Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Pse sot Albini kishte të drejtë

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Buzhala: Rama zgjodhi dy ministra nga Kosova për të sabotuar qeverinë Haradinaj

Lideri i LVV-së sot u desh ta heqë pardesynë e profetit dhe ta veshë atë të politikanit, duke rrezikuar ta humbë mbështetjen e pjesës më radikale të mbështetësve. Teksti i aktakuzës për Thaçin, Veselin, Selimin dhe Krasniqin, e ka ndryshuar krejtësisht lojën politike. Ajo aktakuzë paraqet një fakt të ri dhe të pakapërcyeshëm. Njerëzit normalë i ndryshojnë qëndrimet kur ndryshojnë faktet, kurse fundamentalistët provojnë t’i ndryshojnë faktet. Albini vendosi për të parën.

Nga: Berat Buzhala

Deri vonë shkencëtarët kanë besuar që qeni i sheh vetëm dy ngjyra, të bardhën dhe të zezën. Viteve të fundit nuk ka konsensus për këtë gjë. Mendohet që qeni sheh edhe nuanca të tjera, ndoshta jo me aq saktësi sa edhe qeniet njerëzore, por definitivisht dallon më shumë ngjyra.

Në anën tjetër, në Kosovë, viteve të fundit, është rritur numri i njerëzve që i shohin vetëm dy ngjyra. Ky është një fenomen i rrezikshëm. Stacioni i fundit i këtij zhvillimi është ekstremizmi dhe terrorizmi. Ose me ne, ose me ata. Ose, ky e ka 100 për qind mirë, ose e ka 100 për qind keq. Ne, pra, komplet grupi, jemi të gjithë të mirë, ata, në anën tjetër, i gjithë grupi, janë 100 për qind të këqij. Të gjitha të këqijat, madje edhe fatkeqësitë natyrore, na vijnë prej palës tjetër. Sipas kësaj kategorie të njerëzve, asnjë ngjarje e ndërmjetme nuk duhet dhe nuk guxon të jetë aq e fortë dhe përcaktuese sa do të mundë të ndikonte që ata ta ndryshojnë tregimin e tyre. Ah dhe gjëja kryesore, gjërat janë vazhdimisht të thjeshta. Të vërtetat absolute thuhen me një fjali të vetme, sepse nëse zgjatet më tepër ka rrezik që subjekti e humb përqendrimin.

Të kthehemi tash te ngjarja e sotshme që e shkaktoi një tërmet në skenën mediale dhe politike në vend. Kryetari i partisë më të madhe opozitare në vend, madje i partisë më të madhe në vend, pikë, doli në një konferencë për shtyp, duke e bërë një kthesë solide në raport me qëndrimet e tij të mëhershme për Tribunalin Special.

Pak kohë më parë e kishte urdhëruar Hashim Thaçin që të shkonte në Hagë, kurse sot tha që Qeveria e Kosovës duhet ta marrë edhe atë në mbrojtje, sepse po sulmohet lufta e UÇK-së. Një deklaratë e këtillë i zuri krejtësisht të papërgatitur mbështetësit e tij. Të gjithë ata që për një kohë të gjatë kishin futur dru në këtë zjarr, sot mbetën të shtangur. Mbetën me dru në krah. Çfarë të bëjnë tash? Ta vazhdojnë retorikën e njëjtë, duke thënë që nuk po gjykohet lufta e UÇK-së por individët, apo të përshtaten me qëndrimet e reja editoriale të mastermind-it të tyre? Dilemë e madhe kjo, për të gjithë ata që kanë investuar tepër shumë te dikush tjetër, për të gjithë ata që i kanë mendimet e tyre por nuk pajtohen me ato mendime sa herë që lideri mendon ndryshe. Kjo e së sotmes ishte mjaft ilustrative. Klithmat në rrjetet sociale mund të dëgjoheshin brenda në dhomë, edhe pse ishin thjesht shkronja. Kështu ndodh kur duhet të akomodohesh shpejt për një situatë të papritur. Kështu ndodh kur politika përjetohet si religjion, kurse kryetari i partisë si profet. Religjioni dhe profeti duhet t’i rezistojnë kohës, sepse përndryshe çshenjtërohen.

