E shtunë, 23 Janar, 2021
10 C
Tirana

Viza misterioze dhe plani “B”/ Çfarë do ndodhë me tapetin e “Air Albania”

E keni vënë re në ndeshjet e fundit që në fushën e stadiumit “Air Albania” ka pasur një vizë të çuditshme? Një prishje e barit në mes të gjysmëfushës në të majtë të tribunës qendrore? Viza që tregohet edhe në foto, është pasojë e një gabimi apo ndoshta edhe eksperimenti në trajtimin e barit në fushën e stadiumit më të shtrenjtë në Shqipëri.

“Panorama Sport” ka mësuar çfarë e shkaktoi atë vijë të çuditshme dhe jo vetëm kaq. Gazeta ka zbuluar gjithashtu edhe planin “B”, atë që do të ndodhë në vijim për të përmirësuar situatën e shumëkontestuar të fushës në stadiumin më të shtrenjtë në vend.

VIZA MISTERIOZE – Një vizë në mes të gjysmëfushës në të majtë të tri bunës qendrore është krijuar në javët e fundit në “Air Albania”. Nga sa është vënë re gjatë ndeshjeve që zhvilloi Kombëtarja në nëntor apo edhe në derbin e kryeqytetit, në fushë është dëmtuar bari në mënyrë drejtvizore nga vija anësore pranë tribunës qendrore, thuajse deri në vijën tjetër, si për ta “ndarë në dy pjesë”, gjysmëfushën në të majtë nga tribuna qendrore. Gazeta ka mësuar se ajo vizë misterioze është si pasojë e keqplehërimit të barit. Është bërë një eksperiment ose edhe gabim njerëzor, që i vuri “vulën” gjendjes katastrofike të fushës në stadiumin e ri në kryeqytet.

PLANI “B” – Gjendja në fushën e “Air Albania”-s është e papranueshme. Kjo, e deklaruar nga trajnerët, lojtarët dhe e pranuar edhe nga drejtuesit e FSHF-së. Duke qenë se bëhet fjalë për një stadium të mbyllur, ku jo në çdo pjesë të fushës bie dielli dhe ku ventilimi i ajrit nuk është si në çdo fushë tjetër, fusha nuk është në lartësinë e stadiumit. Për këtë, ishte ideuar një plan për të bërë fushën me bar hibrid, ku të ketë një përqindje të caktuar fijesh bari artificial. Mirëpo, për momentin është kaluar në një plan “B”. Për të tentuar deri në fund përmirësimin e situatës së fushës, gazeta ka mësuar se FSHF ka bërë porosinë për llambat ngrohëse të barit si dhe një sistem ventilimi. Deri në mars do të testohet kjo mënyrë trajtimi dhe në rast se nuk do të sjellë përmirësime, atëherë do të bëhet sistemi hibrid i barit.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...