Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Pse shkojnë shqiptarët në Britani?

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Pse shkojnë shqiptarët në Britani?

Nga: Romeo Gurakuqi

Çështja e emigracionit të pandalur të shqiptarëve që zbarkojnë në mënyrë klandestine në brigjet jugore të Anglisë, është bërë temë diskutimi në Britaninë e Madhe dhe në Shqipëri. Përgjigjja për këtë pyetje është mjaft komplekse. Por, fillimisht, arsyet duhen kërkuar në situatën politike, sociale të vendit të origjinës.

Mënyra se si qeveriset Shqipëria nuk përputhet me të qenurit një vend anëtar i NATO-s dhe kandidat për anëtarësim në BE: sistemi i pashpjegueshëm dhe i papërgjegjshëm i qeverisjes, arroganca, pabarazia sociale, korrupsioni galopant dhe pa kufij, mungesa e kontrollit të shtetit ligjor, mungesa e garancisë për zhvillimin e bizneseve dhe investimeve të huaja në vend, të gjitha kanë rritur depresionin në shoqëri, pasigurinë për jetën, që shtrihet në çdo qelizë të shoqërisë, por më së shumti në periferitë e varfërisë që i gjen kudo nga ku fillon rruga e mërgimit.

Mirëpo, ankthi i arratisjes nga vendi i një toke që digjet nga komanduesit e jetës politike dhe financiare, ka përfshirë jo vetëm pjesën e varfër të shoqërisë, por edhe shtresën e mesme, intelektualët dhe teknicienët, të kërcënuar nga varfëria për shkak të rritjes së krizës së kostos së jetesës, padrejtësisë sociale dhe arbitraritetit të shkaktuar nga korrupsioni kapilar, mungesa e lirisë së shprehjes, kontrolli i medias nga të fortët e politikës ndër dy anët.

Shumë nga të ardhurit në Mbretërinë e Bashkuar janë nga Shqipëria e Veriut, ku skamja shihet kudo, dorëzimi para rrënimit është i denjë për zonat rurale të vendeve që sapo kanë dalë nga lufta; Shqipëria e Veriut, dhe veçanërisht banorët e Alpeve, janë të diskriminuar nga pikëpamja ekonomike, investimeve strategjike, legalizimeve të pronave stërgjyshore etj., nga një qeveri aktuale e përbërë nga përfaqësues politikë të jugut të Shqipërisë, që dominojnë vendimet kryesore në këtë institucion sa i përket strukturës së politikave të ndjekura dhe shpërndarjes së parasë dhe pasurisë.

Ky është një tregues se në Shqipëri klasa politike nuk e kupton nevojën për të ndërtuar një qeveri kombëtare, me të gjithë përbërësit kulturorë dhe rajonalë brenda, sikurse e përcakton marrëveshja themeluese e shtetit tonë; një qeveri që punon për një zhvillim simetrik dhe proporcional të të gjithë vendit dhe kompenson sektorët e margjinalizuar të shoqërisë. Padrejtësia që fillon nga maja reflektohet kudo në çdo institucion të Tiranës, kur ekziston një përjashtim i heshtur për çdo njeri që nuk bën pjesë në klanin politik dhe kooperativist që komandon vendin. Piramida e përjashtimit të padrejtë është katastrofike dhe godet para së gjitha punën dhe profesionalizmin.

Kriza është thelluar nga situata politike e një parlamenti të mbytur, sikurse shprehen vetë aktorët e dramës kuvendore, me alkool, drogë, injorancë, arrogancë dhe dhunë verbale të pandërprerë, reformat institucionale të papërfunduara në sistemin e drejtësisë, të cilat edhe pse në lëvizje që nga viti 2016, ende nuk kanë përfunduar dhe kanë dështuar mjerueshëm në rikrijimin e një kornizë të re të plotë të gjykatave funksionale dhe operative; një Prokurorie të Posaçme që ndalet para çdo presioni që vjen nën rrogoz prej “Baronëve” të politikës qeveritare dhe opozitare, që kanë krijuar “perandoritë” e tyre financiare dhe sipërmarrëse, enkas për fëmijët e tyre dhe “kastat” e bodigardëve që i mbrojnë.

Vendi është dëmtuar nga mungesa e një opozite të vërtetë profesioniste, intelektuale, për shkak të kapjes së saj nga disa “kontrollues të mëdhenj” të kësaj pjese të politikës, apo nga disa përfaqësues që deri më tani prisnin të merrnin pjesën e tyre të korrupsionit nga oligarkët dhe tani fshihen në hije. Ata bashkërisht kanë parandaluar me metoda tipike “të errëta”, qarkullimin e elitave politike dhe krijimin e një opozite të fuqishme intelektuale, kundër një qeverie të korruptuar si ajo e kryesuar nga Kryeministri Edi Rama. Maskat e demokracisë së drejtpërdrejtë që po përdorin “Zotat” që nuk ndërrojnë, kur ndërkohë kanë krijuar struktura sektare, të mbrujtura me skuadra sulmuesish, prozhmuesish profesioniste, të mbyllura ndaj klasës së mesme, nuk gënjejnë askënd nga shoqëria e papërfaqësuar dhe e pallogorizuar.