Por, çfarë duhet të bëhet në rast së ndryshojnë faktet?

John Maynard Keynes, ekonomisti britanik, i cili me idetë e tij e ka revolucionarizuar ekonominë, ka thënë që nëse ndryshojnë faktet duhet t’i ndryshojmë qëndrimet, në mënyrë që të mos mbesim pengje të opinioneve të shprehura në rrethana krejtësisht të tjera. Fizikani me renome botërore, Stephen Hawking, ka mbrojtur teza të doktoraturës, duke i demantuar hulumtimet e mëhershme të tij. Askush nuk e ka akuzuar për ndryshim të qëndrimeve, sepse kështu funksionon jeta dhe shkenca. Përveç radikalëve. Ata janë të bindur që nëse ndryshojnë faktet, atëherë kuku për faktet, sepse opinionet mbesin të njëjta. Prandaj, pasi që e kishin dëgjuar Albin Kurtin t’i thotë 18 herë Hashim Thaçit “shko Hashim”, sot u tronditën kur atë e dëgjuan duke thënë që shteti duhet ta marrë në mbrojtje edhe Thaçin, sikurse edhe Veselin, Selimin dhe Krasniqin, e sa për atë punë çdo njeri tjetër që do të gjendet në atë Gjykatë.

Unë jam i bindur që ky ndryshim i qëndrimeve, pra, prej qëndrimeve kur Kurti i thoshte Thaçit se në Hagë kushtet do t’i ketë të mira, deri te qëndrimi që shteti duhet ta mbrojë atë, ka ndodhur nga zhvillime të reja që e kanë detyruar – me të drejtë – ta bëjë një kthesë.

Çfarë janë ato zhvillime që e meritojnë ndryshimin e opinioneve, të Kurtit apo të kujtdo tjetër lidhur me këtë, por që i mbajnë edhe më tutje indiferentë shumë të tjerë? Është publikimi i aktakuzës.

Ai dokument në formën se si e kemi parë dhe se si e kemi lexuar, është shumë vështirë të akomodohet si një dokument normal. Aktakuza, thënë butë, është në mospërputhje me qëndrimet e Kosovës dhe të kosovarëve lidhur me luftën kundër Serbisë, pra nuk e reflekton Kushtetutën, ligjet dhe frymën tonë, kurse thënë ashpër, është një dokument që buron te Prokuroria e Serbisë për krime të luftës. Ajo që kishte filluar si një akuzë për trafikim të organeve, ka përfunduar si një aktakuzë për krime të luftës ndaj Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së. As në ëndrrat e tyre më të mira prokurorët serbë nuk e kanë paramenduar një përmbysje të tillë të situatës. Dikush do të mund të thotë që është dashur t’u thuhet “jo” edhe hetimeve për trafikim të organeve, sepse sikur t’u thuhej “jo” këtyre hetimeve nuk do të mundë të vinim këtu ku erdhëm. Ndoshta, por as kjo nuk është e sigurt. Mbi kokën e Kosovës po sillej një tribunal që do të themelohej nga OKB-ja. Dikush thotë që ai kërcënim i ndërkombëtarëve ishte një blof. Ndoshta ka qenë, e ndoshta nuk ka qenë. Por çfarë relevance ka kjo sot. Sot e kemi realitet një tribunal që buron nga institucionet e Kosovës, por që ushqehet nga institucionet e Serbisë. Sot është bërë realitet një tribunal i cili luftës së Kosovës dhe të Serbisë i referohet si konflikt, sepse kështu i referohet Serbia, kurse masakrave serbe në Kosovë u referohet si sulme të forcave jugosllave. Për ta korruptuar një pjesë të publikut në Kosovë, prokurorët nuk kanë harruar t’i përmendin edhe vrasjet e simpatizantëve dhe anëtarëve të LDK-së, e edhe të katolikëve.

