Vaksinimi, Manastirliu: Kemi kryer më shumë se 155 mijë injektime

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka bërë me dije shifrën e të injektuave me vaksinat anti-covid gjatë ditës së sotme.

Manastirliu informoi se sot janë injektuar 16617 doza, duke e çuar totalin në 155 mijë.

Nuk do të ndalemi me fushatën #ShqipëriaBuzëqesh, derisa qytetari i fundit të jetë vaksinuar. Më shumë se 155 mijë vaksinime anticovid,”-shkruan ministrja në rrjetin social, Facebook.

Deri më tani, në vendin tonë janë injektuar 4 lloj vaksinash; ato të Pfizer që janë përdorur vetëm për bluzat e bardha; ndërsa Astrazeneca; SputnikV dhe Sinopharm janë përdorur tek të moshuarit, mësuesit e pedagogët.