PSG dhe Manchester City kanë luksin ta mbyllin fazën e grupeve në Champions League me të gjitha ndeshjet të fituara. Për parisienët do të ishte hera e dytë në histori që mbanin këtë rekord që nga viti i largët 1994-95, kur në majën e sulmit të tyre qëndronte legjenda George Weah. Ndërsa për anglezët do të ishte hera e parë në histori dhe këtë mundësi do t’iu jepte tekniku spanjoll Guardiola, i cili ka ndërtuar një klub me të vërtetë të fortë. Këtë rekord e kanë arritur këto skuadra: Milan, Spartak Moskow, Barcelona, Real Madrid dhe PSG.
Të dy ekipet janë në pronësi të miliarderëve arabë dhe janë shpenzuar shumë para në vitet e fundit për të ndërtuar një ekip dinjitoz për të konkurruar gjigantët e futbollit Europian në kompeticionin më të rëndësishëm të futbollit si ç’është Champions League. PSG ka shënuar një rekord edhe në blerjen më të shtrenjtë në histori, që është kalimi i yllit brazilian Neymar nga Barcelona tek parisienët për vlerën 222 milion euro. Por jo vetëm kaq pasi edhe për Mbappe ata do të paguajnë një shifër tjetër stratosferike prej 180 milion eurosh. Por në rast se yjet parisienë do të arrijnë të triumfojnë në Champions League, atëherë këto shpenzime do të jenë të justifikuara. Deri tani paraqitjet e tyre janë mjaft dinjitoze dhe të bëjnë të besosh se do të arrijnë shumë lart këtë sezon.
Manchester City- E nisi këtë fazë grupesh duke mposhtur Feynoordin në Holandë me rezultatin 4-0, me protagonistë Agueron, Jesus dhe dy herë qendërmbrojtësi Stones. Ndërsa ndeshja e dytë e vuri përballë Shaktas Donetsk, të cilët i mposhtën me shumë vështirësi në “Etihat Stadium”, me rezultat 2-0 ku golat u shënuan nga De Bruyne dhe Sterling ë pjesën e dytë. Më pas cityzen do të kishin dy përballje mjaft delikatë de të zhjarrta përballë Napolit, që ka treguar këtë vit një formë mjaft të lartë. Por pa problem edhe në këto sfida, pasi djemtë e Guardiolas arritën të triumfonin 2-1 në Angli dhe 4-2 në ‘San Paoli”. Sfida e pestë do ta vendoste sërisht përballë Feynoord, por këtë herë anglezët e kishin siguruar kualifikimin dhe u mjaftuan me një gol të Sterling në minutat e fundit për ta fituar ndeshjen. Ndeshja e fundit do ti vejë përballë Shaktari, një ndeshje mjaft e vështirë për “qytetarët”, pasi Shaktar o ti duhet të fitojë me çdo kusht për të vazhduar ëndrrën Champions League. Nga ana tjetër një fitore e Cityt do ta fuste në historinë e ekipeve që i ka mbyllur të gjitha ndeshjet e fazës në grupe me fitore, por do ti jepte një mundësi edhe Napolit për të vazhduar më tej.
PSG- Një start i fuqishëm për parisienët të cilët mposhtin Celtic me rezultatin e thellë 5-0 në Skoci, për tu pasuar nga ajo ndeshje që bëri shumë bujë deri në shkarkimin e trajnerit Ancelotti. PSG mposht “Parc des Princes” bavarezët me rezultatin 3-0, në momentin që gjermanët shiheshin si favoritët për të triumfuar në këtë Champions League, por edhe pas shumë deklaratave të bavarezëve që “nuk luajnë paratë futboll”. Më pas do të vinin dy ndeshjet me belgët e Anderlecht, ku të dyja fitohen nga PSG me një rezultat të përgjithshëm 9-0. Ndërsa në ndeshjen e fundit parisienët kanë shpërfytyruar skocezët e Celtic me rezultatin 7-1, duke dhuruar një show të vërtetë në fushë nga yjet si Neymar, Cavani dhe Mbappe. Ndeshja e fundit skuadra e Emery do të zhvillohet në Gjermani, përballë Bayer Munich, ku bavarezët do të kërkojnë hakmarrjen e asaj disfate që bëri shumë bujë në kampin gjerman, ndërsa parisienët kërkojnë ta mbyllin fazën e grupeve me të gjitha ndeshjet fitore. Fakt i frikshëm për Parisin në këtë fazë grupesh është se janë ndëshkuar vetëm me një gol dhe kanë arritur të shënojnë 24 të tillë, statistika që e konfirmojnë si sulmin më të mirë në Europë.
AC Milan – 1992/93
Klubi i parë që i fitoi të gjitha ndeshjet në grup në Champions League ishte Milani. Kuqezinjtë e arritën një gjë të tillë në edicionin 1992/93 të Championsit. Formati i atëhershëm kishte vetëm dy grupe me nga katër ekipe secila, dhe fituesit e dy grupeve do të përballeshin në finale. Ekipi i Milanit, që kishte në përbërje Marco Van Basten, Frank Rijkaard dhe Jean-Pierre Papin do të dominonte në fazën e grupeve, duke shënuar 11 gola dhe duke pësuar vetëm një. Ekipi i drejtuar nga trajneri Fabio Capello e nisi dominimin në San Siro, duke fituar thellë 4-0 ndaj Goteborg. Legjenda braziliane Romario ishte i vetmi futbollist që arriti të shënonte në portën e mbrojtur nga Sebastiano Rossi, në ndeshjen që Milani fitoi 2-1 ndaj PSV Eindhovenit. Milani mposhti edhe dy herë Porton me rezultatin minimal 1-0, përpara se të fitonte sërish ndaj Goteborgut dhe PSV-së.
