Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Pse vrasin shqiptarët

8 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, TT
Pse vrasin shqiptarët

Për hir të së vërtetës dhuna ndaj vajzave, ndaj grave ndaj nënave është një dukuri shumë problematike. Unë mendoj se nuk është rastësore por është rrjedhojë e bashkëndikimit të shumë faktorëve.

Shoqëria shqiptare po përjeton një periudhë tronditjeje psikologjike të rëndë. Kjo periudhë për mua ka filluar që në vitin 1997 dhe është agravuar. Shoqëria shqiptare tani përjeton një periudhë anarkie ku autoriteti i institucioneve shtetërore dhe autoriteti titullarëve kryesor të institucioneve është dobësuar shumë.

Kjo reflektohet te aktet e dhunës brenda familjes dhe në shoqëri në tërësi. Janë vrarë shumë vajza, gra nëna në përjashtim me çdo traditë të shoqërisë shqiptare. Në kanunet shqiptare të shoqërisë tradicionale gratë kanë pasur status shumë të mbrojtur. Kanë qenë shumë të nderuara shumë të respektuara. Vetëm bashkëshorti mund ta vriste gruan në kushte flagrance, në asnjë rrethanë tjetër nuk e vriste dot. Por gjithçka ndryshoi me shqiptarët në vitin 1997.

Në atë vit shqiptarët pësuan një shok të madh psikologjik. Deri në atë vit shoqëria shqiptare ishte shumë optimiste për zhvillimet demokratike dhe ekonomike të tregut. Aty pësuan zhgënjim të madh shumë shqiptarë, aty filloj një rënie e madhe shkallës së optimizmit i cili u kthye në pesimizëm problematik.

Me keqardhje them që shoqëria shqiptare sot është pak e njohur. Linja korrupsioni, linja krimi kanë prekur shumë element të shoqërisë shqiptare. Dhe shumë vështirë të gjykosh modelin e sjelljes së shqiptarëve sot sepse nuk dihet se cili është faktori kryesor që ata i nxit i motivon që të kryejnë veprime të caktuara agresive madje edhe ndaj familjarëve.

Me keqardhje them që dhuna në familje, krimi në familje kanë qenë problematike sepse akte të tilla e shpërbejnë të gjithë familjen. Këto qëndrime këto veprime, këto modele sjellje shumë të rënda kanë rrjedhoja problematike për periudha shumë të gjata kohe.

Në qoftë se vritet një nga prindërit nga prindi tjetër, në shumicën e rasteve vriten gratë nga burrat e tyre, fëmijët e këtyre dy prindërve, njëri viktimë dhe tjetri agresor këta fëmijë janë viktima, madje dhe vetë agresori shndërrohet në viktimë.

Me kalimin e kohës ai do të kuptojë që ka bërë një krim shumë të rëndë dhe atij nuk i duhet më gjë jeta. Media shpesh kërkon që të prononcohen njerëz që kanë kryer krime për një kohë shumë të shkurtër.

Unë mendoj se nga pikëpamja metodologjike është e gabuar kjo gjë. Ata duhen lënë që një pjesë të mirë të kohës të kujtojnë se çfarë kanë bërë. Unë jam interesuar ndaj luftës partizane dhe ndaj reagimeve në situate të tilla kur u plagoseshin shokët. Më kanë treguar plot raste partizanët ose të afërmit e tyre që ishin në formacion në marshim në front lufte dhe plagoseshin por nuk e dinin se kush është plagosur nga tensioni i madh i luftës.

Ky tension i madh shpirtëror që shoqëron një person kur kryen një krim ky bën që ai për ca kohë se kupton. Me kalimin e kohës ai e kupton atë dhe një pjesë e tyre jetojnë fare kot.  Vështirë të gjesh kriminele edhe në Shqipëri që pasi ftohen gjakrat të mendojnë se kanë vepruar drejtë duke vrarë nënën e fëmijëve sepse në qoftë se ka fëmijë në mes ajo është nëna e tyre dhe në një farë mënyre ai që ka bërë vrasjen ka vrarë një pjesë të vetvetes.

Në këtë kuptim mbase do ishte më mirë të trajtohej ndryshe. Unë mendoj se shoqëria shqiptare duhet të marrë masa në sfond të cilat i paraprijnë krimeve ne familje.

