Teksa Rruga e Arbërit po merr formë, ka përfunduar ndërtimi i urës Fshat. Lajmin e ka bër të ditur kyeminsitri Edi Rama, përmes një videoje të postuar në rrjetet sociale.
Rama shprehet se ura 157 metra e lartë është më e larta në Shqipëri, dhe një nga më të lartat në rajon.
Sipas tij, me përfundimin e kësaj ure dhe me ndihmën e bajpasit të Murrizit, tanimë i gjithë aksi i rrugës së Arbrit është i lidhur
”RRUGA ARBËRIT, Ura Fshat. Ja edhe ura më e lartë në Shqipëri (157 m) dhe një nga më të lartat në rajon! Për këtë vepër shumë komplekse u desh të hapen fillimisht, tuneli 3 dhe 4, që pastaj të ngriheshin themelet e saj.
Me përfundimin e kësaj ure dhe me ndihmën e bajpasit të Murrizit, tanimë i gjithë aksi i rrugës së Arbrit është i lidhur. Edhe pak durim dhe ëndrra 100 vjeçare e dibranëve do të jetë realitet i prekshëm nga të gjithë.’’, shkruan Rama në rrjetin social, Facebook.