E premte, 15 Janar, 2021
6 C
Tirana

”Plas gjaku” në protestë, FNSH-ja dhunon protestuesin

Efektivët e FNSH-së kanë dhunuar një protestues i cili ndodhej përballë kryeministrisë. Siç shihet edhe në pamje, ai është i mbuluar në gjak tek koka, për shkak të dhunës dhe goditjeve që ka marrë.

Ndërkohë, disa efektivë e kanë rrethuar të dhunuarin dhe e mbajnë nga krahët, për ta shoqëruar në rajonin e policisë.

Dita e dytë e protestës për vrasjen e 25-vjeçarit, Klodian Rasha u shoqërua me dhunë dhe përplasje midis protestuesve dhe forcave të policisë.

Kjo detyroi Ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshajn që të japë dorëheqjen e parevokueshme nga posti.

Klodian Rasha u ekzekutua këtë të martë, më 8 dhjetor. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Laprakës në kryeqytet, pasi i riu kishte dalë orët e para të mëngjesit jashtë banesës së tij, duke thyer orën policore.

Policia shprehet se Rasha ka kërcënuar efektivin e policisë, ndaj ai ka qëlluar në kushtet e vetëmbrojtjes dhe në errësirë. Por, ndryshe thonë familjarët dhe fqinjët të cilët shprehen se rruga është me ndriçim dhe i riu nuk mbante asnjëherë armë me vete.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Vetë e bëri vaksinën, Rama ua pret shkurt deputetëve

Kryeministri Rama deklaroi në konferencën me gazetarët se asnjë ministër, deputet dhe drejtor që nuk është mbi 75 vjeç, nuk do të jetë i...

Bien infektimet, Kosova lehtësohen masat anti-Covid

Gjatë ditëve të fundit është vënë re një situatë diku më e përmirësuar në Kosovë, si pasojë e koronavirusit vdekjeprurës. Teksa numri i të...

I dogjën makinën, ja kush ishte ‘shënjestra’

Një automjet tip "BMW X5" u përfshi nga flakët mëngjesin e sotëm në lagjen 15 në Durrës, duke u djegur plotësisht në pjesën e...

Rama i sigurtë për fitoren, bën bilancin para zgjedhjeve

Në një konferencë për mediat, kryeministri Rama u ndal tek përmbytjet në vend, duke thënë që jemi përmisuar në krahasim me vitet e kaluara....

Dëborë dhe ngrica, temperaturat në minus për nesër

Sot pasdite (e premte, dt. 15) dhe nesër (e shtunë, dt. 16) priten reshje të dobëta në qarqet e jugut, ndërsa në pjesën tjetër...