Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Pse sipas shkencës njerëzit duhet të punojnë vetëm 4 orë në ditë

8 vjet ago
in Kryesore, Stil, Të Gjitha
Pse sipas shkencës njerëzit duhet të punojnë vetëm 4 orë në ditë

Close-up of male’s hand with pen over document on background of working woman

Kur shqyrtojmë jetën e figurave më krijuese në histori, ballafaqohemi menjëherë me një paradoks: Ata organizuan jetën e tyre rreth punës, por jo ditët.

Figura sa të ndryshme si biologu anglez Charles Dickens apo matematikani francez Henri Poincaré, që kanë punuar në fusha të ndryshme në kohë të ndryshme, kanë të përbashkët pasionin për punën e tyre, një ambicie të frikshme për të pasur sukses, dhe një kapacitet pothuajse mbinjerëzor për t‘u përqendruar.

Por kur shohim më nga afër jetën e tyre të përditshme, ata kalonin vetëm disa orë në ditë me ato që i njohim si punët e tyre më të rëndësishme. Pjesën tjetër të kohës, ata bridhnin maleve për të kapur flutura, dilnin shëtitje me miqtë, apo thjesht uleshin diku dhe meditonin.

Atëherë si arritën të jenë kaq shumë të realizuar? Nëse disa nga figurat më të mëdha të historisë nuk punonin për orë të gjata, ndoshta çelësi i sekretit të krijimtarisë së tyre qëndron tek të kuptuarit jo vetëm se sa kanë punuar, por se si kanë pushuar.

Pas shëtitjes së tij çdo mëngjes në natyrë dhe ngrënies së mëngjesit, Charles Darvin futej në studion e tij në orën 8 të mëngjesit dhe punonte pandërprerë një orë e gjysmë.

Në 9:30, ai do të lexonte postën e mëngjesit dhe shkruante letra. Në orën 10:30, Darwin i rikthehej punës më serioze, nganjëherë duke u çapitur përmes kafazeve të zogjve apo serrës së  plot bimë për të kryer eksperimente.

Në mesditë, do të shprehej: “Kam pasur një ditë të mirë pune!”, dhe dilte jashtë për një shëtitje të gjatë.

Kur kthehej pas një ore apo më shumë, Darwin hante drekë dhe i përgjigjej shumë letrave. Në orën 3 të pasdites, do të ngjitej në dhomë për një sy gjumë; një orë më vonë do të ngrihej, dilte për një shëtitje, dhe pastaj i kthehej studimit të tij deri në orën 5:30, kur do t’i bashkohej gruas dhe familjes së tij për të darkuar.

Me këtë lloj orari ai shkroi 19 libra, duke përfshirë edhe kryeveprën e tij “Origjina e njeriut, dhe origjina e specieve”, ndoshta libri më i famshëm në historinë e shkencës.

Por, në të njëjtën kohë, ditët e tij nuk na duken shumë të zëna. Nëse do të kishte qenë një profesor universiteti sot, nuk do të mbahej në punë. Në rast se do të ishte punonte në një kompani, do të qe pushuar brenda javës.

Nuk është se Darvini ishte një tip i shkujdesur, apo se i mungonte ambicia. Përkundrazi, ishte i vetëdijshëm për kohën, por ai arriti diçka që sot duket gjithnjë e më e huaj. Jeta e tij ishte plot dhe e paharrueshme, puna e tij e mrekullueshme, dhe ditët e tij ishin të mbushura me pushime të gjata.

Darwin nuk është i vetmi shkencëtar i njohur, i cili kombinoi përkushtimin gjatë gjithë jetës për shkencën me orët e reduktuara të punës.

Një shembull është Henry Poincare, matematikan i njohur francez, profesor në Universitetin e Sorbonës. Tridhjetë librat dhe 500 artikujt dhe studimet e tij mbi teorinë e numrave, topologjinë, astronominë dhe mekanikën qiellore, fizikën teorike dhe atë të aplikuar, si dhe filozofinë; u realizuan nëpërmjet standardizimit të kohës së punës.

Poincare nuk qe i njohur vetëm në mesin e kolegëve të tij shkencëtarë: Në vitin 1895 ai ishte, së bashku me romancierin Émile Zola, skulptorët Auguste Rodin dhe Jules Dalou, dhe kompozitorin Camille Saint-Sawns, objekt i një studimi nga psikiatri francez Édouard Toulouse “Psikologjia e gjeniut”. Toulouse vuri në dukje se Poincare mbante orare shumë të rregullta.

Ai kryente punën më të vështirë ndërmjet orës 10 të paradites dhe 12 të mesditës, dhe sërish ndërmjet orës 5 dhe 7 të pasdites. Pra, gjeniu më i madh i matematikës në shekullin XIX, punonte rreth 4 orë në ditë.

Një studim mbi praktikën e punës së shkencëtarëve, i kryer në fillim të viteve 1950 arriti në përfundime të ngjashme.

Profesorët e psikologjisë në Illinois Institute of Technology, Raymond Van Zelst dhe Willard Kerr, pyetën kolegët e tyre mbi zakonet e tyre të punës dhe oraret, dhe pastaj vendosën në një grafik numrin e orëve të shpenzuara në zyrë, përkundrejt numrit të artikujve studimorë që ata prodhonin.

Mund të pritej që rezultati të ishte një vijë e drejtë, që tregonte se sa më shumë orë të punonte një shkencëtar, aq më shumë artikuj do të arrinte të publikonte.

Por, ky nuk qe rasti. Të dhënat zbuluan një kurbë në formë M-je. Kurba rritej në orët e para, dhe kulmonte ndërmjet 10-20 orëve punë në javë. Pastaj kurba binte poshtë. Shkencëtarët që shpenzonin 25 orë në vendin e punës, nuk qenë më produktive se sa ata që kalonin vetëm 5 orë.

