E hënë, 1 Mars, 2021
11 C
Tirana

Koronavirusi/ Më shumë të shëruar se të infektuar, por kurba mbetet e lartë

Kurba e koronavirusit vijon të mbetet e lartë, pasi në 24 orët e fundit janë regjistruar 1.021 raste të reja.

Ndërkohë, 15 persona nuk kanë arritur ta fitojnë betejën me këtë sëmundje. Viktimat janë të moshave 63-87 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë informon se rastet e vdekjes janë nga Tirana, Vlora, Berati, Fier, Korça, Librazhdi dhe Mati.

Nga virusi janë shëruar edhe 1.085 persona, teksa raste aktive janë 35.207. Situata paraqitet e rënduar edhe në 4 spitalet COVID, pasi aktualisht po trajtohen 648 pacientë.

Që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 7970 vaksina antivCOVID.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

571 raste në Tiranë, 38 raste në Vlorë, 37 raste në Durrës, Sarandë, 35 raste në Elbasan, 33 raste Shkodër, Librazhd, 21 raste në Lushnje, 18 raste në Krujë, Fier, 17 raste në Kavajë, 14 raste në Berat, Kuçovë, 12 raste në Lezhë, 11 raste në Tepelenë, 10 raste në Kamëz, 8 raste në Korçë, Mirditë, Mallakastër, Gjirokastër,7 raste në Kolonjë, 5 raste në Kukës, Has, Peqin, Gramsh, 3 raste në Devoll, Tropojë, Përmet, Dibër, Shijak, 2 raste në Rrogozhinë, Pogradec, Vau i Dejës, Divjakë, Selenicë, Malësi e Madhe, Bulqizë, Skrapar, 1 rast në Cërrik, Kurbin, Pukë, Mat, Delvinë, Ura Vajgurore, Prrenjas, Patos, Këlcyrë.

Viktima – 15 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 7 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Vlorë, 2 qytetarë nga Berati, 1 qytetarë nga Fier, 1 qyetar nga Korçë, 1 qyetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Mati, të moshave 63-87 vjeç.

Të shëruar – Në 24 orët e fundit janë shëruar 1085 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 65,403 që nga fillimi i epidemisë.

Të shtruar në spitale – Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 648 pacientë, 42 në terapi intensive, nga të cilët 15 pacientë janë të intubuar.

Lexo edhe :   Rritet numri i viktimave nga Covid-19 në Kosovë, 467 raste të reja në 24 orë

Vaksinimi – Gjatë ditës së sotme janë kryer 1242 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 7970 vaksinime antivCOVID.

Lexo edhe :   Spanja merr vendimin e papritur për personat nën 55 vjeç që kanë kaluar Covid

COVID-19 – Statistika (23 Shkurt 2021)

Raste të reja ditore         1021

Të shëruar në 24 orë     1085

Të shtruar në spitale      648

Humbje jete në 24 orë   15

Testime ditore               3998

Testime totale           447,746

Raste pozitive            102,306

Raste të shëruara       65,403

Raste Aktive               35,207

Humbje jete                1,696

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë     22,051

Fier          2793

Durrës     1787

Vlorë       1778

Shkodër   1410

Elbasan    918

Lezhë      824

Berat       1028

Korçë  951

Gjirokastër 939

Dibër    353

Kukës      375

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Kosova në pritje të konfirmimit nga COVAX për marrjen e vaksinave

Ministria në detyrë e Shëndetësisë në Kosovë tha se është në pritje të “konfirmimit final” nga COVAX për marrjen e dozave të para të...

Ukraina hedh në plehra vaksinat anti-covid, mjekët refuzuan t’i marrin

Ukrania ka hedhur poshtë disa doza vaksina anti-covid pasi mjekët kanë refuzuar që t’i marrin. Në lidhje me këtë ka folur edhe kreu i Partisë...

A mund ta kishin pushtuar dot britanikët Bashkimin Sovjetik?

Më 2 shtator 1945, presidenti amerikan Herri Truman, shpalli fundin e Lufës së Dytë Botërore. Me dorëzimin e Japonisë, bota mund të merrte frymë...

Takimet në Bruksel, Rama: Vlerësime shumë të mira për Shqipërinë

Kryeminstri Edi Rama e cilësoi si një ditë pozitive dhe produktive vizitën e tij në Bruksel ditën e sotme. Edhe pse në momente të vështira...

E bujshme nga Italia, PSG nis bisedimet për Elseid Hysajn

Një lajm i bujshëm ka qarkulluar së fundmi në mediat italiane. Bëhet fjalë për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, i cili mund të...