Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Pse për shumë njerëz, demokracia nuk po funksionon

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Pse për shumë njerëz, demokracia nuk po funksionon

Nga: Simon Tisdall “The Guardian”

Në Britani, si kudo tjetër, zgjedhjet parlamentare janë mënyra kryesore e ripërtëritjes së demokracisë. Por sikur ato të mos sjellin ndryshime reale? Po sikur të manipulohen në mënyrë të fshehtë nga shteti, ose nga “ndikuesit” e huaj? Po sikur zgjedhjet të përcaktohen paraprakisht, duke na dhënë një iluzion të zgjedhjeve demokratike, apo rezultatet e tyre të refuzohen?

Shqetësime të tilla, ndeshen zakonisht në vendet në zhvillim me demokraci “të papjekura”. Por kjo gjë po ndryshon. Integriteti i proceseve zgjedhore në mbarë botën, përfshirë edhe vendet perëndimore që dikur merreshin si model, ndodhen nën një kërcënim në rritje, nga dështimet sistemike, tek subversioni i qëllimshëm.

Thënia e famshme Abraham Linkoln në mbrojtje të demokracisë:”Mund të mashtrosh gjithë njerëzit për një farë kohe, disa njerëz gjatë gjithë kohës, por jo të gjithë njerëzit, gjatë gjithë kohës”, ka nevojë të përditësohet. Për shumë njerëz në shumë vende, demokracia nuk po funksionon fare.

Me zgjedhjet e këtërta parlamentare në 4 vitst e fundit fundjavën që shkoi, Spanja po tregon sesi metodat tradicionale, nuk sjellin dot ndryshimin që kërkojnë njerëzit. Në një votim historik në vitin 2015, shumë votues i refuzuan partitë e mëdha të qendrës, në favor të partive më të vogla radikale.

A prodhoi zgjidhje ajo votë, e nxitur nga keqmenaxhimi ekonomik, korrupsioni dhe pabarazia? Jo. Sondazhet sugjerojnë që as vota e kësaj fundjave, nuk do t’i japë fund krizë. Përkundrazi, ajo ka thelluar përçarjet separatiste në Katalonjë, dhe e ka forcuar të djathtën ekstreme.

Në Gjermani, Francë, Itali dhe Suedi, kontrolli i partive dominuese të qendrës, është dobësuar shumë, duke u zëvendësuar nga destabiliteti. Zgjedhjet parlamentare në Britani, përshkruhen hiperbolikisht si një “pikë kthese”. Sidoqoftë, ka shumë mundësi që pas 12 dhjetorit ngërçi të vazhdojë sërish.

Dhe kur sistemet zgjedhore nuk u japin votuesve atë që dëshirojnë, vjen zhgënjimi dhe cinizmi. Kjo inkurajon forma të populizmit, ultra-nacionalizmit, abstenimet masive dhe alternativat jo-demokratike. Ndërkohë lejon edhe ngjitjen në pushtet të demagogëve si Mateo Salvini në Itali.

Donald Trump përfitoi nga një sistem zgjedhor i vjetëruar, që i dha atij presidencën, edhe pse humbi në zgjedhjet e 2016-ës me afro 3 milionë vota më pak. Kjo mund të ndodhë sërish vitin e ardhshëm.

Ndërsa këto janë problemet më emergjente në demokracitë e stabilizuara, në vende të tilla si Iraku, ku demokracia është relativisht e re, nivelet e pakënaqësisë janë ekzistenciale. Qindra irakianë, kanë vdekur në protestat e fundit anti-qeveritare. Fakti që qeveritarët atje janë zgjedhur vitin e kaluar, është shumë domethënës.

Protestuesit thonë se elita politike është e korruptuar dhe e paaftë, dhe kërkojnë të dinë se çfarë do të ndodhë më tej. Mos ndoshta do kenë në krye një tjetër Sadam Husein? Në Irak, demokracia është diskredituar aq shumë, sa që mbijetesa e saj është vënë në rrezik. E njëjta gjë mund të thuhet për Zimbabven, Pakistanin, Sirinë dhe Venezuelën, ku u rritën shpresat për ndryshim demokratik, dhe më pas ato u shtypën mizorisht.

Regjimet joberale si në Kinë, Rusi dhe Egjipt, shfrytëzojnë në mënyrë aktive parimet demokratike. Ata pretendojnë se mbajnë zgjedhje të lira, direkte jo ose jo. Në praktikë, rezultatet e zgjedhjeve janë të paracaktuara, duke lejuar “garimin” vetëm të opozitës së kontrolluar prej regjimit.

Por edhe sondazhet, u japin atyre një shkallë legjitimiteti. Në vitet 1990, pati një periudhë kur u duk se marshimi i demokracisë ishte i pandalshëm. Sot sipas “Freedom House”, me pak përjashtime si Sudani dhe Etiopia, modeli autoritar antidemokratik po përhapet kudo.

Kjo orgnizatë, paralajmëron se demokracia në mbarë botën po dobësohet, dhe tirania po përparon. “Më shumë qeveri autoritare, po ndalojnë grupet e opozitës, burgosin udhëheqësit e tyre, dhe mbyllin median e pavarur. Shumë vende, që u demokratizuan pas Luftës së Ftohtë, kanë bërë hapa pas, duke u zhytur në një korrupsion të shfrenuar, dhe duke përqafuar lëvizjet populiste anti-liberale”- thekson më tej “Freedom House”.

