Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Punësim në Gjermani? Ambasada nxjerr njoftimin e rëndësishëm

6 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Punësim në Gjermani? Ambasada nxjerr njoftimin e rëndësishëm

Me anë të një postimi në faqen e saj në facebook, Ambasada Gjermane ka nxjerr kushtet dhe ligjin e ri për punësim në Gjermani, i cili hynë fuqi në mars 2020.

Me anë të postimit, ambasada sqaron se të gjithë ata që duan të punojnë në Gjermani duhet t’i përshtaten rregullave të reja për emigrimin e fuqisë punëtore të kualifikuar.

Sipas ambasadës, kjo është një mundësi e mirë për punëkërkuesit e kualfikuar që nuk janë pjesë e BE-së si Shqipëria.

 

Postimi:

Çfarë është ligji rreth imigrimit të fuqisë punëtore të kualifikuar dhe çfarë ka ndryshuar?

Ligji rreth imigrimit të fuqisë punëtore të kualifikuar u mundëson punonjësve të kualifikuar në arsim profesional nga shtete jashtë Bashkimit Evropian (Shtete të Treta) të emigrojnë në të ardhmen në drejtim të Gjermanisë. Nuk do të ketë më kufizime në profesionet me mungesa. Përcaktimet ligjore ekzistuese për punonjës të kualifikuar me diplomë të shkollës së lartë vazhdojnë të mbeten të vlefshme. Sido që të jetë për hyrjen në Gjermani me qëllim nisjen e një marrëdhënieje punësimi apo kërkimin e një vendi pune do të vazhdojë të jetë e nevojshme pajisja me vizë, për të cilën duhet të aplikoni pranë Ambasadës Gjermane.

 

Kur hyn në fuqi Ligji rreth imigrimit të fuqisë punëtore të kualifikuar?

Ligji rreth imigrimit të fuqisë punëtore të kualifikuar hyn në fuqi që prej datës 1 mars 2020.

 

Kush konsiderohet si fuqi punëtore e kualifikuar sipas ligjit të ri?

Si fuqi punëtore e kualifikuar konsiderohen të diplomuarit në universitete si dhe personat me një kualifikim në arsimin profesional. Ju mund të ushtroni si fuqi punëtore e kualifikuar një profesion, për të cilin keni marrë më parë kualifikimin përkatës jashtë vendit. Kusht për të dyja grupet është që ky kualifikim i huaj të njihet në Gjermani nga zyra përkatëse. Një diplomë profesionale konsiderohet zakonisht si e kualifikuar, nëse në Gjermani ajo do të merrej pas një periudhe të paktën dy-vjeçare të arsimit profesional.

Rregulla shtesë do të aplikohen në rastin e punonjësve me moshë më të madhe se 45 vjeç. Nëse qëllimi i ardhjes suaj në Gjermani juaj është punësimi, atëherë duhet që të paraqisni një kontratë pune me një pagë minimale të caktuar ose dëshminë për një siguracion pensioni të përshtatshëm.

Specialistët e IT-së, në kushte të caktuara , mund të gjejnë akses në tregun e punës edhe pa një diplomë formale. Për persona me një kualifikim profesional të pamjaftueshëm ligji nuk ofron mundësi të reja aksesi në tregun e punës në Gjermani.

 

Ç’duhet të bëj që të mund të punoj si punonjës i kualifikuar në Gjermani?

E rëndësishme është që ju fillimisht të bëni njohjen zyrtare të kualifikimit tuaj të huaj nga autoritetet përgjegjëse në Gjermani. Informacione të mëtejshme rreth procedures së njohjes së diplomës i gjeni në linkun: https://ëëë.anerkennung-in-deutschland.de/html/de/

Sapo të merrni njoftimin zyrtar për njohjen e kualifikimit dhe keni një ofertë konkrete për një vend pune në Gjermani, mund të aplikoni si fuqi punëtore e kualifikuar për vizë, në mënyrë që të vini në Gjermani dhe të ushtroni veprimtarinë profesionale për të cilën jeni kualifikuar. Nëse autoritetet gjermane e kanë njohur kualifikimin vetëm pjesërisht, ju mund të aplikoni për vizë me qëllim kualifikimi në Gjermani. Në kushte të veçanta është e mundur, që të jeni në marrëdhënie pune edhe gjatë periudhës së kualifikimit.

