E premte, 22 Janar, 2021
10 C
Tirana

”Hiqini armët”/ Regjisori Budina përlotet para punonjësve të policisë

Regjisori i njohur, Robert Budina mes britmave dhe zërit që i ngashërehej, ka shpërthyer në akuza ndaj Policisë së Shtetit dhe sjelljes së saj.

Në prani të kamerave, ai i është drejtuar policëve që qëndronin para tij, pasi këta të fundit e kishin shtyrë, ndërsa ai tha se nuk mund të silleshin kështu me një intelektual.

“Kam që në ‘90 që rri në rrugë. Ça i kemi bërë ne këtyre njerëzve?! Më shihni të armatosur?! Si mund të vijë polici dhe të më thotë ‘ik’?! A keni vëllezër? Motra? Prej jush e kam çuar fëmijën jashtë shtetit se nuk jeton dot këtu. Ça turpi jeni! Ku i keni armët? Si më shtyni? Ku e gjeni kurajon?! Hiqe atë armë dhe trego se je qytetar. T’ju vijë turp. S’mund të gjuani. Kam 4 vjet që ne do të fitojmë me kulturë. Ju detyruat njerëzit të gjuajnë me gurë, të gjuajnë me armë, të kthehen në dhunues.”, tha Budina i përlotur.

Dita e dytë e protestës për vrasjen e 25-vjeçarit, Klodian Rasha u shoqërua me dhunë dhe përplasje midis protestuesve dhe forcave të policisë.

Kjo detyroi Ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshajn që të japë dorëheqjen e parevokueshme nga posti.

Klodian Rasha u ekzekutua këtë të martë, më 8 dhjetor. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Laprakës në kryeqytet, pasi i riu kishte dalë orët e para të mëngjesit jashtë banesës së tij, duke thyer orën policore.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Krizë totale, Liverpooli humbet ndaj modestëve të Anglisë

Liverpooli është në krizë totale! Ekipi i Jurgen Klopp u mposht në shtëpi nga modestët e Burnleyt me rezultatin 0-1 duke lënë 3 pikë...

Vrasja e Aleks Nikës, Balla: Predha u dëmtua qëllimisht me urdhër të Berishës

10 vite pas vrasjes së katër protestueve në vrasjen e 21 janari të vitit 2019, Policia e Tiranës ka kërkuar ditën e sotme rifillimin...

Gazetarët po rrezikohen nga gjuha e partive politike

Një sondazh i bërë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare nga RTV Dukagjini ka nxitur dy partitë politike, Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Partinë Demokratike...

Deputeti i PS: Isha 2 m larg Aleks Nikës në 21 janar, e pashë se kush e vrau

Deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni ka bërë një deklaratë të fortë, ku është shprehur se ka qenë shumë afër me Aleks Veizin në...

Sondazhi/ PS do të fitonte zgjedhjet nëse do të mbaheshin sot

Nëse zgjedhjet parlamentare të 25 prillit do të zhvilloheshin sot, një sondazh i Euronews Albania në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze MRB, zbuloi se 41.8...