Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Pse nuk mendon realisht PD-ja për rrotacionin

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
“Nuk iu kërkuam leje, ju njoftuam”, PD i përgjigjet Policisë: Urdhrat i jep Rama

Nga: Ben Andoni

Steka që i është vendosur Shqipërisë për anëtarësimin në BE, është aq e lartë saqë jo vetëm integrimi përfundimtar është jo më parë se aty tek viti 2030, por edhe çdo premtim që lidhet me integrimin e që jepet e premtohet vazhdimisht nga politika e dy krahëve është praktikisht i pamundur. Korrupsioni, krimi, zgjedhjet krejt të lira dhe fair…,drejtësia, mbi të gjitha, janë barriera që do të duan dekada të futen në shtretërit e tyre. PD që pret të futet në pushtet po bën lojën e dikurshme të Ramës, por këtë herë në kahun tjetër: Hiq Ramën dhe problemet zgjidhen!!!

Në platformën e opozitës, që mori jetë pas ndikimit të madh ndërkombëtar dhe sidomos pas raportit të OSBE/ODHIR për zgjedhjet e fundit, Lulzim Basha u ndje i qetë se shumë prej kërkesave të tyre ishin në bazë të asaj që ai kërkon, paçka se disa prej tyre nuk i artikuloi kurrë si duhet.

Mbi të gjitha kthesën e pritur, ku ai nuk mundi të shprehë asnjëherë faktin se e nisi startin çuditshëm nga post pista, pasi garën ia la në dorë pjesës së mbetur të listës (që i anatemoi) dhe maxhorancës. Kjo e fundit jo vetëm po e drejton vendin sipas mënyrës së saj, por edhe në kohën e mungesës së opozitës është përballur me gabime pafund, të cilat nuk është se e kanë trandur.

Nëse do të ishte në sistem, PD dhe aleatët e saj do e kishin shumë më të lehtë që ta mposhtnin Pozitën. Mbase duket e tepruar, por duket se koha e të Majtës duket se po bjerret, edhe pse Basha dhe shpura e tij dhe mbi të gjitha imazhi i Berishës, janë ende të rëndë. Këtë e shikon nga zërat ende të pakët opozitarë të PS dhe ata më shumë që po flasin nënzë.

Për fat të keq, megjithë pak shenjat e mira te PD, kjo parti nuk mund t’ua falë dot të larguarve të shumtë itenerarin e tyre jashtë-Basha dhe kritikat e tyre politike. Në vend të një platforme të unifikuar, zëra të ndryshëm në PD e reflektojnë hapur amullinë, por edhe pakënaqësinë. Edhe më shumë janë ata që presin ndryshime por gjithnjë për hir të interesit të ngushtë. Ndërkohë që kryeministri Rama pothuaj e ka rrugën të qartë, qoftë edhe përmes gabimeve jo të pakta dhe sidomos shkrehjes së Ekzekutivit të tij dhe konflikteve të brendshme. E vetmja gjë e paditur është ajo që ka në kokë për periudhën pas 18 tetorit, cakut ku do të vendoset për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut se do u hapen negociatat apo jo dhe data e zgjedhjeve.

Kjo është koha kur nguti i PD për të ardhur në pushtet është i pamjaftë pasi një politikë më pragmatiste do ta linte konsumimin e kryeministrit Rama deri në fund, për t’i dhënë me zgjedhjet e ardhshme goditje të madhe. Por, kjo nuk ndodh, pasi PD dhe krerëve të saj, më shumë u intereson karrigia dhe eliminimi i kundërshtarëve sesa platformat që do sjellin normalitet në vendin tonë. PD nuk po mendon ende për rrotacionin. I duhet te mbaje beneficet e sotme dhe qoftë edhe këtë gjëndje. Dhe, kjo quhet gati trishtim. (Javanews)

 

 

Tags: ben andoniPDpushtet

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Kthesa e befasishme e motit, ja çfarë ju pret sot

Kthesa e befasishme e motit, ja çfarë ju pret sot

Vuçiç lexon shqip E thashë mirë?

Vuçiç lexon shqip E thashë mirë?

Dosja/ Vrau vjehrrën me helm minjsh, Prokuroria kërkon 35 vite burg për nusen

Dosja/ Vrau vjehrrën me helm minjsh, Prokuroria kërkon 35 vite burg për nusen







JU REKOMANDOJMË

Poloni-Shqipëri/ Nis ndeshja, kuqezinjtë duan fitoren

Poloni-Shqipëri/ Nis ndeshja, kuqezinjtë duan fitoren

20:54 | 26/03/2026
Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026




TË FUNDIT

“Arritje e madhe, luajtët me zemër”, Ambasada e SHBA në Prishtinë vlerëson Kosovën
Sport

“Arritje e madhe, luajtët me zemër”, Ambasada e SHBA në Prishtinë vlerëson Kosovën

by mirseda
17:15 | 01/04/2026
0

Pavarësisht eleminimit në finalen e Play off të Botërorit, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në...

Rama: Dyfishim pagesash për prindërit e fëmijëve me aftësi të veçanta

Rama: Dyfishim pagesash për prindërit e fëmijëve me aftësi të veçanta

16:57 | 01/04/2026
Rama: Do krijojmë kompani publike për naftën, ndërhyrje në treg për çmimet

Rama: Do krijojmë kompani publike për naftën, ndërhyrje në treg për çmimet

16:54 | 01/04/2026
“Fitoret nuk falen”/ Rama: PS, forca më e organizuar politike në vend

“Fitoret nuk falen”/ Rama: PS, forca më e organizuar politike në vend

16:42 | 01/04/2026
Ish-kryetarja e Gjykatës Kushtetuese emërohet zv. guvernatore e Bankës së Shqipërisë

Ish-kryetarja e Gjykatës Kushtetuese emërohet zv. guvernatore e Bankës së Shqipërisë

16:34 | 01/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com