Kjo zhvendosje, ka përkuar me rënien e ndikimit të demokracive perëndimore, çka pasqyron një ekuilibër global që po ndryshon. “Kriza e besimit në këto shoqëri është thelluar. Shumë qytetarë po shprehin dyshime, nëse demokracia u shërben ende interesave të tyre”. Me fjalë të tjera, ata nuk janë më të përgatitur të dalin në rrugë, dhe të luftojnë për të.

Interneti dhe mediat sociale, janë bërë mjetet kryesore për ata që kërkojnë të rrëzojnë zgjedhjet dhe qeverisjen demokratike. Përmes censurës së madhe në internet, dhe mbikëqyrjes masive nëpërmjet kamerave të teknologjisë së lartë, Kina është eksportuesja kryesore në botë e “autoritarizmit dixhital”.

Rusia është një nga “ndikueset” kryesore të fshehta përmes internetit, mbi zgjedhjet dhe politikanët në vende të tjera. Dhe kjo është arsyeja, pse një refuzim të ngjashëm i Boris Xhonson me atë të Trump, për të bërë publik një hetim mbi ndërhyrjen ruse në referendumin e Brexit të vitit 2016, ka ngjallur shumë dyshime.

Shumë qeveri po miratojnë ligje që luftojnë lajmet e rreme në internet, gjuhën e urrejtjes dhe komplotet terroriste, të cilat në praktikë, përdoren për të forcuar mbikëqyrjen shtetërore, për të mbledhur të dhëna personale, dhe për të lehtësuar propagandën zyrtare.

Për shembull, një studim i ri zbuloi se si Akti për Disiplinimin e Sjelljes në Internet i vitit 2017 në Gjermani, që i detyron platformat e mediave sociale të fshijnë përmbajtjen e paligjshme, në të kundërt rrezikojnë gjoba të mëdha, është kopjuar nga të paktën 13 vende “për të siguruar legjitimitetin e censurës dixhitale”.

Implikimet negative për zgjedhjet e lira dhe të ndershme, janë mëse të qarta. Një problem akut për zgjedhësit në mbarë, por edhe për të ardhmen e demokracisë, është nëse zgjedhjet janë të ndershme dhe pjesëmarrja është e sigurtë. Problemi tjetër, është nëse votimi sjell ndonjë ndryshim në sistemet zgjedhore problematike, që duken strukturalisht të paafta për të garantuar ndryshime, apo qoftë dhe një garë të ndershme.

TIRANA TODAY

 

Tags: BrexitdemokraciDonald Trump

TË LIDHURA

Ursula von der Leyen: Koha për të ndërtuar një Evropë të pavarur!
Editorial - Opinione

Ursula von der Leyen: Koha për të ndërtuar një Evropë të pavarur!

13:20 | 20/01/2026
QSUT pa energji elektrike, psikiatri Neli Demi: Krim institucional!
Editorial - Opinione

QSUT pa energji elektrike, psikiatri Neli Demi: Krim institucional!

09:19 | 20/01/2026
Ambasada e SHBA në Tiranë ndan deklaratën e Marco Rubios: Liria e shprehjes, vlera themelore e…
Aktualitet

Ambasada e SHBA në Tiranë ndan deklaratën e Marco Rubios: Liria e shprehjes, vlera themelore e…

10:07 | 16/01/2026
Next Post
Me shkopinj e sfurqe, banorët e ‘Astirit’ gati për ‘luftë’ (VIDEO)

Me shkopinj e sfurqe, banorët e ‘Astirit’ gati për ‘luftë’ (VIDEO)

Basha del me lajmërimin e radhës

Basha del me lajmërimin e radhës

Mërkuri si “mizë” tek Dielli, eklipsi që pritet të ndodhë ditën e sotme

Mërkuri si “mizë” tek Dielli, eklipsi që pritet të ndodhë ditën e sotme







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

16:57 | 16/01/2026




TË FUNDIT

Për herë të parë pas një shekulli, liturgjia dhe bekimi i ujit në shqip në Maqedoninë e Veriut
Rajoni

Për herë të parë pas një shekulli, liturgjia dhe bekimi i ujit në shqip në Maqedoninë e Veriut

by mirseda
19:47 | 22/01/2026
0

Për herë të parë në thuajse një shekull, ujërat e Radikës u bekuan në gjuhën shqipe, një...

“Paqe apo një copë Groenlandë?” Musk ironizon bordin e ri të Gazës të Trump

“Paqe apo një copë Groenlandë?” Musk ironizon bordin e ri të Gazës të Trump

19:34 | 22/01/2026
Ministrja e Jashtme e Groenlandës: Nuk ka marrëveshje zyrtare pa pjesëmarrjen e qeverisë

Ministrja e Jashtme e Groenlandës: Nuk ka marrëveshje zyrtare pa pjesëmarrjen e qeverisë

19:30 | 22/01/2026
Forumi Ekonomik në Davos/ Çfarë fiton Kosova nga Bordi i Paqes për Gazën?

Forumi Ekonomik në Davos/ Çfarë fiton Kosova nga Bordi i Paqes për Gazën?

19:09 | 22/01/2026
Afera “Balluku” dhe skandali AKSHI-t/ Balliu thirrje për protestë masive më 24 janar

Afera “Balluku” dhe skandali AKSHI-t/ Balliu thirrje për protestë masive më 24 janar

18:20 | 22/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com