Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Pse temperaturat ulen shumë gjatë natës në shkretëtira?

4 vjet ago
in Bota, Kuriozitete, Të Gjitha
Pse temperaturat ulen shumë gjatë natës në shkretëtira?

Nëse do të ndërmerrni një udhëtim ditor në shkretëtirën e Saharasë në Afrikën e Veriut, do të duhet të keni me vete më shumë ujë dhe krem dielli. Por nëse po planifikoni të qëndroni edhe natën, atëherë është më mirë të merrni me vete edhe një çantë që të ketë edhe një shtrojë për të fjetur gjumë.

Kjo sepse temperaturat në Sahara mund të bien sapo të perëndojë dielli, nga një mesatare e lartë prej38 gradë Celsius gjatë ditës, në një mesatare të ulët minus 4 gradë Celsius gjatë natës, sipas NASA.

Po pse ndodh ky ndryshim kaq i madh i temperaturës në shkretëtirat e thata si Saharaja? Dhe si u përshtaten kafshët dhe bimësia atje ekstremeve të tilla kaq të ashpra? Arsyeja se pse shkretëtirat e thata – rajonet e thata që mbulojnë rreth 35 për qind të tokës – nxehen kaq shumë gjatë ditës, dhe më pas ftohen kaq shumë natën, është kombinimi i dy faktorëve kryesorë:rërës dhe lagështirës.

Ndryshe nga toka e zakonshme, rëra nuk e ruan aq mirë nxehtësinë. Kur nxehtësia dhe drita nga Dielli bien mbi një shkretëtirë ranore, kokrrizat e rërës në shtresën e sipërme të shkretëtirës thithin dhe gjithashtu lëshojnë përsëri nxehtësi në ajër, sipas një raporti të vitit 2008 nga Laboratori “Jet Propulsion” i NASA-s në Pasadena, Kaliforni.

Gjatë ditës, rrezatimi që rëra i bën energjisë së Diellit e mbinxeh ajrin,duke sjellë rritjen e temperaturave. Por, gjatë natës shumica e nxehtësisë së rërës çlirohet shpejt në ajër dhe nuk ka dritë Dielli për ta ngrohur atë, duke e bërë rërën dhe mjedisin e saj më të ftohtë se më parë.

Sidoqoftë, nuk është vetëm ky fenomen që shkakton një rënie kaq drastike të temperaturës. Për shembull, kur perëndon Dielli në një plazh tropikal, ju nuk keni nevojë të vishni një pallto dimri.

Arsyeja kryesore për ndryshimin kaq drastik të temperaturës, është fakti se ajri i shkretëtirës është jashtëzakonisht i thatë. Në shkretëtirat e thata si Saharaja apo ajo e Atakamës në Kili, lagështia – sasia e avullit të ujit në ajër – është praktikisht zero, dhe ndryshe nga rëra, uji ka një kapacitet të madh për të ruajtur nxehtësinë.

Avulli i ujit në ajër,e kap nxehtësinë afër tokës si një batanije gjigante e padukshme, dhe e ndalon atë të shpërndahet në atmosferë. Ajri me lagështirë të lartë, kërkon më shumë energji për t`u ngrohur, gjë që do të thotë se gjithashtu duhet më shumë kohë që ajo energji të shpërndahet dhe që terreni të ftohet.

Prandaj, mungesa e lagështisë në shkretëtira,bën që këto vende të thata të nxehen shpejt, por edhe të ftohen shpejt. Pavarësisht ndryshimeve të shpejta të temperaturës, kafshët e shkretëtirës janë përshtatur mirë me ndryshimet ekstreme të temperaturës në shkretëtirë.

“Ky ndryshim ka tendencën që të jetë një problem relativisht i vogël për ta”- thotë Dejl DeNardo, fiziolog mjedisor në Universitetin Shtetëror të Arizonës, i cili është i specializuar në studimin e kafshëve të shkretëtirës.

“Sfida më e madhe, është gjetja e ushqimit dhe ujit të mjaftueshëm për të mbijetuar.”- shprehet ai. Zvarranikët, grupi më i madh dhe i larmishëm i kafshëve në shkretëtirë, janë përshtatur mirë me ndryshimin ekstrem të temperaturës, sepse ata kanë gjak të ftohtë, apo ekotermik, çka do të thotë se nuk kanë nevojë të harxhojnë energji për ruajtjen e një temperature konstante të trupit.

Pra, zvarranikët mund ta përdorin këtë energji diku tjetër, si për shembull gjatë gjuetisë. Shumë zvarranikë, përfitojnë gjithashtu nga të qenit të vegjël, gjë që i lejon ata të gjejnë qoshe me hije gjatë ditës, apo gurë më të ngrohtë gjatë natës.

“Në shkretëtirë ka shumë vende të ndryshme për të qëndruar më ngrohtë apo më freskët, veçanërisht kur je i vogël nga trupi”- tha DeNardo për Live Science. Sidoqoftë, gjitarët e mëdhenj me gjak të ngrohtë, ose endotermik, siç janë devetë, janë shumë të mëdhenj për t`iu fshehur diellit dhe nuk kanë mundësi të që të ulin temperaturën e trupit të tyre. Përkundrazi, devetë mbijetojnë duke ruajtur një temperaturë konstante të trupit, si në temperatura të nxehta po ashtu edhe në të ftohta. Ata e bëjnë këtë duke qenë se kanë një shtresë në formën e dhjamit dhe leshit të trashë, e cila i ndihmon ato që të mos marrin shumë nxehtësi gjatë ditës, dhe mos të humbin shumë nxehtësi gjatë natës, tha DeNardo.

