Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Pse politika e zhurmës nuk i do specialistët?

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Mësimi i bukur i Covid-19, fshin dhjetëra partitë tona

Nga: Ben Andoni

Duke bërë disa paralelizma të çështjeve të ideologjisë, politologu Zbignjev Bërzhinski thotë dhe ngre një pyetje shqetësuese: Deri në çfarë shkalle ana gjenetikisht shkatërruese dhe irracionale e natyrës njerëzore është e ndikueshme nga mobilizimi ideologjik? Për fat përgjigja e tij lidhet më shume me ata miliona njerëz që u vranë, sepse nuk donin të jetonin në të ashtuquajturën utopi tokësore, por edhe më shumë të tjerëve që jetuan në këto lloj utopish. Për fat të keq, është e pafundme tek ne sot mobilizimi ideologjik, për të ashtuquajturat mrekulli partiake.

Nëse në këto ditë kryefjala e lajmeve janë kryekontrollorët, në ditë të tjera kanë qenë mjekët (këta për më shumë se 1 vit e gjysmë mbajnë një peshë të pazakontë prej pandemisë së Covid-19), inxhinierët, mësuesit e kështu me rradhë. Do të mjaftonte kriza e pashembullt e largimit të këtyre punonjësve shumë të specializuar dhe të mirë-vlerësuar, që u krijua në prag të stërvitjes së përbashkët të forcave të vendeve anëtare të NATO-s dhe vendeve partnere në kuadër të “Defender Europe 21”, që publiku i thjeshtë të pyeste natyrshëm: Po mirë i kujt është faji dhe sa e drejtë është i gjithë reagimi i kontrollorëve, që ende nuk ka emër?! Përgjigja është evazive.

Veçse ka mjaftuar për t’i dhënë karburant politikës dhe madje atyre personazheve, që janë të lidhur me të për të devijuar protestën, por më shumë se kaq për të dezinformuar. Sipas kaheve politike, ata janë anatemuar, u është qarë halli, janë nëpërkëmbur dhe janë bërë deri heronj…për prangosjen. Futja e mekanizmave të verifikimit, që nga prokuroria e me rradhë e ka fashitur teksa presidenti i vendit Ilir Meta mezi ka dalë me një variant të dytë, kurse vetë kontrollorët, të mbetur vetëm dhe të braktisur, janë ndjerë të frikësuar, sepse megjithë mëtimin dhe ata mund të …zëvendësoheshin. Dhe, u zëvendësuan. Ose më thjeshtë të humbnin një punë aq të këndshme, të adhuruar, në një vend me aq shumë ethe pune.

Larg këtyre, rasti i mjekëve na tregoi problematika edhe më të mëdha. Anatemat për vaksinat, gati apelet publike për të mos e bërë dhe bombardimi i publikut me lajme, sipas të cilave vaksinat janë të dëmshme ka krijuar një tollovi jo të pakët në vend. Një pjesë e popullsisë që e beson stigmën ndaj vaksinave, bërë më së shumti nga opozita, është dyshuese dhe humbasin në internet dhe në kërkime pa fund të specialistëve blu që t’u thonë diçka justifikuese. Pjesa tjetër, e kuqe, më afër idesë dhe platformës së qeverisë “Shqipëria buzëqesh” të Ramës është e hapur. Dhe, në këtë rast, ato pak zëra të besueshëm, që mëtojnë të jenë krejt të pavarur si në rastin e doktor Tritan Kalos humbasin. Dhe, do të humbasin gjithmonë në kakofoninë e frikshëm të kinse ekspertëve të partive, por më shumë se kaq të tollovisë dhe mashtrimit që na fal politika.

Po pse vallë politika nuk e shfrytëzon specialistin pikërisht për mendimin e pavarur dhe veçantinë? Kjo sepse tek ne dhe njerëzit janë të ndara me fasha politike-sociale dhe nuk mund të bëjnë ndryshe. Tek e fundit karriera qoftë edhe e specialistëve në vend është e lidhur me telefonin dhe ndikimin politik të partive, ndaj një pjesë e tyre kanë kohë që janë strukur dhe në ato pak mundësi që u jepet nga media e thonë aq të ndrojtur mendimin e tyre…nën nuancimet e zakonshme. Pas pret dikush, që mund t’i çojë majtas apo djathtas.