Në qoftë se ndahet një çift dhe bashkëshortja si rregull merr urdhër mbrojtje nga gjykata por ato jetojnë në të njëjtën banesë a ka efekt ky urdhër mbrojtje, nuk ka asnjë efekt.  Shoqëria shqiptare ka detyrimin të krijojë një kontingjent banesash të cilat të përdoren me qira nga familjarë që janë kërcënuar nga bashkëshorti apo bashkëshortja e tyre po në shumicën dërrmuese të rasteve është nga bashkëshorti.

Dhe në qofte se kërcënohet personi agresiv mund te mbetet ne shtëpinë ku është dhe familja e tij mund të dërgohet në një vend tjetër për të banuar larg bashkëshortit, mundet edhe në një qytet tjetër.  Në rastin e juristes që fatkeqësisht u bë viktimë duhet theksuar se shteti duhet të ketë një kontingjent banesash ku gjyqtarët të qarkullojnë sepse nuk është mirë që gjyqtaret të gjykojnë në qytetin e tyre në rrethin e tyre.

Kjo grua e cila u divorcua me bashkëshortin të largohej në një qytet tjetër dhe atje të niste jetën nga e para duke qene një gjyqtare. Në qoftë se do të verohej kështu kjo grua do të ishte sot mes nesh. Do të ishe një gjë shumë e mirë. Këta fëmijë do të kishin nënën e tyre. Sado që të kujdesen strukturat shtetërore për mirërritjen e këtyre fëmijëve, rolin e nënës nuk e zëvendëson askush.
Sociolog*

Tags: pse vrasinshqiperishqiptareturdhër mbrojtjeZyhdi Dervishi

TË LIDHURA

Aksident i rëndë në Austri, humb jetën i afërmi i futbollistit shqiptar
Aktualitet

Aksident i rëndë në Austri, humb jetën i afërmi i futbollistit shqiptar

21:43 | 23/02/2026
Tentoi të abuzonte seksualisht me një vajzë me aftësi ndryshe, shpallet në kërkim shqiptari në Greqi
Aktualitet

Tentoi të abuzonte seksualisht me një vajzë me aftësi ndryshe, shpallet në kërkim shqiptari në Greqi

21:41 | 23/02/2026
Aksident në Lungo Mare, plagoset një shtetas italian, detajet e para
Aktualitet

LAJMI I FUNDIT/ Aksident në “Bajram Curri – Qafë Morinë”, humb jetën 34-vjeçari, plagoset pasagjeri

21:15 | 23/02/2026
Next Post
E rrallë, nxënësit shqiptarë nisin vitin e ri shkollor në qiell të hapur

E rrallë, nxënësit shqiptarë nisin vitin e ri shkollor në qiell të hapur

Skandali/ Kryebashkiakja e Bashës ia jep të gjithë tenderat një kompanie të vetme

Rama mbledh kabinetin e ri në Velipojë, Voltana Ademi përshëndet takimin

Nikolla Gruevski i shpëton burgut, por gjykata i merr pasaportën

Gruevski: 100 ditët e para të qeverisë, dështim i Zaev







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026




TË FUNDIT

Maqedonia e Veriut, prokuroria propozon arrest shtëpiak për Artan Grubin
Rajoni

Maqedonia e Veriut, prokuroria propozon arrest shtëpiak për Artan Grubin

by mirseda
22:25 | 23/02/2026
0

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka propozuar zëvendësimin e masës së paraburgimit me masën e arrestit shtëpiak...

Aksident i rëndë në Austri, humb jetën i afërmi i futbollistit shqiptar

Aksident i rëndë në Austri, humb jetën i afërmi i futbollistit shqiptar

21:43 | 23/02/2026
Tentoi të abuzonte seksualisht me një vajzë me aftësi ndryshe, shpallet në kërkim shqiptari në Greqi

Tentoi të abuzonte seksualisht me një vajzë me aftësi ndryshe, shpallet në kërkim shqiptari në Greqi

21:41 | 23/02/2026
Aksident në Lungo Mare, plagoset një shtetas italian, detajet e para

LAJMI I FUNDIT/ Aksident në “Bajram Curri – Qafë Morinë”, humb jetën 34-vjeçari, plagoset pasagjeri

21:15 | 23/02/2026
Aksident fatal në aksin Bajram Curri–Bujan, humb jetën drejtuesi i automjetit

Aksident fatal në aksin Bajram Curri–Bujan, humb jetën drejtuesi i automjetit

21:03 | 23/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com