Në të kundërt, zogjtë e shkretëtirës përdorin ftohjen avulluese – ata përdorin ujë për të transferuar nxehtësinë larg trupit të tyre, e ngjashme me mënyrën sesi njerëzit djersijnë dhe qentë gulçojnë – përmes një vargu metodash të ndryshme (disa shqiponja urinojnë në këmbë për t’u qetësuar).

Por aftësia e tyre për të fluturuar në distanca të gjata midis burimeve të ujit apo për t’u ushqyer, bën që ato të mos shqetësohen aq shumë për ruajtjen e ujit si kafshët e tjera të shkretëtirës. “Unë nuk e shoh si problem këtë gjë, për shkak se në fakt ato nuk vuajnë nga kufizimet që ka një shkretëtire”- tha DeNardo.

Nga ana tjetër, bimët janë më të ndjeshme ndaj temperaturave ekstreme. “Ato përballen me një sfidë shumë më të madhe, sepse nuk mund të lëvizin,”- tha DeNardo. Kjo është arsyeja pse bimët e famshme të shkretëtirës, ​​si kaktuset, kanë zhvilluar një sërë mbrojtjesh, si gjembat dhe toksinat, për të mbrojtur ujin e tyre të çmuar nga grabitqarët.

Gjithsesi, temperaturat shumë të ftohta gjatë natës, mund të jenë vdekjeprurëse për bimët, pasi uji ngrin dhe zgjerohet brenda indeve të tyre, gjë që mund të shkaktojë dëme të pakthyeshme. Prandaj, bimët rriten vetëm në zona ku temperatura e ajrit nuk bie aq shumë sa uji të ngrijë më shumë se disa orë çdo natë, e njohur si “freezeline”.

Studiuesit po studiojnë ende se si ndryshimi i klimës mund të ndikojë në vendet e thata dhe organizmat, por “ne patjetër që do të shohim ndryshime”, thotë DeNardo. “Për shumicën e shkretëtirave, ne parashikojmë një rritje mesatare të temperaturës prej 1.7 deri në 2.2 gradë celcius”-thekson ai.

Sidoqoftë, hulumtimi tregon se “netët do të jenë më të ngrohta, por kjo nuk është aq e keqe sa ditët e ngrohta”, vë në dukje DeNardo. Në vend të kësaj, problemi i vërtetë është se ndryshimi i klimës mund të ndikojë në sasinë e reshjeve vjetore, tek të cilat mbështeten krijesat që jetojnë në shkretëtirë.

“Klima do të bëhet më pak e qëndrueshme, dhe do të kemi vite relativisht më me lagështirë, por edhe vite relativisht më të thata”- tha DeNardo. “Por edhe nëse shumica do të jenë shumë të lagësht, do të mjaftonte vetëm një vit shumë i thatë që të shkaktojë probleme të mëdha”- përfundon DeNardo.

Burimi i lajmit: https://www.livescience.com/why-do-deserts-get-cold-at-night.html

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: shkretëtirëtemperaturaulen

TË LIDHURA

Të shtëna në Çikago, 4 të vde*ur dhe 14 të plago*ur
Bota

Të shtëna në Çikago, 4 të vde*ur dhe 14 të plago*ur

18:53 | 03/07/2025
Konsumimi i tepërt i çokollatës, ja cilat janë dëmet që shkakton në organizëm
Kuriozitete

Konsumimi i tepërt i çokollatës, ja cilat janë dëmet që shkakton në organizëm

18:46 | 03/07/2025
Tjetër komunikim Uashington-Moskë, Trump dhe Putin zhvillojnë telefonatën e radhës
Bota

Tjetër komunikim Uashington-Moskë, Trump dhe Putin zhvillojnë telefonatën e radhës

18:05 | 03/07/2025
Next Post
Shqipëri/ Ulet numri i të infektuarve

Koronavirusi/ Më shumë të shëruar se të infektuar, por kurba mbetet e lartë

Vrasja e dyfishtë për drogë në Malësi të Madhe/ Mbyllen hetimet për babë e bir

Vrasja e dyfishtë për drogë në Malësi të Madhe/ Mbyllen hetimet për babë e bir

Zbulohen konluzionet e para për vdekjen e Maradonës, akuza të rënda për mjekët

Detaje të reja për vdekjen e Maradonës, hetuesit përfshijnë dhe dy të dyshuar

JU REKOMANDOJMË

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Sinjale të qarta për zemrën, mendjen dhe financat – ja çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj sot.

08:09 | 30/06/2025
Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

10:25 | 02/07/2025




TË FUNDIT

Të shtëna në Çikago, 4 të vde*ur dhe 14 të plago*ur
Bota

Të shtëna në Çikago, 4 të vde*ur dhe 14 të plago*ur

by mirseda
18:53 | 03/07/2025
0

Katër persona u vranë dhe 14 të tjerë u plagosën pas të shtënave masive të mërkurën në...

Konsumimi i tepërt i çokollatës, ja cilat janë dëmet që shkakton në organizëm

Konsumimi i tepërt i çokollatës, ja cilat janë dëmet që shkakton në organizëm

18:46 | 03/07/2025
Në pranga 34-vjeçari shqiptar me 1 kg kokainë

Në pranga 34-vjeçari shqiptar me 1 kg kokainë

18:38 | 03/07/2025
Tjetër komunikim Uashington-Moskë, Trump dhe Putin zhvillojnë telefonatën e radhës

Tjetër komunikim Uashington-Moskë, Trump dhe Putin zhvillojnë telefonatën e radhës

18:05 | 03/07/2025
Në mes të koncertit, Eleni Foureira deklaron me krenari: Unë i bëj të gjitha, jam shqiptare

Në mes të koncertit, Eleni Foureira deklaron me krenari: Unë i bëj të gjitha, jam shqiptare

17:48 | 03/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com