Shumë pyesin: “Pse valët e emigrantëve shqiptarë shkojnë vetëm në Mbretërinë e Bashkuar?”

Unë mendoj se ato janë të përhapura në të gjithë Evropën Kontinentale. Ata lëvizin lirshëm, sepse Shqipëria është pjesë e Marrëveshjes së Shengenit. Por, ata mendojnë se Britania e Madhe ofron më shumë mundësi. Disa prej tyre arrijnë në brigjet e Kanalit Anglez. Është drama e një populli që politika u ka djegur të ardhmen në vendin e tyre dhe kërkojnë në çdo mënyrë dhe pavarësisht rreziqeve ta gjejnë kudo shpëtimin nga skëterra. Qeverisja e keqe mund të rrëzohej nesër sikur një aleancë e qartë të mos ekzistonte midis të gjithë atyre, aktorëve politikë, pozitë-opozitë, që mbajnë binomin e pingpongut në këmbë tash 30 vite.

Nga ana tjetër, opinioni publik në Mbretërinë e Bashkuar duhet të informohet, se te shqiptarët ekziston ai respekt i përhapur për Britaninë, mitin i lirisë dhe mundësive që ky vend është ende në gjendje të ofrojë për këdo që synon një jetë më të mirë për vete dhe fëmijët.

Fatkeqësisht, ky respekt i vazhdueshëm që ekziston mes shqiptarëve për Mbretërinë e Bashkuar dhe institucionet e saj, nuk është në përpjesëtim të drejtë me respektin që politikanët dhe vendimmarrësit britanikë kanë për Shqipërinë dhe shoqërinë e saj dhe kohët e vështira që po kalojnë.

Një komb që gjatë gjithë historisë së tij moderne dhe bashkëkohore ka vështruar drejt Londrës, për atë vezullim drite në fund të tunelit të tyre politik, meriton të trajtohet me pak më shumë dinjitet dhe respekt, jo vetëm në aspektin e dhënies të të drejtave të punësimit, të së drejtës së emigracionit të ligjshëm, por edhe në ndihmën dhe mbështetjen e qytetarëve shqiptarë që mbetën në Shqipëri, në çrrënjosjen e korrupsionit qeveritar dhe politik në vendin e tyre, në shkëputjen e lidhjes mes politikanëve dhe kriminelëve, nëpërmjet një kontrolli më rigoroz edhe të parave që po tentohet të pastrohen në Britaninë e Madhe, nga zyrtarët dhe politikanë e korruptuar shqiptarë, shërbëtorë të tyre të medias, ish drejtues të agjencive ligjzbatuese, përmes blerjes së pronave të paluajtshme dhe punësimit fiktive në kompani të rregullta në UK.

Askush nga departamentet speciale të hetimit në Mbretërinë e Bashkuar nuk është munduar të kontrollojë sfondin social dhe financiar të disa studentëve shqiptarë “të veçantë” që vijnë në UK. Ndërsa studentët më të kualifikuar nga Shqipëria nuk kanë mundësi të regjistrohen në universitetet e Mbretërisë së Bashkuar me shpenzimet e tyre, fëmijët e politikanëve të korruptuar dhe të biznesmenëve të pasur të lidhur me qeveritë e korruptuara shqiptare, vazhdojnë të lulëzojnë. Kjo është në terma relativë sepse asgjë nuk është absolute në këtë kontekst. Por, ky fenomen ekziston hapur dhe do të ishte e mira që opinioni publik të informohej në përmasa reale, mbasi askush nuk ka marrë mundimin të shikojë ndikimin që kjo ka pasur në shoqërinë shqiptare. Fakti që fëmijët e zyrtarëve të lartë të korruptuar janë të shkolluar të gjithë në Londër apo Vjenë, ndërsa ajka e brezit tonë të ri mezi arrin të studiojë në universitetet e prapambetura të Shqipërisë, ky kontrast ka pasur një ndikim të thellë në shoqërinë shqiptare. Askush nuk ka kohë për të humbur dhe kur të drejtat e një jetë me dinjitet ua heq në vendin e origjinës, ai e kërkon atë ku të mundet.

