Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Pse Perëndimi duhet të shqetësohet mbi armët sekrete të Rusisë dhe Kinës

5 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha
Pse Perëndimi duhet të shqetësohet mbi armët sekrete të Rusisë dhe Kinës

Nga Edward Lucas “Center for European Policy Analysis”

Rusia tregoi javën e shkuar triadën e saj bërthamore, duke lëshuar raketa nga deti, toka dhe ajri, si një kujtesë për në të tjerët se të paktën në aspektin bërthamor, ajo është ende një superfuqi. Është e qartë se raketat funksionojnë, dhe mund të supozojmë se epo kështu edhe mbushjet bërthamore në majën e tyre.

Megjithëse armët janë moderne, efekti i tyre është paksa i vjetër. Njëlloj si të tregosh pajisjet e kalorësisë. Kokat bërthamore janë të gjitha të papërdorshme, përveçse si një përgjigje ndaj një sulmi bërthamor.

Konfliktet moderne ndërkombëtare, luftohen tani mbi një bazë tjetër, dhe arsenali i vërtetë i Kremlinit përfshin aftësi të tjera. Këtu përfshihen atentatet, “bombat monetare” që shpërthejnë brenda sistemit politik të një vendi tjetër dhe lufta e informacionit, që përfshin jo vetëm piraterinë dhe zbulimin e të dhënave që janë politikisht të ndjeshme.

Këto dhe “masa aktive” të tjera, janë pjesë e një arsenali të sofistikuar, të mirë-trajnuar dhe  në zhvillim të vazhdueshëm. Ata përdoren sa herë është e nevojshme. Përdorimi i tyre nuk ka gjasa të shkaktojë një kundërpërgjigje të armatosur, ose në fakt në shumë raste asnjë lloj reagimi.

Rusia dhe Kina i përdorin në mënyrë sistematike këto arsenale. Një atentat pasohet nga një sulm informativ (siç ishte përpjekja për të vrarë aktivistin e njohur rus të fushatës anti-korrupsion Aleksei Navalni).

Një operacion i ndikimit politik, maskohet edhe brenda një projekti të infrastrukturës energjetike, siç është gazsjellësi “Nord Stream2”. Spiunët kinezë vjedhin teknologjinë, dhe kompanitë kineze e shndërrojnë atë në produkte që pushtojnë botën.

Infrastruktura kineze jashtë vendit, përdoret për të mbledhur të dhëna në lidhje me të huajt, që shfrytëzohen nga shërbimet kineze të inteligjencës. Askush nga pala ruse dhe kineze nuk ankohet për shkelje të etikës profesionale; të gjithë po luajnë në të njëjtën skuadër.

Një avantazh i madh taktik, është se këto lloj armësh janë sekrete. Atribuimi i burimit dhe qëllimit të tyre është i vështirë. Armët bërthamore të Rusisë kontrollohen vetëm nga Vladimir Putin. Por shumë njerëz në Rusi mund të urdhërojnë dhe të kryejnë vrasje, hakojnë sisteme të ndryshme apo të japin ryshfete.

Shoqëritë e lira janë në thelb të brishta. Ato i lejojnë njerëzit të bëjnë dhe të thonë gjëra që mund të pasqyrojnë ndërhyrjet e huaja, por gjithashtu ato mund të jenë sjellje autentike dhe spontane. Nëse e godisni ashpër këtë, ju humbisni lirinë që po përpiqeni t`a mbroni.

Ndërkohë sekreti shkakton konflikt dhe paqëndrueshmëri. Armët bërthamore mund të shfaqen në një paradë,si për t’i treguar palës tjetër se një sulm do të jetë tërësisht i pafrytshëm. Por ju nuk mund t’i tregoni armët tuaja kibernetike, vrasësit apo lidhjet e korruptuara që keni, pasi kundërshtari do marrë menjëherë masa paraprake për të parandaluar funksionimin e tyre.

Edhe Perëndimi ka asete në dispozicion. Për shembull, Hollivudi ndihmon që Shtetet e Bashkuara të bëhen një superfuqi kulturore. Sistemi financiar perëndimor është pothuajse thelbësor për cilindo që dëshiron të zhvendosë paratë e veta.

Kompanitë kryesore të teknologjisë janë amerikane. Universitetet më të mira janë ende në demokracitë e përparuara dhe të industrializuara. Sistemi politik dhe ekonomik perëndimor, pavarësisht gjithë gabimeve të tij, e ruan fuqinë joshëse magnetike.