Paris Saint-Germain – 1994/95
PSG do të bëhej ekipi i dytë që do arrinte të merrte pikë të plota në fazën e grupeve të Championsit, falë ecurisë së tyre në sezonin 1994/1995. Falë një sulmuesi si George Weah, parisienët dominuan grupin ku ndodheshin Spartaku i Moskës, Dinamo e Kievit dhe Bayern Munich. Bavarezët nuk do të arrinin të shënonin asnjë gol ndaj PSG-së në të dy takimet, teksa ekipi francez do të shënonte 12 gola në gjashtë ndeshje. Ekipi i Weah ishte favorit për të fituar veprimtarinë pasi arritën të mposhtnin me rezultat të përgjithshëm 3-2 ekipin e Barcelonës në çerekfinale. Por në gjysmëfinale ata u ndalën nga kampionët në fuqi të Milanit. Një gol në minutat shtesë nga Zvonimir Boban i dha italianëve fitoren në “Parc des Princes”, para se goli i Dejan Savicevic të vuloste gjithçka në ndeshjen e kthimit në “San Siro”. Milani do të humbiste më pas në finale ndaj Ajaksit të Amsterdamit, pas golit të shënuar nga Patrick Kluivert.
Spartak Moscow – 1995/96
Surpriza më e madhe në këtë listë është Spartaku i Moskës, të cilët arritën të fitonin të gjashtë ndeshjet në sezonin 1995-1996 duke dominuar grupin ku luanin edhe kampionët e Anglisë, Blackburn Rovers. Goli i Sergei Yuran i dha fitoren rusëve në Angli, teksa në ndeshjen e kthimit ata arritën të fitonin bindshëm 3-0 ndaj Blackburnit të Alan Shearerit. Ekipi i Spartakut do të shënonte 15 herë gjatë fazës së grupeve dhe në çerekfinale do të përballej me francezët e Nantes, të cilët çuditërisht do ti eliminonin kampionët e Rusisë falë fitores me rezultatin e përgjithshëm 4-2. Ekipi rus do të fionte më pas pesë herë titullin kampion në Rusi.
Barcelona – 2002/03
Sezoni 2002/03 i Champions League ishte me dy faza grupesh dhe Barcelona do ti fitonte të gjashta ndeshjet në fazën e parë. Një ekip me emra si Patrick Kluivert, Javier Saviola dhe trajnerin aktual të katalanasve, Luis Enrique arriti të fitonte ndeshjen hapëse 3-2 ndaj Club Brugge, teksa të njëjtën gjë do të bënte edhe ndaj Lokomotivës së Moskës dhe Galatasaray-t. Të tri ekipet do të humbnin edhe në ndeshjet e kthimit ndaj katalanasve, të cilët në fazën e dytë të grupit iu afruan rekordit të përkryer duke fituar 5 nga 6 ndeshjet që zhvilluan. Më pas Barça do të eliminohej në çerekfinale nga Juventusi. Goli në kohën shtesë nga Marcelo Zalayeta do ti jepte kualifikimin bardhezinjve për në gjysmëfinale. Juventusi do të eliminonte edhe Real Madridin dhe më pas do të humbte në finale ndaj Milanit, pas gjuajtjeve të 11-metërshave.
Real Madrid – 2011/12 dhe 2014/15
Nuk është surprizë që ekipi më i suksesshëm në Europë nuk ka pasur vetëm një rekord të plotë pikësh gjatë fazave të grupeve, teksa “Los Blancos” e kanë arritur këtë gjë plot dy herë. Megjithatë në asnjë nga të dy rastet Reali nuk arriti të fionte trofeun. Hera e parë ishte në sezonin 2011-2012 kur “Los Blancos dominuan grupin ku bënin pjesë Lyon, Ajax-i dhe Dinamo Zagrebit, duke shënuar 19 gola dhe duke e mbyllur me plot 10 pikë avantazh ndaj ekipit të vendit të 2-të, Lyonit. Në fazën e ardhshme Reali do të eliminonte CSKA-në e Moskës, por në gjysmëfinale do të gjendeshin përballë Bayernit të Mynihut nga ku do të eliminoheshin pas gjuajtjeve të 11 metërshave, teksa të dy ndeshjet do të përfundonin me nga një fitore 2-1 për secilin ekip.
Reali ishte kampion në fuqi në sezonin 2014-2015 dhe e nisën fazën e grupeve duke marrë maksimumin e pikëve nga një grup ku bënin pjesë edhe Liverpool, Basel dhe Ludogorets. Baseli i vendit të dytë arriti të merrte vetëm 7 pikë krahasuar me 18 pikët që koleksionuan “Los Blancos”. Në 1/8-at Schalke do të arrinte të merrte një fitore surprizuese në Madrid, por Reali do të kualifikohej për në çerekfinale, ku do të përballej me Atleticon e Madridit. Ekipi i drejtuar nga Carlo Ancelotti arriti të fitonte përballjen e dyfishte me “kushërinjtë”, por aventurës së tyre do ti vinte fundi në gjysmëfinale, ku Juventusi do të arrinte ti eliminonte duke fituar 2-1 në “Juventus Stadium” dhe duke barazuar më pas 1-1 në Madrid. TIRANA TODAY