Mendoj se ka ardhur koha për një qasje dhe përgjigje më miqësore ndaj Shqipërisë në drejtim të dhënies së të drejtave të barabarta që Britania e Madhe u jep vendeve dhe kombeve të tjera të favorizuara, në aspektin e emigracionit ekonomik; një vëmendje më të madhe ndaj mbrojtjes së shtresave profesioniste dhe intelektualëve shqiptarë të interesuar për të çmontuar korrupsionin qeveritar dhe çmontimin e kastave të të plotfuqishmëve që kanë 30 vite që kanë bllokuar ekranet televizive dhe jetën politike shqiptare, me ulërima, skena dhune dhe mujsharie.

Si një ish-deputet dhe profesor universitar që për 36 vjet u kam mësuar studentëve të mi historinë dhe institucionet e Anglisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, si mik i Britanisë së Madhe, do të dëshiroja të shihja një përgjigje më të mirë dhe më të saktë nga qeveria dhe parlamenti britanik drejt Shqipërisë, problemeve të saj dhe për rrjedhojë edhe ndaj emigracionit shqiptar. Posaçërisht një vëmendje të posaçme do të duhet të tregohet për imponimin ndaj qeverive shqiptarë të respektimit të drejtave të komuniteteve të margjinalizuara, për arsye krahinore dhe kulturore, që me privimet e gjithanshme në heshtje po nxiten të lëshojnë vendin.

Emigrantët shqiptarë që po trokasin në dyert e Mbretërisë së Bashkuar janë gjithashtu një thirrje, ndoshta jo e artikuluar në mënyrë perfekte, por e qartë dhe e vendosur, për parlamentin britanik, qeverinë britanike, se Shqipëria si komb është pjesë e Evropës. Ky vend ka të paktën 110 vjet që pret përkushtimin e plotë dhe mbështetjen e vendosur nga Mbretëria e Bashkuar.

Tags: britaniRomeo Gurakuqishqiptaret

TË LIDHURA

Zvicra ngre alarmin: Importin e kok**nës në Europë e kontrollon mafia shqiptare, financohet nga mafia italiane
Editorial - Opinione

Zvicra ngre alarmin: Importin e kok**nës në Europë e kontrollon mafia shqiptare, financohet nga mafia italiane

08:53 | 26/05/2025
💸 Pse rrogat rriten në letra, por varfëria rritet në realitet?
Analizë

💸 Pse rrogat rriten në letra, por varfëria rritet në realitet?

22:32 | 19/05/2025
Beteja për çlirimin e demokracisë sapo ka filluar,shprehet:Ardi Stefa
Editorial - Opinione

Beteja për çlirimin e demokracisë sapo ka filluar,shprehet:Ardi Stefa

22:17 | 17/05/2025
Next Post
Rama publikon foton: Berisha takoi të besuarin e Putin një muaj para votës kundër Kosovës në KiE

Rama publikon foton: Berisha takoi të besuarin e Putin një muaj para votës kundër Kosovës në KiE

Disa të mira nga rrëmujat e së shtunës

Disa të mira nga rrëmujat e së shtunës

Çfarë dobie ka kërcimi tek njerëzit?

Çfarë dobie ka kërcimi tek njerëzit?

JU REKOMANDOJMË

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

08:28 | 21/05/2025
”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

22:15 | 23/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

16:04 | 22/05/2025




TË FUNDIT

Hetime për krime zgjedhore në Elbasan/ Kontrolle në banesën e një biznesmeni, gjenden para
Aktualitet

Hetime për krime zgjedhore në Elbasan/ Kontrolle në banesën e një biznesmeni, gjenden para

by mirseda
20:14 | 27/05/2025
0

SPAK dhe BKH vijojnë hetimet për krimet zgjedhore në Elbasan. Mëngjesin e së martës Prokurorë të Spak...

“Luaja për adrenalinë, humba 200 mijë euro në kazino”, Nainggolan: Kam bërë shumë gabime

“Luaja për adrenalinë, humba 200 mijë euro në kazino”, Nainggolan: Kam bërë shumë gabime

20:12 | 27/05/2025
SPAK zyrtarizon akuzat ndaj Metës/ ‘Washington Post’: Iliri , kritik i zëshëm i Edi Ramës

SPAK zyrtarizon akuzat ndaj Metës/ ‘Washington Post’: Iliri , kritik i zëshëm i Edi Ramës

19:44 | 27/05/2025
Mishi i derrit i ardhur nga Brazili shitej në fshehtësi? Reagon AKU: Janë asgjësuar mbi 4.5 ton në prani të autoriteteve

Mishi i derrit i ardhur nga Brazili shitej në fshehtësi? Reagon AKU: Janë asgjësuar mbi 4.5 ton në prani të autoriteteve

19:37 | 27/05/2025
Aksident zinxhir në Lushnje, 4 makina dhe një motoçikletë përplasen në bulevard

Aksident zinxhir në Lushnje, 4 makina dhe një motoçikletë përplasen në bulevard

19:34 | 27/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com