Dhe për të mos folur për teatrin, ku zhgënjimi prej njerëzve që u kanalizuan në dy palë do të mbetet gjatë në mëndje për publikun. Vallë a e ka Shqipëria këtë mundësi, që t’i pësojë zhgënjimet si me teatrin e saj? Është shqetësim sepse kur humbet inteligjencën, kurajën dhe dinjitetin e saj, komuniteti ka humbur një zë mbështetës me vlerë para problemeve madhore.

Rama, si mjeshtër i formës, mundohet që t’u lerë pak më shumë vend por e frikshme është se ata janë të ndrojtur nga vështrimet e skifterëve të kahut tjetër që presin me ngulm se një moment mund t’u shkasë goja. Kurse te PD duket pak më ndryshe, për shkak të ethes së madhe për pushtet dhe më shumë akoma sesa duhet të jenë në gjendje të kënaqin kreun Basha, që në këto ditë të fundit, para zgjedhjeve, i falen premtimet.

Po pse vallë janë strukur specialistët, e askush nuk e do zërin e tyre të vërtetë? E thjeshtë, në skenë kanë dalë kinse, ata që mobilizimin ideologjik e kanë si veshja e ditës.

Tags: ben andoniopinionpolitika

TË LIDHURA

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Rama njofton planin: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë!
Të Gjitha

Rama njofton planin: Skeme financiare per familjet qe kujdesen per femijet jetime!

12:02 | 11/02/2026
Next Post
Teknologjia në zgjedhjet e 25 prillit, KQZ letër 8 partive politike (Foto)

Zgjedhjet e 25 prillit/ Celibashi: 107,024 qytetarë votojnë për herë të parë

Ekspertët: Mutacionet mund t’i bëjnë vaksinat aktuale joefektive brenda 1 viti

Ekspertët: Mutacionet mund t’i bëjnë vaksinat aktuale joefektive brenda 1 viti

Yuri Kim: SHBA-të mbështesin Reformën në Drejtësi

Yuri Kim: SHBA-të mbështesin Reformën në Drejtësi







JU REKOMANDOJMË

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026
“Leje gruan se s’të bëri djalë…”/ Baby G trondit me rrëfimin, banorja tregon historinë e dhimbshme

“Leje gruan se s’të bëri djalë…”/ Baby G trondit me rrëfimin, banorja tregon historinë e dhimbshme

16:47 | 07/02/2026
Gjyqtarët që votuan kundër kërkesës së Ramës

Gjyqtarët që votuan kundër kërkesës së Ramës

22:33 | 06/02/2026
Aksident në aksin Librazhd–Prrenjas, përmbyset një automjet pranë urës së Bushtricës

Aksident në aksin Librazhd–Prrenjas, përmbyset një automjet pranë urës së Bushtricës

19:11 | 13/02/2026




TË FUNDIT

U arratis nga burgu 8 vite më parë, arrestohet shqiptari në Greqi
Aktualitet

U arratis nga burgu 8 vite më parë, arrestohet shqiptari në Greqi

by mirseda
22:22 | 13/02/2026
0

Një 40-vjeçar shqiptar është arrestuar nga Policia në Greqi, pasi rezultonte i arratisur prej vitit 2018. Sipas...

Çahet argjinatura e Lumi Shkumbin në Elbasan; rrezikohen uji i pijshëm dhe 200 shtëpi

Çahet argjinatura e Lumi Shkumbin në Elbasan; rrezikohen uji i pijshëm dhe 200 shtëpi

21:55 | 13/02/2026
Trump: Zelensky të fillojë të veprojë për të arritur një marrëveshje me Rusinë

Trump: Zelensky të fillojë të veprojë për të arritur një marrëveshje me Rusinë

21:53 | 13/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Video e Stenaldos me makinën bëhet virale; tezja: I pëlqen adrenalina

Video e Stenaldos me makinën bëhet virale; tezja: I pëlqen adrenalina

21:17 | 13/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com