Ju nuk shihni shumë njerëz që rrezikojnë jetën e tyre për të shkuar të jetojnë në Rusi apo Kinë. Por ne i përdorim rrallë këto prioritete si një armë. Imagjinoni protestat që do të shpërthenin në Perëndim, nëse qeveria e SHBA-së përpiqet ta bindë Hollivudin të prodhojë filma kritikë ndaj Partisë Komuniste Kineze (gjë që nuk e ka bërë për një dekadë).

Në sistemin perëndimor, spiunët, policia, prokurorët, gjykatësit, akademikët, gazetarët dhe drejtuesit e biznesit, i kanë idetë e qarta se cila duhet të jetë puna e tyre dhe çfarë nuk lejohet.

Ne mund të marrim kundërmasa për të rritur qëndrueshmërinë tonë si shtete dhe shoqëri, duke zhdukur “perdet” që mbrojnë paratë e pista, dhe duke forcuar sigurinë e kompjuterëve dhe rrjeteve tona.

Por ne duhet të ri-mendojmë edhe strategjinë e parandalimit.  Armët bërthamore të Putinit janë të padobishme, pasi ai ka frikë nga hakmarrja. Çfarë mund të bëjmë ne për ta bërë atë – dhe Partinë Komuniste Kineze – të ndihen njëlloj edhe për arsenalet e tyre sekrete? Derisa t’i përgjigjemi kësaj pyetjeje, armiqtë tanë do të vazhdojnë t’i përdorin këto armë kundër nesh, dhe ne do të vazhdojmë të humbasim.

Burimi i lajmit: https://cepa.org/secret-weapons/

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: arme sekretekinaPerendimirusi

TË LIDHURA

Trump nderohet në ceremoninë e shortit të Botërorit, merr “çmimin e paqes FIFA”
Bota

Trump nderohet në ceremoninë e shortit të Botërorit, merr “çmimin e paqes FIFA”

18:50 | 05/12/2025
Kremlini: Rusia do të vijojë luftën nëse Ukraina refuzon kushtet për paqen
Bota

Kremlini: Rusia do të vijojë luftën nëse Ukraina refuzon kushtet për paqen

17:43 | 05/12/2025
Trafik i rënduar Tiranë–Elbasan, radhë të gjata nga Kërraba në Bradashesh
Aktualitet

Trafik i rënduar Tiranë–Elbasan, radhë të gjata nga Kërraba në Bradashesh

17:06 | 05/12/2025
Next Post
Viza misterioze dhe plani “B”/ Çfarë do ndodhë me tapetin e “Air Albania”

Viza misterioze dhe plani “B”/ Çfarë do ndodhë me tapetin e “Air Albania”

Basha e Kryemadhi alarmohen nga lëvizja e Ramës: Informuam Metën dhe ndërkombëtarët

Kryemadhi: Basha joshet nga Rama, ja telefonata me të cilën e zgjova

Këshilli Politik/ Patozi: Drafti i mazhorancës është brutal, nuk do të miratohet

Ndryshimet në qeveri, Patozi ironizon analistët: Ramës le t’i bëhet pushka top







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
Duar e këmbë të lidhura/ 18-vjeçarja vritet nga vëllezërit dhe flaket në kënetë pasi familja …

Duar e këmbë të lidhura/ 18-vjeçarja vritet nga vëllezërit dhe flaket në kënetë pasi familja …

09:42 | 29/11/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025




TË FUNDIT

Trump nderohet në ceremoninë e shortit të Botërorit, merr “çmimin e paqes FIFA”
Bota

Trump nderohet në ceremoninë e shortit të Botërorit, merr “çmimin e paqes FIFA”

by mirseda
18:50 | 05/12/2025
0

Në Washington po mbahet shorti i botërorit 2026. Prezent në ceremoni është edhe Presidenti i SHBA-së, Donald...

Këlliçi: “Të rinjtë janë forca e ndryshimit, bashkohuni Foltores.”

Këlliçi: “Të rinjtë janë forca e ndryshimit, bashkohuni Foltores.”

18:46 | 05/12/2025
LIVE Shorti i Botërorit/ Nis ceremonia, kombëtaret njohin rivalët

LIVE Shorti i Botërorit/ Nis ceremonia, kombëtaret njohin rivalët

18:15 | 05/12/2025
Me simbole të Kosovës, kryetarët e rinj serbë marrin pushtetin në veri të Mitrovicës

Me simbole të Kosovës, kryetarët e rinj serbë marrin pushtetin në veri të Mitrovicës

18:08 | 05/12/2025
Kremlini: Rusia do të vijojë luftën nëse Ukraina refuzon kushtet për paqen

Kremlini: Rusia do të vijojë luftën nëse Ukraina refuzon kushtet për paqen

17:43 | 05/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com