Çfarë duhet të bëjmë tash?

Të qëndrojmë neutralë, peng të opinioneve të shprehura më herët, apo të reflektojmë në përputhje me çfarë sot po shohim dhe çfarë po lexojmë. Nëse përpara një viti e kemi pasur të pamundur që t’u themi “ndërkombëtarëve” se puna e prokurorëve të Tribunalit shkon ndesh me Kushtetutën e Kosovës, sot për këtë kemi fakte. Prokurorët, në shtete normale, në gjykatore e përfaqësojnë qeverinë ose shtetin. Me dokumentin që e ka hartuar, në të cilin Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së trajtohet si një Organizatë e Përbashkët Kriminale, a mund të konsiderohet kjo prokurori si përfaqësuese e shtetit ose e qeverisë? Jo, nuk mundet. Ky shtet dhe kjo qeveri nuk e ka trajtuar e as nuk e trajton luftën e UÇK-së dhe Shtabin e Përgjithshëm si një organizatë kriminale. Ky devijim është skandaloz, sepse flet në emër tonin. Është krejt diçka tjetër se çfarë dokumentesh ka prodhuar Tribunali i Hagës për ish-Jugosllavi. Ai Tribunal ka funksionuar në një kohë kur Kosova nuk ka qenë shtet dhe ai Tribunal nuk ka folur në emrin tonë. Tash kemi të bëjmë me diçka tjetër.

Për këto dhe shumë arsye të tjera, Albin Kurti sot kishte të drejtë. Gjasat janë që ai në një kohë jo shumë të largët do të jetë kryeministër i Kosovës dhe do t’i duhet të punojë bashkë me Qeverinë e Serbisë kundër njerëzve tanë që gjenden të burgosur në Hagë. Duke e ditur disponimin e një pjesë të mbështetësve të tij, që e duan me çdo kusht dënimin e krerëve të UÇK-së, sigurisht që ai nuk e ka pasur të lehtë sot. Për shkak të rrethanave të reja, ai u desh që për disa minuta ta heqë pardesynë e profetit dhe ta veshë atë të politikanit.

Tags: Albin Kurtiberat buzhalahashim thaci

TË LIDHURA

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Rama njofton planin: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë!
Të Gjitha

Rama njofton planin: Skeme financiare per familjet qe kujdesen per femijet jetime!

12:02 | 11/02/2026
Next Post
Romina Kuko lë qeverinë për Bashkinë, ja posti i ri

Romina Kuko lë qeverinë për Bashkinë, ja posti i ri

Pandemia dhe tërmeti, Rama: Do dalim më të fortë, s’ka më të mirë se ne

VIDEO/“Do t'i japim një pamje spektakolare”, Rama jep njoftimin e rëndësishëm

“Javë e rëndësishme për LSI”, Kryemadhi zbulon çfarë do ndodhë në 21 nëntor

"Javë e rëndësishme për LSI", Kryemadhi zbulon çfarë do ndodhë në 21 nëntor







JU REKOMANDOJMË

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026
Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

08:19 | 14/02/2026




TË FUNDIT

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…
Politikë

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…

by mirseda
22:37 | 14/02/2026
0

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi tregoi në emisionin “Terminal” në A2CNN disa detaje lidhur me skenarin...

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

21:57 | 14/02/2026
EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali

EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali

20:46 | 14/02/2026
Pas 12 vitesh në Siri, Eva Dumani rikthehet në Tiranë — reagon Ministria e Jashtme

Pas 12 vitesh në Siri, Eva Dumani rikthehet në Tiranë — reagon Ministria e Jashtme

20:07 | 14/02/2026
Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

20:03 | 14/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com