Shkencëtarët që punonin 35 orë në javë, qenë dy herë më pak produktivë se kolegët që punonin vetëm 20 orë. Nga ai moment, kurba rritej sërish, por në një mënyrë më modeste.

Karl Anders Ericsson, Ralf Krampe, dhe Clemens Tesch-Römer identifikuan një model të ngjashëm, pas një studimi mbi studentët që studionin për violinë, në një konservator të Berlinit në vitet 1980.

Ata ishin të interesuar mbi atë që përcaktonte studentët e shquar, nga të tjerët që ishin thjesht të mirë. Pas intervistimit të nxënësve dhe mësuesve të tyre, si dhe regjistrimit të kohës vetjake të studimit, ata zbuluan disa gjëra që i diferenconin studentët më të mirë nga pjesa tjetër.

Së pari, studentët e spikatur nuk është se thjesht praktikoheshin në violinë më shumë se sa mesatarja, porse ata qenë më të përqendruar në atë që bënin, një dukuri që u quajt “praktika e qëllimshme”. E dyta kishte të bënte me ngulmimin në këtë lloj praktike, që nuk ishte menjëherë fitimprurës.

Studimi i Ericsson është bazë për argumentin e Malcolm Gladwell-it, se nevojiten 10.000 orë praktikë për t’u bërë një person i klasit botëror në çdo gjë, dhe se të gjithë, nga legjenda e shahut Bobby Fischer tek themeluesi i Microsoft Bill Gates dhe “The Beatles”, kanë bënë praktikë 10.000 orë, para se dikush të dëgjonte për ta.

Por, kishte edhe diçka tjetër që Ericsson dhe kolegët e tij vunë në dukje në studimin e tyre, diçka që thuajse të gjithë e kishin anashkaluar. “Praktika e qëllimshme”- vërejtën ata “është një aktivitet plot përpjekje dhe i ndjerë, që mund të jetë i qëndrueshëm vetëm për një kohë të kufizuar çdo ditë”.

Praktikohuni shumë pak, dhe s’do të bëheni kurrë profesionistë të klasit botëror. Praktikohuni shumë, dhe mund të rrisni shanset që të dëmtoni veten fizikisht apo mendërisht, duke dalë jashtë loje.

Cili duhet të jetë modeli që duhen të ndjekin nxënësit në shkolla? Ritmi i praktikës së tyre ndjek një model të veçantë. Ekspertët kërkojnë më shumë orë në javë, por jo duke e bërë praktikën më të gjatë. Në vend të kësaj, ata sugjerojnë studimin në seanca shumë të shpeshta por më të shkurtra, ku secila zgjat 80- 90 minuta, me gjysmë ore pushim në mes.

Bëni llogaritë, dhe në fund çfarë do të keni? Rreth 4 orë punë në ditë. E njëjta sasi kohore që Darwin shpenzoi çdo ditë për të shkruar veprat e tij. Gladwell sugjeron se të qenit mjeshtër i nivelit botëror në çfarëdolloj disipline, kërkon si rregull 10.000 orë praktikë të qëllimshme, 12.500 orë pushim të programuar, dhe 30.000 orë gjumë.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce 

Tags: 4 orëdarwinekspertetGjumigladwellnjerëzitpunashkenca

TË LIDHURA

Tavo pezullon ndërtimet në Himarë, zbulohet arsyeja
Aktualitet

Tavo pezullon ndërtimet në Himarë, zbulohet arsyeja

17:36 | 16/06/2025
Tërmet i fortë në Itali, epiqendra dhe magnituda
Aktualitet

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra dhe sa ishte magnituda

17:11 | 16/06/2025
Opozita nis pushimet, PSD i hap rrugë socialistëve për projektligjin e rëndësishëm
Aktualitet

Opozita nis pushimet, PSD i hap rrugë socialistëve për projektligjin e rëndësishëm

17:05 | 16/06/2025
Next Post
Kafja dhe çaji parandalojnë sëmundjen vdekjeprurëse të mëlçisë

Kafja dhe çaji parandalojnë sëmundjen vdekjeprurëse të mëlçisë

Shtypi i ditës, 14 qershor 2017

Shtypi i ditës, 14 qershor 2017

Shtypi nga bota, 14 qershor 2017

Shtypi nga bota, 14 qershor 2017

JU REKOMANDOJMË

Erion Isai ndahet pas 14 vitesh martesë – Zbulohet arsyeja

Erion Isai ndahet pas 14 vitesh martesë – Zbulohet arsyeja

22:36 | 11/06/2025
Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

21:28 | 12/06/2025




TË FUNDIT

Serbi: Shtohen aktakuzat ndaj shqiptarëve të Kosovës
Rajoni

Serbi: Shtohen aktakuzat ndaj shqiptarëve të Kosovës

by mirseda
17:42 | 16/06/2025
0

Ndryshe nga vitet e mëparshme, Prokuroria për Krime Lufte në Serbi ka rritur ndjeshëm numrin e aktakuzave...

Tavo pezullon ndërtimet në Himarë, zbulohet arsyeja

Tavo pezullon ndërtimet në Himarë, zbulohet arsyeja

17:36 | 16/06/2025
Moti bën kthesën e papritur për nesër

Moti bën kthesën e papritur për nesër

17:15 | 16/06/2025
Tërmet i fortë në Itali, epiqendra dhe magnituda

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra dhe sa ishte magnituda

17:11 | 16/06/2025
E frikshme në Greqi, helikopteri me turistë rrëzohet në det

E frikshme në Greqi, helikopteri me turistë rrëzohet në det

17:07 | 16/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com