitit 2016, përpjekjet ruse për të ndërhyrë në listat e votuesve, dhe për të promovuar manipulimin e votës,nuk mund të neglizhohen. Por në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, qëllimi kryesor i Putinit nuk ishte as të dëmtonte Bajdenit,dhe as të ndihmonte Trumpin.

Sot ne mund të konstatojmë se synimi i tij kryesor, ishte të polarizonte vendin, dhe të mbillte mosbesim dhe kaos social, për të minuar besimin e amerikanëve tek njëri-tjetri, por edhe në procesin e tyre demokratik. Një Amerikë e polarizuar dhe e përçarë, do ta ndihmonte Putinin t’i jepte fund dominimit amerikan të një botë unipolare, dhe ta nxirrte në skenë Rusinë si një fuqi globale.

Operativët rusë kanë përdorur strategji të vjetra sovjetike, për të shfrytëzuar ndarjen racore, dhe për të nxitur protesta në SHBA, përmes përhapjes së keq-informimeve mbi padrejtësisë racore në Amerikë.

Për shembull, Kremlini ka qenë i suksesshëm në infiltrimin e tij si tek grupime nacionaliste të bardha, ashtu edhe tek grupet e lëvizjes “Black Live Matters”. Brenda grupeve të tilla, Rusia nxit retorikën e dhunës, duke bërë që shumë republikanë dhe demokratë të vënë në dyshim besimin e tyre tek institucionet demokratike në vend.

Përballë kësaj lufte, reagimi nga Departamenti i Drejtësisë dhe zyrtarët amerikanë të zbatimit të ligjit, ka qenë i zbehtë. Deri më tani, SHBA ka vendosur sanksione ndaj 4 agjentëve rusë, të njohur për përpjekjet e tyre për manipulimin e zgjedhjeve, dhe ka ngritur akuza ndaj një qendre ruse të njohur si “Agjencia e Kërkimit të Internetit”për një “komplot kriminal për të mashtruar Shtetet e Bashkuara” (lidhur me ndikimin mbi zgjedhje).

Pavarësisht nga këto raste, është më se e qartë se Putini po e fiton luftën hibride të Rusisë kundër SHBA-së. Kjo pasi amerikanët nuk po e kuptojnë se si manipulohen nga Moska .Një nga vështirësitë kryesore në luftimin e ndikimit të lig rus, buron nga kuptimet divergjente të luftës hibride.

Rusia e konsideron luftën hibride një formë konflikti, që përfshin përdorime strategjike të operacioneve ekonomike, diplomatike dhe të ndikimit, së bashku me përdorimin e forcave ushtarake dhe ato të spiunazhit. Ndërkohë SHBA-ja e mendon luftën hibride si veprime apo taktika të përdorura para një lufte konvencionale.

Ndërsa Uashingtoni mendon se po e administron agresionin para konfliktit, Moska e cilëson tashmë veten në mesin e një beteje strategjike, të maskuar si agresion konkurrues. Që nga zgjedhjet e vitit 2016, agjencitë amerikane të inteligjencës, kanë paralajmëruar vazhdimisht mbi kërcënimet ndaj zgjedhjeve amerikane nga shtete të huaja siç është Rusia.

Një Vlerësim i Komunitetit të Inteligjencës në vitin 2017, e vinte theksin tek përpjekjet e shteteve të huaja për të “ndryshuar politikat e SHBA-së, shtuar mosmarrëveshjet. . . dhe minuar besimin e popullit amerikan tek procesi demokratik”.

Në vitin 2018, NBC News raportoi se inteligjenca amerikane kishte dëshmi thelbësore, se operativët e mbështetur nga Rusia, goditën me sukses sistemet e regjistrimit të votuesve në të 50 shtetet, përpara zgjedhjeve të vitit 2016. Kohët e fundit, Bill Evanina, që drejton Qendrën Kombëtare të Kundërzbulimit dhe Sigurisë, zbuloi se Rusia përdori metoda të ndryshme për të “denigruar ish-zëvendëspresidentin Bajden”.

Uashingtoni duhet të jetë i qartë mbi operacionet hibride të luftës së Kremlinit, dhe duhet të nisë të parashikojë qëllimet e Putinit, si dhe të identifikojë mënyrat për të mbrojtur pikat e dobëta të SHBA. Për më tepër, Amerika duhet t’i kundërvihet sulmeve kibernetike ruse dhe shpërndarjes së lajmeve të rreme.

Burimi i lajmit: https://www.nationalreview.com/2020/12/putin-is-winning-russias-hybrid-war-against-america

Përshtatur nga TIRANA TODAY

TË LIDHURA

Kamberi në SHBA: Po advokojmë për çështjen e Luginës së Preshevës
Bota

Kamberi në SHBA: Po advokojmë për çështjen e Luginës së Preshevës

20:20 | 23/10/2025
Shefi i OBSH: Asnjë ulje e urisë që nga armëpushimi në Gaza
Bota

Shefi i OBSH: Asnjë ulje e urisë që nga armëpushimi në Gaza

20:14 | 23/10/2025
Emisari Sorensen: Dialogu Kosovë-Serbi po avancon
Bota

Emisari Sorensen: Dialogu Kosovë-Serbi po avancon

20:12 | 23/10/2025
Next Post
”Plas gjaku” në protestë, FNSH-ja dhunon protestuesin

''Plas gjaku'' në protestë, FNSH-ja dhunon protestuesin

”Hiqini armët”/ Regjisori Budina përlotet para punonjësve të policisë

''Hiqini armët''/ Regjisori Budina përlotet para punonjësve të policisë

Fauci nuk beson se pandemia ka dalë nga laboratorët e Kinës

Vaksina anti-covid, Fauci paralajmëron: Kujdes, ka një efekt të rrallë anësor







JU REKOMANDOJMË

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
“Kishte 3 vjet që nuk luante 3 ndeshje radhazi”, trajneri i Torinos i del në krah Asllanit

“Kishte 3 vjet që nuk luante 3 ndeshje radhazi”, trajneri i Torinos i del në krah Asllanit

22:03 | 18/10/2025




TË FUNDIT

Kamberi në SHBA: Po advokojmë për çështjen e Luginës së Preshevës
Bota

Kamberi në SHBA: Po advokojmë për çështjen e Luginës së Preshevës

by mirseda
20:20 | 23/10/2025
0

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë dhe kryetar i Partisë për Veprim Demokratik (PVD), Shaip Kamberi, po...

Shefi i OBSH: Asnjë ulje e urisë që nga armëpushimi në Gaza

Shefi i OBSH: Asnjë ulje e urisë që nga armëpushimi në Gaza

20:14 | 23/10/2025
Emisari Sorensen: Dialogu Kosovë-Serbi po avancon

Emisari Sorensen: Dialogu Kosovë-Serbi po avancon

20:12 | 23/10/2025
Dy avionët ushtarakë rusë hyjnë në hapësirën e NATO-s! Aleanca mobilizon mbrojtjen mbi Lituani

Dy avionët ushtarakë rusë hyjnë në hapësirën e NATO-s! Aleanca mobilizon mbrojtjen mbi Lituani

20:11 | 23/10/2025
Dyshohet se spiunonin për llogari të Rusisë, arrestohen 3 persona në Mbretërinë e Bashkuar

Dyshohet se spiunonin për llogari të Rusisë, arrestohen 3 persona në Mbretërinë e Bashkuar

19:10 | 23/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com