 

Kush është subjekt i ligjit të ri?

Udhëtimi në Gjermani për të kërkuar një vend pune do t’u mundësohet në të ardhmen edhe punonjësve me kualifikim në arsimin profesional. Kusht për këtë janë njohuritë e gjuhës gjermane si dhe sigurimi i mjeteve të jetesës në Gjermani. Mundësitë e qëndrimit në Gjermani për qëllime kualifikimi po përmirësohen.

 

Çdo të thotë kjo konkretisht për procedurën e aplikimit për vizë pranë Ambasadës Gjermane?

Ambasada do të vërë në dispozicion në kohën e duhur, përpara hyrjes në fuqi të Ligjit rreth imigrimit të fuqisë punëtore të kualifikuar, orare për aplikuesit që janë subjekte të këtij ligji, me qëllim që procedurat e vizës të zhvillohen në mënyrë të kënaqëshme për të gjitha palët. Gjithashtu në momentin e duhur Ambasada do të vërë në dispozicion edhe fletët përkatëse të informacionit.

Duke qenë se koha e trajtimit të kërkesave për njohjen zyrtare të kualifikimeve profesionale në Gjermani shkon deri në disa muaj ju rekomandojmë që të nisni me këto procedura që tani (gjithsesi përpara se të nisni procedurën e vizës).

Tags: gjermaniligji ripunesim

TË LIDHURA

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Nder, sfidë dhe Përgjegjësi!
Politikë

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Nder, sfidë dhe Përgjegjësi!

20:49 | 06/12/2025
Aksident në Qafën e Koshovicës në Fier, përplasen dy automjete, pamje nga vendngjarja
Aktualitet

Aksident në Qafën e Koshovicës në Fier, përplasen dy automjete, pamje nga vendngjarja

20:02 | 06/12/2025
Botërori/ Shqipëria e nis në Meksikë në 04:00 – kalendari i mundshëm i ndeshjeve
Shqipëria

Botërori/ Shqipëria e nis në Meksikë në 04:00 – kalendari i mundshëm i ndeshjeve

19:30 | 06/12/2025
Next Post
Ç’po ndodh me Trump/ Nis një fazë e re hetimesh

Ç’po ndodh me Trump/ Nis një fazë e re hetimesh

Betimi i Vorpsit te noterja, Bardhi: E kanë detyruar

Betimi i Vorpsit te noterja, Bardhi: E kanë detyruar

“Valbona u përzu nga shtëpia”, Gjyshi i Alvinit zbulon anën tjetër të historisë

"Valbona u përzu nga shtëpia", Gjyshi i Alvinit zbulon anën tjetër të historisë







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni

U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni

21:28 | 30/11/2025




TË FUNDIT

Masakër në Afrikën e Jugut/ 11 të vrarë, mes tyre një fëmijë 3 vjeç
Bota

Masakër në Afrikën e Jugut/ 11 të vrarë, mes tyre një fëmijë 3 vjeç

by mirseda
22:05 | 06/12/2025
0

Të paktën 11 persona, përfshirë një fëmijë 3-vjeçar, u vranë dhe 14 të tjerë u plagosën në...

Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

21:51 | 06/12/2025
Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Nder, sfidë dhe Përgjegjësi!

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Nder, sfidë dhe Përgjegjësi!

20:49 | 06/12/2025
Tragjedi në Kretë/ Gjendet varka e fundosur, 18 emigrantë humbin jetën

Tragjedi në Kretë/ Gjendet varka e fundosur, 18 emigrantë humbin jetën

20:28 | 06/12/2025
Aksident në Qafën e Koshovicës në Fier, përplasen dy automjete, pamje nga vendngjarja

Aksident në Qafën e Koshovicës në Fier, përplasen dy automjete, pamje nga vendngjarja

20:02 | 06/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com